AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

“Të fitojë më i miri”; gjatë fushatës qytetarët në Divjakë shikojnë punët e tyre

Edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë dhe të këshillit bashkiak, në Divjakë mbizotëron fryma e punës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sheshi kryesor i Divjakës

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore nuk ndihej në qytetin e Divjakës pasditen e të dielës më 7 maj, megjithëse e ndante vetëm një javë nga dita e votimit. Pak njerëz gjeje në sheshin qendror të investuar në kuadër të programit të Rilindjes Urbane, por ku duken qartë dëmtimet në pjesën më të madhe të pllakave, megjithëse ka pak vite që janë shtruar. Të paktë janë dhe personat që lëviznin në rrugë, më të shumtët e tyre duket se ishin të punësuar që ofronin shërbimet për llogari të bizneseve të vogla.

Më shumë njerëz gjendeshin në tregun e perimeve, ku të gjithë janë duke kryer ndonjë punë, ose pastrojnë perimet dhe i sistemojnë ato në arka; procesin e ngarkim-shkarkimit dhe shitjen e prodhimeve bujqësore kur mbërrijnë tregtarët e interesuar. Në dalje të qytetit, autobuzët mbushen me punëtore, të cilat, pasi kanë përfunduar ditën e punës largohen për në shtëpitë e tyre.

Njerëzit ishin të fokusuar në punët e tyre dhe duket se vetëm kjo u interesonte.

Rreth 44 mijë qytetarë të bashkisë Divjakë me të drejtë vote pritet të votojnë më 14 maj për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, mes kandidatit socialist, Josif Gorrea dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Aurel Malko. Të dy kandidatët janë marrë me biznes.

Bashkia e Divjakës shtrihet në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë dhe është një nga resurset më të rëndësishme bujqësore të vendit. Banorët e bashkisë jetojnë falë bujqësisë së zhvilluar dhe tokës që mund të mbillet deri në tre herë në vit, për konsum të brendshëm dhe për eksport, si dhe falë turizmit familjar dhe peshkimit të zhvilluar në bregdetin e parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Një banore e cila po qëndronte në sheshin kryesor të qytetit së bashku me një familjarin e saj, shfaqi mendim pozitiv për të dy kandidatët. “Ne jemi vend bujqësor dhe të dy kandidatët janë të mirë, kanë programe të mira. Ne nuk kemi pasur asnjëherë presion për votën. E kemi dhënë ku kemi menduar e dashur. Fitoftë më i miri!”, pohoi ajo.

Në tregun e perimeve, të shumica shfaqen indiferentë ndaj zgjedhjeve. “Ne me lakër merremi. Nuk merremi me tallava. Nuk dimë gjë nga ajo pjesë. Nuk na intereson, ne këtu punojmë”, shprehet një fermer i cili ishte duke sistemuar prodhimet e lakrës.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ishte i padisponueshëm pasditen e së dielës për të zhvilluar një intervistë, duke sqaruar se ishte në takime të paracaktuara me qytetarët. Megjithatë, në një komunikim telefonik ai ngriti pretendime për përdorimin e administratës dhe burimeve të institucioneve publike në shërbim të kandidatit rival të Partisë Socialiste, PS.

Josif Gorrea
Kandidati i PS-së në Divjakë, Josif Gorrea

Kandidati socialist, Josif Gorrea thekson se është munduar të bëj një fushatë model deri tani, gjithmonë me takime të programuara e të paralajmëruara.

“Në fushata jemi munduar të jemi vetëm. Jam i shoqëruar vetëm nga deputeti. Nuk ka qenë kryetari aktual. Kam pasur njerëz lokalë të asaj zone, të atij fshati e kështu me radhë. Unë nuk e njoh fare administratën. Nuk e di kush është në administratë. Është një pretendim jo i këndshëm mendoj unë. Jemi menduar të jemi sa më konkretë, së më të drejtëpërdrejtë. Të gjitha takimet tona janë jashtë, në popull. Nuk janë asnjëherë nëpër salla, apo dikur tjetër”, tha Gorrea dhe shtoi se nga pala tjetër është kryer ndonjë xhirim gomash, gjë që e konsideroi si pjesë të lojës.

Gorrea tha se nëse do të zgjidhet, do të përfundojë gjithë projektet e mbetura përgjysmë dhe se në dy vitet që vijnë do të asfaltohen të gjitha rrugët e lagjeve në gjithë bashkinë. Sipas tij, në fokus do jetë menaxhimi i mbetjeve urbane.

Ai solli në vëmendje faktin se vjen nga biznesi. “Atë model pune që kam tek biznesi im, atë marrdhënie që kam me punonjësit dhe me klientët, do ta sjell në bashki. Pra, do jemi të drejtëpërdrejtë, në kohën e duhur[…]”, theksoi Gorrea, duke sqaruar se përqëndrimi kryesor do të jetë tek bujqësia, pasi është sektori prej nga ai vjen dhe vetë.

Veç mirëmbajtjes së rrugëve mes ngastrave të tokës bujqësore dhe kanalizimeve, Gorrea u shpreh se ka në plan të realizojë vaditjen e gjithë territorit të bashkisë, që sipas tij do të ishte një investim që do të jepte kontribut për një shekull.

“Bujqësia shqiptare duhet të tërheq më shumë vëmendjen e qeverisë. […]Ne duam që bujqësinë ta ngremë në një nivel tjetër. Të shkojmë drejt një niveli…, bujqësi jo vetëm ekstensive që tashmë fermerët prodhojnë mirë, me rendimente të larta, por duam të prodhojmë pa mbetje dhe të shkojmë drejt mallit të kontraktuar, e të hyjmë në Evropë e të shesim më shtrenjtë që ti mbajmë të rinjtë këtu. Kjo është sfida e jetës time dhe kjo është sfidë e këtyre katër viteve nëse do të jem kryetar bashkie”, përfundoi Gorrea.

Etiketa: Aurel MalkoBanorëbashkiBashkiaBashkia DivjakëBashkia e DivjakësbregdetifushataJosif GorreakandidatëtkryetarmbetjeMenaxhimi i mbetjevepaktPartisë SocialistePeshkimiPSPunëSHshqipShqipërishqiptareTurizmiVotimizgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
Tjetri
KPK shkarkon gjyqtarin Petraq Çuri

KPK shkarkon gjyqtarin Petraq Çuri

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.