AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

“Kryeqyteti i luftës” po kthehet në katund prej braktisjes

Çorovoda është një qytet i pastër dhe me një gjelbërim të harlisur nga të gjithë anët, por migracioni i lartë e ka kthyer në një mëhallë të përgjumur.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Çorovoda, Skrapar
Sheshi kryesor i Çorovodës | Foto: Gëzim Kabashi

Vladimir Nanushi, i cili administron një bar – lulishte mbi lumë në qytezën e Çorovotës nuk e fsheh as para klientëve gëzimin që i kanë ardhur fëmijët.

“Më ka ardhur djali nga Gjermania, bashkë me nusen dhe çupën,” thotë ai, ndërsa shton se ata do të qendrojnë disa ditë.

Dy fëmijët e Vladimirit kanë përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës vite më parë, por më vonë janë larguar nga vendi dhe kanë emigruar në Gjermani dhe Zvicër.

“Nuk i mbaja dot këtu,” ankohet ai.

Mbesa e tij Hana, 5 vjeç, është një fëmijë i shkathët që zë shpejt miqësi me klientët. Vogëlushja brune na tregon me një shqipe të bukur se ka lindur në Japoni, atje ku më parë punonte i ati.

Megjithëse është fundjavë, përtej gjallërisë në bar-kafenë e Vladimirit në mes të lulishtes, sheshi i madh në qendër të qytetit të Çorovodës është thuajse bosh. Në trotuarin nga krahu i malit tavolinat e lokaleve duken sikur janë braktisur nga njerëzit, ndërsa në lulishte lozin shumë pak fëmijë.

Largimi i të rinjve është kryefjala e bisedave me skraparllinjtë, të cilët gjejnë të njëjtin fajtor: politikën.

Në mungesë të një censusi pjesëmarrja në zgjedhje konsiderohet sondazhi më i mirë për matjen e emigracionit. Numri i zgjedhësve në listë ra nga gati 14,800 në vitin 2011 në 13,200 në vitin 2023, edhe pjesëmarrja në votime u rrudh nga 8,900 votues në 2011 në vetëm 6,300 votues në zgjedhjet e 14 majit.

Kur duan ta harrojnë trishtimin që sjell qyteti i zbrazur ata rikujtojnë “lavdinë” e Çorovodës, në vitet ’70 – ‘80.

“Çorovodën deshën ta kthenin në kryeqytet në kohë lufte,” tha Shpëtim Llango, prandaj e mbushën me tunele, me qëllim që “drejtuesit e shtetit të strehoheshin këtu”.

Nagjashëm me Vladimirin edhe fëmijët e Shpëtimit nuk banojnë në Çorovodë.

“Djalin kam më afër, punon në Tiranë”, tha ai.

Shpëtimi administron një hotel në qendër të qytetit, të cilit i ka vënë emrin e tij. Ngaqë nuk ka punëtorë, mesoburri na jep çelësat pa patur merakun se mund t’i harrojmë dyert e hapura.

Në Çorovodën me shumë pak banorë aktualisht ka tetë hotele, tarifat e të cilave duken të larta në mungesë të turistëve. Njëlloj të larta janë edhe çmimet e restoranteve.

“Edhe kjo është pasojë e fukarallëkut”, ankohet Shpëtimi, ndërsa e shpjegon situatën, duke i marrë në mbrojtje me elegancë sipërmarrësit vendorë.

Ura e Kasabashit
Ura e Kasabashit, 4 km nga Çorovoda | Gëzim Kabashi

Turistët e huaj shpesh e shmangin qytetin dhe marrin rrugën e unazës për t’iu drejtuar kanioneve, mrekullia natyrore 20 kilometra larg, që bashkë me urën e Kasabashit janë dy vendet më të vizituara të zonës.

“Ata nuk hyjnë fare në qytet”, na kishte paralajmëruar Vladimiri më herët.

Ilir Kapxhiu, e ka hapur kafenenë e tij që në orët e para të ditës. Brenda janë dhe dy punëtorë.

