AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria pranon të presë 200 të burgosur shqiptarë nga Britania e Madhe

Shqipëria thotë se ka rënë dakord të presë 200 të burgosur nga Britania e Madhe, e cila do të mbulojë të gjithë koston e strehimit të të burgosurve për vuajtjen e dënimit të tyre të mbetur në burgjet shqiptare.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak. Foto: Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar

Shqipëria do të presë 200 të burgosur nga Britania e Madhe pasi vendet dhjetorin e kaluar u zotuan të luftojnë së bashku krimin e organizuar dhe emigracionin e paligjshëm.

“200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uellsit që vuajnë dënime me katër vjet burg ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare”, tha Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë në një njoftim për shtyp.

Ajo shtoi se, sipas kushteve të marrëveshjes, Britania do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për të gjithë kohëzgjatjen e dënimit në Shqipëri, duke i mundësuar Shqipërisë të investojë më tej në përmirësimin e kushteve në sistemin e saj të burgjeve.

Në prill, të dy vendet thanë përmes njoftimeve zyrtare se marrëveshja tjetër, ajo e kthimit të emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri, ka nisur të zbatohet gjithashtu, me rreth 1,000 persona të kthyer.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje në dhjetor për të trajtuar çështjen e migracionit të paligjshëm përmes një grupi të përbashkët pune, duke deklaruar se forcat e tyre të ligjit do të punojnë së bashku në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.

Që nga fillimi i këtij viti, rreth 15,000 shqiptarë kanë kaluar Kanalin e La Manshit, që ndan Francën nga Britania e Madhe, nga gjithsej 44,000 emigrantë që kanë mbërritur atje me gomone.

Kalimet me gomone janë kthyer në një çështje të madhe politike në Mbretërinë e Bashkuar, ku qeveria është nën presion për të bërë më shumë për të reduktuar emigrimin e paligjshëm dhe për të frenuar krimin e organizuar.

Në mars, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar propozoi një projektligj të ri “Ndal gomonet”, që synon të godasë emigracionin e paligjshëm, në shumë raste nga shqiptarët që përdorin gomone për të kaluar Kanalin e la Manshit nga Franca.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pretendon se projektligji i ri do ta bëjë më të lehtë për autoritetet ndalimin dhe dëbimin e njerëzve që mbërrijnë ilegalisht. Megjithatë, janë ngritur shqetësime se ai mund të jetë joefikas ose mund të trajtojë padrejtësisht viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe fëmijët e pashoqëruar.

Në mars, gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Londër, ai dhe homologu i tij britanik Rishi Sunak u zotuan të bashkëpunojnë më tej për çështjen e emigracionit.

Etiketa: AngliBritaniBritania e MadheBurgburgjeEdi Ramaemigracionemigrantë të paligjshëmFrancagomoneKanali i La ManshitLa ManshitLondërMarrëveshjamarrëveshjeMbretëria e Bashkuarministria e drejtesiseProjektligjProjektligjiProjektligji i riQeveriaRamaRishi SunakshqipShqipëriShqipëriashqiptarete burgosurViktimat e trafikimit
Tjetri
Tuneli Skerficës, rruga, Kardhiq-Delvinë

Prokurimet publike, 50 kompanitë e mëdha marrin 55% të parave

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.