AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Votime familjare dhe persona të paautorizuar: Raporti i vëzhguesve vendorë për 14 majin

Vëzhguesit vendorë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Qëndresës Qytetare evidentuan një listë problemesh gjatë ditës së votimit, përfshi ndikimin e votuesve nga drejtorë të administratës dhe tentativa për fotografimin e votës.

BIRNngaBIRN
15:10 | 15/05/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe “Qëndresa Qytetare” gjatë konferencës për shtyp.

Problemet me identifikimin elektronik të zgjedhësve, së bashku me rastet e votimit familjar, praninë e personave të paautorizuar në qendrat e votimit si dhe tentativat për fotografimin e votës ishin problemet kryesore që u identifikuan nga vëzhguesit vendorë gjatë një konference për shtyp mesditën e së hënës.

Raporti paraprak i vëzhgimit të procesit të votimit më 14 maj u prezantua nga drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj dhe drejtuesi i organizatës “Qëndresa Qytetare”, Rigels Xhemollari. Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëzhgoi 200 qendra votimi të dielën, ndërsa “Qëndresa Qytetare” 75 qendra të tjera.

Sipas Skëndajt, gjuha e ashpër e përdorur gjatë fushatës elektorale solli tensione mëngjesin e së dielës, por edhe vonesa në nisjen e procesit të votimit si pasojë e mosfunksionimit të pajisjeve PEI të identifikimit elektronik. Dy orë pas nisjes zyrtare të procesit të votimit, komisioneri Celibashi mori vendim për verifikimin manual të votuesve në 533 qendra votimi – një vendim i drejtë por i vonuar sipas Skëndajt.

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreson për marrjen e masave nga ana e KQZ-së për identifikimin e shkaqeve dhe vendosjen para përgjegjësisë të personave përgjegjës,” deklaroi Skëndaj lidhur me pajisjet e identifikimit elektronik.

Vëzhguesit e KSHH kanë evidentuar gjithashtu një sërë problemesh sistemike, të tilla si raste të votimit familjar, prezencën e personave të paautorizuar në qendrat e votimit, mosrespektimin e procedurave ligjore në rastet e personave me aftësi të veçanta si dhe mbajtjen antiligjore të telefonave celularë në qendrat e votimit.

Një tjetër problematikë e identifikuar ishte raportimi i numrave rendorë të votuesve nga komisionerët te vëzhguesit partiakë – praktikë e cila cenon sipas Skëndajt integritetin e procesit.

KSHH kishte njoftuar KQZ-në në kohë reale për disa nga parregullsitë, por KQZ kishte reaguar vetëm në një rast, duke bërë thirrje për largimin e personave të paautorizuar nga qendrat e votimit. Gjithsesi, vëzhguesit vendorë kanë vënë re se ky urdhër nuk ka ndryshuar gjë në terren dhe personat e paautorizuar janë rikthyer pranë qendrave edhe pasi ishin larguar që aty nga Policia.

Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” evidentoi probleme të ngjashme në qendrat e vëzhguara nga organizata e tij.

“Pothuajse në të gjitha Qendrat e Votimit të monitoruara është vënë re prezenca e numrit të lartë të personave të paautorizuar në brendësi ose territorin e Qendrave të Votimit, të cilët kanë intimiduar, ushtruar presion dhe  shoqëruar për në QV një numër të konsideruar votuesish,” tha Xhemollari.

“Nga evdentimet e vëzhguesve tanë, një pjesë e këtyre personave ishin përfaqësues dhe drejtues të administratës publike, të cilët përdorën postin për të ndikuar qytetarët,” shtoi ai, duke theksuar se ky problem ishte më i dukshëm në Elbasan, Tiranë, Kukës, Durrës dhe Shkodër.

Lidhur me votimin elektronik, vëzhguesit e “Qëndresa Qytetare” kanë vërejtur se në Kuqan dhe Shirgjan të Elbasanit, ekrani i pajisjes elektronike ishte i izoluar me ngjitës dhe nuk ishte transparent për votuesin, ndryshe nga qendrat e tjera.

Jo në të gjitha rastet, vëzhguesit vendorë e patën të mundur të bënin punën e tyre.

Një vëzhgues i Komitetit Shqiptar i Helsinkit u intimidua nga një vëzhgues i Partisë Socialiste në Lezhë, ndërsa në Yzberisht të Tiranës, vëzhguesi i “Qëndresa Qytetare” dhe përfaqësuesit e medias u penguan me justifikimin e hapësirave të ngushta.

Etiketa: DurrëselbasanErida SkëndajkomisionerKomisioneriKomiteti i HelsinkitKomiteti Shqiptar i HelsinkitKomitetit Shqiptar të HelsinkitkonferenceKQZKSHHLigjLSIParaPartisë SocialistePoliciaPunëQëndresa QytetareRaportiRaporti ParaprakRigels XhemollariShkodërShpresONtensioneTiranëVendimVëzhguesitvotimVotimiVotuesZgjedhje 2023
I mëparshmi

Qeveria drejt fitores plebishitare në zgjedhjet vendore

Tjetri

Përmbysja dramatike e rezultatit në Shkodër (Infografik)

Tjetri

Përmbysja dramatike e rezultatit në Shkodër (Infografik)

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.