“Është e dielë sot, ditë pushimi”, bën shaka një nga punëtorët. “Po gjatë javës? – e pyes. “Presim të dielën” – më përgjigjet ai, duke qeshur.

Në mesin e viteve ’60, kur ky reporter vizitoi qytezën për herë të parë, Çorovoda dukej si katund i madh. Qyteza pësoi ndryshime në vite, por banorët e saj nuk shohin ndonjë shpresë tek e ardhmja.

“Tamam, dhe në katund po kthehet”, tha me pezm Ilir Kapxhiu, i cili bashkë me lokalin kujdeset edhe për një dyqan materialesh ndërtimi.

Që prej disa vitesh, rrethi me qendër Çorovodën njihet zyrtarisht si Bashkia e Skraparit.  Rruga kombëtare që e lidh me Beratin, është rindërtuar në fillim të viteve 2000 dhe duket që ka ardhur koha për një ndërhyrje tjetër.

“Më parë na thonin se rruga e re do ta përgjysmojë kohën e udhëtimit, pasi do të kalonte nëpër grykën e Osumit, shumë pranë lumit, por jo nuk ndodhi,” tha Shpëtimi.

“Qyteti vazhdon të jetë një xhep, pa lidhje me qendra të tjera”, shtoi ai.

Edhe rrugët që të lidhin me Korçën apo Përmetin kanë mbetur të papërfunduara vetëm për disa kilometra.

kanion, Osumi
kanionet e lumit Osum në Skrapar | Foto: Gëzim Kabashi

Disa kampera me turistë shkojnë njëlloj si ne drejt kanioneve të Skraparit. Këtu një belvedere e ndërtuar me pjesë metalike ka pamjen e një ballkoni, ku nga lartësia 80 metra shihet lumi mes faqeve shkëmbore si dhe ndonjë barkë gomone, e cila është lëshuar në ujë për sportin ‘rafting’.

Lëndina më tej ka mbledhur disa automjete turistësh me targa nga e gjithë Evropa, ndërsa vijojnë përgatitjet e sportistëve të tjerë.

Vijojmë deri në Potom, atje ku gjatë shtrimit të tubacioneve nga TAP është ndërtuar edhe një pjesë e rrugës  drejt Përmetit. Banorët kujtojnë se atëherë u punësuan të gjithë në veprimtarinë e projektit të gazsjellësit. Në fshatin Pog, që ka gjithsej 13 shtëpi, na bën përshtypje një ballkon me flamurin kombëtar ku edhe ndalojmë.

“Deri këtu mund të vish me një mjet të zakonshëm,” na thotë Sazani, i zoti i shtëpisë, ndërsa e shoqja, Gjyzxhia, na fton për një gotë rehani rrushi, që është pija karakteristike e zonës. Sazani shpjegoi se për të vijuar drejt Përmetit duhet një makinë fuoristradë.

“Faleminderit juve që ndaluat, se nuk kemi me kë të bëjmë muhabet” – tha Gjyzxhia, e cila bashkë me Sazanin na tregojnë historinë e fshatit dhe të familjes.

Bashkëshortët nga Pogu jetojnë vetëm pasi i kanë larg fëmijët, shumicën jashtë vendit, në Itali.

Kur i urojmë për shtëpinë e bukur, ata ankohen se fëmijët nuk do të kthehen më për ta gëzuar.

“Duket se pleqëria do të na çojë  neve te fëmijët”, tha me keqardhje Sazani.

Etiketa: BanorëBashkiaCensusiçorovodëEvropaGjermaniGjermaniaGjyzxhiagomoneHoteleIlir KapxhiuItaliJaponiJaponiaKanioneKorçëLufteLumimbrojtjeOsumParaPërmetPiSPogPotomPunëPunëtorPunëtorëreporterSazaniSHSkrapartargaTiranëturistTuristët e huajURAVladimir NanushiVotueszgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majitZvicër
Tjetri

Politikë me famën: Sa ndikoi Luiz Ejlli në fushatën e PS në rrjetet sociale

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.