AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjuha e urrejtjes në internet u rrit gjatë vitit 2022 – thekson raporti

Raporti i platformës kombëtare për sigurinë në internet, “iSigurt.al” mbi gjuhën e urrejtjes ngriti alarmin e rasteve në rritje të këtij fenomeni gjatë vitit të fundit, duke targetuar edhe fëmijët dhe adoleshentët.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
16:59 | 17/05/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjuhë urrejtje
Një pankartë kundër bullizmit gjatë një proteste në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

Gjuha e urrejtjes në internet është rritur ndjeshën gjatë vitit të kaluar, thekson një raport i bazuar në të dhënat e marra prej platformës kombëtare për sigurinë në internet, “iSigurt.al”, i prezantuar të mërkurën nga CRCA Albania.

Raporti “Gjuhën e urrejtjes në internet në Shqipëri” u prezantua gjatë forumit kombëtar kundër gjuhës dhe krimeve të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTQI dhe komuniteteve të tjera vulnerabël në Shqipëri, organizuar nga Ambasada PINK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale.

Borjana Dine, psikologe pranë CRCA Albania, theksoi se gjuha e urrejtjes në internet po targeton edhe fëmijët e adoleshentët.

“Mesatarisht çdo dy fëmijë, adoleshent apo i rritur raporton për internet të pasigurtë në Shqipëri,” thuhet më tej në raport.

Të dhënat për fenomenin e gjuhës së urrejtjes janë mbledhur gjatë periudhës kohore 2018-2022, dhe bazohen në raportimet që janë bërë pranë platformës “iSigurt.al” nga prindërit, fëmijët, mësuesit, apo persona të tjerë.

“Kemi patur 150 raste të cilat janë trajtuar si dhunë, gjuhë urrejtje apo bullizëm, nga 670 ankesa të marra në platformën “iSigurt.al,” tha Dine gjatë forumit të së mërkurës.

“Tipologjia kryesore e raportimeve konsiston pikërisht në vjedhjen e fotove dhe videove personale dhe ripostimin e tyre duke i shoqëruar me komente dhe gjuhë denigruese ndaj personit që ka rënë viktimë e këtij sulmi,” citon raporti nga “iSigurt.al”.

Grupmosha kryesore e raportuesve rezulton të jetë ajo e 18-30 vjeç me 52 raportime gjatë vitit 2022, e ndjekur nga grupmosha e 15-17 vjeç me 45 raportime, dhe 11-14 vjeç me 21 raportime të rasteve.

Kategoria e kryesore e incidenteve të raportuara lidhet me gjuhën e urrejtjes në 38% të rasteve, ndjekur nga materialet abuzive dhe të papërshtatshme për fëmijët me 29% të rasteve, dhe kërcënime e shantazhe në rrjet me 15% të rasteve.

Keqpërdorimi i fotove dhe videove vjen gjithashtu edhe pasi ato dërgohen në mesazhe dhe komunikime personale të viktimës.

Një tjetër tipologji raportimi e rritur ndjeshëm gjatë vitit 2022 është edhe ajo e gjuhës së urrejtjes nëpër komente në platformat online.

“Përsa i përket platformave, ato kryesoret ku ndodhin incidentet janë platforma ndërkombëtare, ku kryeson rrjeti i TIK TOK me shkelje të tilla si gjuha e urrejtjes, dhuna kibernetike dhe seksuale”, citon raporti.

Gjithashtu platforma Instagram dhe Facebook janë në listën kryesore të platformave me risk për hasje të fenomenit të krimeve kibernetike.

Sipas raportit të “iSigurt.al” , 47% e raportuesve janë djem, dhe 42% rezultojnë të jenë vajza, por pavarësisht këtyre shifrave, psikologia Dine thekson se gjuha e urrejtjes është një fenomen që prek më shumë vajzat.

 

Etiketa: adoleshentëAmbasada PINKBorjana DineCRCACRCA AlbaniadhunaFacebookGjuha e urrejtjesGjuhë urrejtjeInstagramiSigurt.alKibernetikeMinistrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes SocialeraportRaportiSHshqipShqipëriSiguria në internet
I mëparshmi

Zgjedhjet dhe e ardhmja: Pse ndryshimi politik është i nevojshëm

Tjetri

Ish-deputeti i PS, Armando Prenga sulmohet me armë 3 ditë pas zgjedhjeve

Tjetri
Ish-deputeti i PS, Armando Prenga sulmohet me armë 3 ditë pas zgjedhjeve

Ish-deputeti i PS, Armando Prenga sulmohet me armë 3 ditë pas zgjedhjeve

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.