AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Nuk është shaka’: Goditet në Kukës një grup i armatosur i trafikut të emigrantëve

Policia e Kukësit njoftoi arrestimin e 5 shtetasve sirianë dhe një algjeriani që dyshohet se organizonin trafikimin e emigrantëve nga Greqia drejt vendeve të BE-së, pasi hapën zjarr ndaj forcave të policisë në aksion.

Bashkim ShalangaBashkim Shala
16:23 | 26/05/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të arrestuarit e operacionit të koduar “Strukturimi”. Foto: Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit.

Policia e Kukësit njoftoi të premten se kishte arrestuar në bashkëpunim me policinë e Kosovës një grup të strukturuar kriminal të përbërë nga shtetas sirianë dhe algjerianë, që organizonin trafikimin e emigrantëve të vendeve të treta nga Greqia në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Pesë sirianë dhe një shtetas algjerian të moshave 20 deri në 40 vjeç u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Strukturimi”, ndërsa një i dyshuar i shtatë u shpall në kërkim. Ata janë identifikuar si: Ayoub Bahhoo, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe Muhaned Nasir, 25 vjeç,  Nagid Alabdahah, 20 vjeç, Muhamed Shehab, 21 vjeç, Mohamed Radawin, 20 vjeç dhe Rabii Lqadi, 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi Sultan Grimashi, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane.

Sipas njoftimit të policisë së Kukësit, personat e lartpërmendur kishin hapur zjarr ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë. “Pas disa orësh ndjekje nga shërbimet e Policisë vendore dhe kufitare të Kukësit, duke koordinuar veprimet me Policinë Kufitare të Kosovës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 6 prej tyre, si dhe shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër,” thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit.

Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë të punonjësve të policisë së shtetit, armëmbajtje pa leje si dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në fshatin Morinë, në kufirin e gjelbër me Kosovën, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar grupin e shtetasve të huaj që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit. Shërbimet e Policisë iu kanë bërë thirrje këtyre shtetasve që të ndalojnë, por disa prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë.

Menjëherë është komunikuar me Policinë Kufitare të Kosovës, me qëllim bllokimin e kufirit në anën e Kosovës, dhe pas disa orësh ndjekje, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e grupit.

Shefi i Sektorit për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbërt Kosovë-Shqipëri, Latif Hoxha, i tha BIRN se sulmi i armatosur ndaj policisë kishte ndodhur për shkak se të akuzuarit nuk kishin mundur të kalonin drejt Kosovës.

“Pasi janë përballur me policinë dhe nuk kanë mundur të kalojnë drejt Kosovës, ata janë kthyer nga efektivët shqiptarë dhe i kanë qëlluar me armë,” tha Hoxha. “Jemi udhëzuar që të organizojmë operacionin në terren. Në mesin e tyre ishte edhe personi kyç që është i njohur, por s’mund të japim detaje,” shtoi ai.

Nexhmi Krasniqi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Perëndimi –Gjakovë, thotë se grupi i të arrestuarve është pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal që nga Siria-Maroku-Turqia-Greqia-Shqipëria e Kosova, ku kryetrafikantët janë sirianët e marokenët.

“Situata është serioze, nuk është shaka,” deklaroi për “BIRN” Nexhmi Krasniqi.

Ky është rasti i tretë që në në kufirin Shqipëri-Kosovë, apo afër tij është hapur zjarr me armë nga emigrantë, por edhe nga punonjës të policisë.  Një emigrant nga Egjipti mbeti i plagosur rëndë me datë 5 dhjetor të vitit kaluar në Kukës gjatë një aksioni policie.

Ndërsa në qershor të vitit 2022, në kufirin e gjelbërt Shqipëri-Kosovë në Vermicë mbeti i vrarë një emigrant nga Lindja e Mesme, ndërsa një i dytë u plagos si pasojë e përplasjes me njëri-tjetrin.

Shqipëria dhe Kosova prej rreth tre vitesh vazhdojnë të jenë rrugë klandestinësh për emigrantët e paligjshëm kryesisht të Lindjes së Mesme, të cilët synojnë vendet e Evropës Perendimore  për të vijuar jetën e tyre.

Etiketa: ArmëarrestimiAyoub BahhooBashkimit EuropianBIRNGreqiaKosovaKosovëLindjaLindja e MesmeMarokuMohamed RadawinMorinMuhamed ShehabMuhaned NasirNagid AlabdahahNexhmi KrasniqioperacioniPoliciaPolicia e KosovësPolicia e KukësitRabii LqadiSHshqipShqipëriShqipëriaSiriasirianSulmi i armatosurTrafikimi i emigrantëveTurqiavrasjeZjarr
I mëparshmi

Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin

Tjetri

Afera e inceneratorëve, Dumani: Vepra penale të vështira për t’u provuar

Tjetri
Afera e inceneratorëve, Dumani: Vepra penale të vështira për t’u provuar

Afera e inceneratorëve, Dumani: Vepra penale të vështira për t’u provuar

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.