AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Grupet e të drejtave: Kontrolli i internetit nga qeveria turke kërcënon zgjedhjet

Human Rights Watch dhe Article 19 thanë se qeveria po shton përpjekjet e saj për të censuruar mediat sociale dhe faqet e pavarura të lajmeve përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të së dielës.

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 majit në Turqi, organizatat Human Rights Watch dhe Article 19 thanë në një raport me pyetje dhe përgjigje se kontrolli i qeverisë turke mbi internetin dhe politikat e kompanive të teknologjisë rrezikon zgjedhjet.

“Qeveria turke ka përshpejtuar përpjekjet e saj për të zbatuar censurën dhe për të forcuar kontrollin mbi mediat sociale dhe faqet e pavarura të lajmeve në internet përpara këtyre zgjedhjeve”, tha Deborah Brown, studiuese e lartë e teknologjisë në Human Rights Watch.

“Votimi do të testojë nëse votuesit në Turqi mund të mbështeten në mediat sociale për lajme të pavarura dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet dhe rezultatin e tyre, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për t’i vënë kompanitë totalisht nën kontroll”, shtoi ajo.

Të dy organizatat thanë se qeveria e presidentit Rexhep Tajip Erdogan duhet të përmbahet nga kërcënimet ose shtypja e mediave sociale për të parandaluar qarkullimin e mendimeve të kundërta gjatë zgjedhjeve.

Ata kujtuan se qeveria ka shtuar ndjekjen penale ndaj gazetarëve, kundërshtarëve politikë dhe të tjerëve për kritikat e tyre ndaj presidentit dhe qeverisë në internet, ose thjesht për shpërndarjen ose pëlqimin e artikujve kritikë në rrjetet sociale.

Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të së dielës, Erdogan dhe Partia e tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP, përballen me sfidën më të madhe ndonjëherë ndaj tyre.

Sondazhet tregojnë se gara është e ngushtë midis Erdoganit dhe sfiduesit të tij për postin e presidentit, Kemal Kilicdaroglu. Gara mes aleancave të tyre përkatëse për një shumicë në parlament është gjithashtu shumë e ngushtë.

Qeveria shpesh bllokon faqet e internetit dhe urdhëron heqjen e përmbajtjeve që shprehin pikëpamje të kundërta dhe njihet tashmë për bllokimin e qasjes në rrjetet e njohura të mediave sociale në kohë trazirash politike ose kur parashikon kritika, siç bëri pas tërmeteve shkatërruese të shkurtit 2023.

Por grupet e të drejtave gjithashtu u kërkuan kompanive të teknologjisë që t’i rezistojnë presionit të qeverisë.

“Platformat e mediave sociale dhe shërbimet e mesazheve duhet t’i japin përparësi të drejtave të njeriut mbi fitimet për të respektuar të drejtën e votuesve në Turqi për të marrë pjesë në zgjedhje demokratike duke i rezistuar presionit të qeverisë dhe duke vënë në zbatim plane emergjente kundër mbytjes së zërave kritikë”, thuhet në raport.

“Kompanitë e mediave sociale mund të përballen me presion të madh për të hequr përmbajtjen që qeveria e sheh si të pafavorshme, duke përfshirë vlerësimet nga monitoruesit e pavarur”, tha Sarah Clarke, drejtoreshë e Article 19 Evropë.

“Është thelbësore që kompanitë t’i rezistojnë këtyre presioneve dhe të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të kundërshtuar masat që do t’i bënin ato bashkëpunëtore në abuzimet e të drejtave gjatë kësaj periudhe kritike zgjedhore”, shtoi Clarke.

Vitet e fundit, qeveria ka shtuar ndjeshëm censurën e saj ndaj medias dhe internetit, duke përdorur ligje dhe rregullore drakoniane.

Turqia u rendit në vendin e 165 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të vitit 2023 të organizatës Reporterët pa Kufi, RSF. Indeksi e klasifikon kontrollin e qeverisë turke mbi organet mediatike si të lartë.

Etiketa: AKPArticle 19Deborah BrownErdogangazetarHuman Rights WatchIndeksiKontrolliKufilajmeMediat socialeparlamentPartiaPunëQeveriaraportreporterRexhep Tajip ErdoganRrjetet socialeRSFSarah ClarkeSHTurqiTurqiaVotimivotuesitzgjedhjeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
“Nuk kam arsye të votoj”: Fierakët druhen të flasin hapur për zgjedhjet

“Nuk kam arsye të votoj”: Fierakët druhen të flasin hapur për zgjedhjet

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.