AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Në zgjedhjet lokale, socialistët e Shqipërisë përballen me një opozitë në rrëmujë

Politikat e fushatës janë të mangëta përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit në Shqipëri, në të cilat socialistët në pushtet përballen me një Parti Demokratike të ndarë në dysh.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
3 years më parë
në Analiza
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje panoramike nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Foto: LSA

Socialistët në pushtet në Shqipëri nuk hasën vështirësi në zgjedhjet e fundit lokale në 2019 falë një bojkoti nga opozita kryesore Partia Demokratike. Këtë herë, më 14 maj, ata përballen me një opozitë në rrëmujë.

Demokratët po marrin pjesë këtë vit në zgjedhje, por si dy fraksione rivale – njëri i udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, i cili ka kandidatë vetëm në 14 nga 61 bashkitë e Shqipërisë, dhe tjetri nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për “korrupsion madhor”.

Berisha është bashkuar me Partinë e Lirisë të ish-presidentit Ilir Meta nën sloganin e fushatës “Ndryshimi fillon nga duart e tua”. Slogani i vetë socialistëve është “Vetëm përpara, kurrë më mbrapa”

Në realitet, pritet pak ndryshim, me fushatën që nuk rrotullohet rreth çështjeve lokale, por rreth liderëve të partive, në mungesë të ndonjë programi të vërtetë zgjedhor që përjashton premtimet populiste për paga më të larta dhe transport publik falas.

“Ne në fakt nuk kemi parë asnjë kandidat”, tha Edlira Gjoni, një eksperte komunikimi në Tiranë. “Ne thjesht shohim liderët e opozitës dhe qeverisë që sillen sikur janë zgjedhje të përgjithshme në vend të zgjedhjeve lokale.”

“Gjuha e përdorur në këtë fushatë elektorale nuk ndryshon nga ato të mëparshmet, në kuptimin që është gjithmonë kundërshtari në shënjestër dhe jo programi i tyre.”

Opozita “konkurron kundër vetes së saj”

Poster i Partisë Socialiste me sloganin “Vetëm përpara, kurrë më mbrapa”, Tiranë. Foto: BIRN.

Duke iu afruar një dekade në pushtet, socialistët e hapën fushatën e tyre për zgjedhjet vendore në një park në kryeqytet, Tiranë, me kryebashkiakun aktual Erion Veliaj që premtoi “fushatën më pozitive, më të gjelbër dhe më të bukur që kemi pasur ndonjëherë”.

Veliaj ricikloi gjithashtu një premtim për të siguruar furnizim me ujë 24 orë për të gjitha familjet dhe mbrojti zotimin e qeverisë për të rritur pagën mesatare të sektorit publik nga 530 euro në 900 euro në muaj.

Koalicioni “Bashkë fitojmë” i Berishës dhe Metës e nisi fushatën e tij në një stadium sportiv. Kandidati përballë Veliajt, Belind Këlliçi, ka premtuar transport publik falas për banorët e Tiranës.

Berisha u detyrua të bashkohej me Metën sepse nuk mund të regjistrojë dot fraksionin e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve falë një mosmarrëveshjeje gjyqësore të vazhdueshme se kush do të drejtojë Partinë Demokratike. Me ndarjen në dysh të partisë, fraksioni i Alibeajt ka arritur të nxjerrë kandidatë vetëm në 16 nga 61 bashkitë e vendit.

“Partia kryesore e opozitës po konkurron kundër vetvetes”, tha Lutfi Dervishi, gazetar politik.

Mungesë politikash

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit në Tiranë më 27 tetor 2022. Foto: Ilir Meta Faqja zyrtare në Facebook.

Pasi fitoi në zgjedhjet e fundit vendore, Rama këtë herë ka kërcënuar se do të të refuzojë bashkëpunimin “me individë të cilësuar ‘non grata’”, duke iu referuar Berishës dhe vendimit të vitit 2021 nga SHBA-ja.

Kjo mund të sjellë telashe për çdo bashki që fitohet nga aleanca Berisha-Meta, duke qenë se çdo njësi vendore është shumë e varur nga fondet e buxhetit qendror, i cili kontrollohet nga qeveria.

“Në Shqipëri ka një thënie popullore”, tha Gjoni. “Kur një parti politike ulet dhe përgatit një program, fundi i saj duhet të jetë afër – ose do të shpërbëhet ose nuk është më relevante. Është një shaka, por gjithashtu thotë shumë për rëndësinë e të pasurit një program politik në zgjedhjet shqiptare.”

Në mungesë të politikave, politikanët “u bëjnë thirrje emocioneve”, tha Gjoni për BIRN.

“Nëse partitë do të uleshin dhe do të hartonin programe, do t’i bënin thirrje logjikës së votuesve dhe logjika e votuesve do të kërkonte që partitë politike të japin llogari për premtimet e tyre”, tha ajo. “Dhe supozoj se ne nuk kemi politikanë që dëshirojnë të japin llogari për momentin ose votues që janë të arsimuar për të kërkuar llogari. Kështu që nuk do të kemi programe.”

Nuk ka asnjë shenjë se parregullsitë që dëmtuan zgjedhjet e mëparshme nuk do të përsëriten këtë herë, mes raporteve të mediave për votues që kërcënohen nga zyrtarët lokalë dhe qeveria që tregon fuqinë e saj në emër të kandidatëve të Partisë Socialiste.

Ekspertët paralajmërojnë se dështimi për të ndëshkuar shkeljet zgjedhore ka sjellë në një klimë mosndëshkimi.

Instituti për Studime Politike në Tiranë, i cili monitoron zgjedhjet, ka bërë thirrje për një përgjigje ndaj raportimeve për shkelje “flagrante” që përfshijnë zyrtarë të lartë publikë që kanosin banorët dhe punonjësit e sektorit publik për të votuar në një mënyrë të caktuar ose rrezikojnë “të braktisen” nga shteti.

Etiketa: BanorëbashkiBelind KëlliçiBIRNEdlira GjoniEnkelejd AlibeajErion VeliajEuroFacebookgazetarGjyqhasIlir MetaKorrupsionkorrupsion madhorLokalemarrëveshjeMediaMetanon grataOpozitaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialisteQeveriaRamaSali BerishaSHSHBAshqipShqipërishqiptareShtetet e BashkuaraTiranëVotueszgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
KPK shkarkon prokurorin Sokol Malaj

KPK shkarkon prokurorin Sokol Malaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.