AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK: Policë dhe kryepleq në shërbim të grupeve të kanabisit në Krujë

Prokuroria e Posaçme siguroi në gjykatë 13 arreste ndaj anëtarëve të dy grupeve kriminale me aktivitet kultivimin dhe përpunimin e kanabisit në zonën e Krujës, mes tyre dhe punonjës policie dhe kryetarë të fshatrave, që akuzohen se kanë ndihmuar aktivitetin kriminal.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:14 | 25/05/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 25 maj se ka siguruar në gjykatën respektive 13 masa sigurie “arrest në burg” për persona të përfshirë kultivimin e bimëve narkotike, mes tyre edhe punonjës policie dhe kryetarë të fshatrave në zonën e Krujës. Sipas SPAK, hetimi ka filluar në vitin 2020 për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” e “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; si dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet ka rezultuar se personat nën hetim, pjesë e dy grupeve kriminale, janë përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike me qëllim hedhjen më pas në treg të saj, duke filluar nga viti 2020 e në vijim. Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.

Për kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike, personat e dyshuar kanë punësuar punëtorë dhe kanë ngritur sisteme vaditje. Lëndën narkotike e kanë grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg të saj. Sipas SPAK, gjatë hetimit janë gjetur dhe asgjësuar mijëra bimë narkotike të llojit cannabis sattiva të mbjella në parcela të ndryshme, ndërkohë që vetëm në njërin prej vendeve të grumbullimit është gjetur një sasi prej 145.5 kg lëndë narkotike.

“Grupet kriminale janë ndihmuar dhe favorizuar nga disa punonjës të strukturave të policisë, si dhe ato të administratës vendore Krujë,” citohet në njotim dhe sqarohet se deri më tani është bërë e mundur të ekzekutohen tetë masa sigurie, ndërkohë që po punohet për ndalimin e pesë personave të tjerë.

 

Etiketa: AdministrativeArmëArrestBashkia KrujëBurgcannabisFshati BruzFshati NdojFshati RranxëFshati ShkretëGjykatëGrupet kriminaleHetimHetimetImplikimi i policisëKrimi i organizuarKrujëkryetarKultivimi i kanabisitMasaNarkotiknarkotikëNjësia administrative CudhiOrganizata kriminaleparcelaprodhimProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëPunëtorSHSPAKTregvaditje
I mëparshmi

Prokurori Artur Ismajlukaj jep shpjegime për udhëtimet me persona të dënuar

Tjetri

Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

Tjetri
Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.