AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Erdogani shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale të Turqisë

Pavarësisht thellimit të krizës ekonomike dhe shqetësimeve për autoritarizmin e tij, presidenti Erdogan ka siguruar një mandat tjetër pesëvjeçar për të qeverisur Turqinë, duke e lënë opozitën në dëshpërim.

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
3 years më parë
në Artikull kryesor, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Pixabay.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli të dielën fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pasi mori 52.13 për qind të votave, me 99.7 për qind të votave të numëruara. Rivali i tij i mundur, Kemal Kilicdaroglu, mori 47.87 për qind të votave.

“Falënderoj kombin tonë që na lejoi me vendimin e tyre të qeverisim vendin edhe për pesë vite të tjera. Dashtë Zoti, do ta ruajmë besimin tuaj, siç kemi bërë 21 vitet e fundit”, u tha Erdogan dhjetëra mijëra mbështetësve përpara shtëpisë së tij në Uskudar, Stamboll.

Mbështetësit e Erdoganit brohoritën: “Ky komb është me ty!”

Erdogan dha gjithashtu disa sinjale për pesë vitet e ardhshme të tij. “Ne do të bëjmë atë që i kemi premtuar kombit tonë në periudhën e ardhshme. Familja është e shenjtë për ne”, tha Erdogan dhe akuzoi partitë opozitare se janë pro-LGBT.

Kiliçdaroglu tha se lufta e opozitës do të vazhdojë.

“Marshimi ynë vazhdon, ne jemi këtu. Dëshiroj të falënderoj Aleancën Kombëtare dhe të gjithë qytetarët e mi që luftuan pa iu nënshtruar kësaj klime frike. Në këto zgjedhje, u shfaq vullneti i popullit për të ndryshuar regjimin autoritar”, tha Kilicdaroglu në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë së tij Popullore Republikane në Ankara.

Kilicdaroglu ishte kandidati i përbashkët i bllokut të opozitës së bashkuar, duke shpresuar të rrëzonte Erdoganin, i cili e ka drejtuar vendin për 21 vjet.

Zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale të vitit 2023 ishin testi më i vështirë me të cilin është përballur Erdogani gjatë gjithë karrierës së tij politike dhe u zhvilluan mes një krize ekonomike të thelluar dhe shqetësimeve për sundimin e tij autoritar.

Tërmetet e mëdha të shkurtit, me magnitudë 7.9 dhe 7.7 të shkallës Rihter, i përkeqësuan gjërat. Më shumë se 50,000 njerëz vdiqën dhe miliona mbetën pa shtëpi. Autoritetet njoftuan se tërmetet ka të ngjarë t’i kushtojnë ekonomisë 103.6 miliardë dollarë, e barabartë me një të tetën e PBB-së së vendit për vitin 2021.

Më 14 maj, Aleanca Popullore e Erdoganit siguroi një shumicë të rehatshme në parlament dhe vetë Erdogan mori 49.5 për qind të votave në garën presidenciale.

Kilicdaroglu mori 44.8 për qind të votave në raundin e parë, duke lënë të zhgënjyer mbështetësit e tij.

Erdogan mori urime nga aleatët e tij në botë.

“Urime presidentit Erdogan për fitoren e tij të padiskutueshme në zgjedhje!”, shkroi në Tëitter kryeministri hungarez. Të tjerë uruan gjithashtu Erdoganin, duke përfshirë udhëheqësit e Azerbajxhanit, Kosovës, Libisë dhe Uzbekistanit.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pjesëmarrja në votime ishte 85%.

Pas zgjedhjeve, parlamenti i ri do të nisë punën dhe presidenti Erdogan do të emërojë kabinetin e tij të ri.

Erdogani e ka drejtuar vendin që nga viti 2002, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president. Fillimisht u bënë reforma dhe ekonomia lulëzoi, por vitet e fundit situata ekonomike është bërë e rëndë dhe të drejtat dhe liritë janë sulmuar vazhdimisht.

Etiketa: EkonomiaErdoganKiliKılıçdarogluklimeKosovëkrizekrize ekonomikeLGBTLuftaparlamentPBBPiSpresidentPunëRecep Tayyip ErdoganReformarepublikaneRexhep Tajip ErdoganStambollTurqizgjedhjezgjedhje presidencialeZgjedhjet
Tjetri
Shkencë nën varësinë e politikës, plani i qeverisë për shkrirjen e ASA-s kritikohet

Shkencë nën varësinë e politikës, plani i qeverisë për shkrirjen e ASA-s kritikohet

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.