AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli lë në fuqi arrestin për Alfred Belerin, ndërsa liron bashkëpunëtorin e tij

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për Alfred Belerin të akuzuar për blerje të votave për t'u zgjedhur kryetar i Bashkisë Himarë, ndërsa lehtësoi masën për bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokoveshi duke caktuar “detyrim paraqitje”, pas paraqitjes së argumenteve të avokatëve të tij për arsye shëndetësore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Alfred Beleri
Kandidati i opozitës në Himarë, Alfred Beleri gjatë një takimi elektoral, Foto: Facebook.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten më 1 qershor të lërë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” të caktuar nga shkalla e parë për Alfred Belerin, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Himarës, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ndërsa i akuzuari si bashkëpunëtor i tij në blerjen e votave, Pandeli Kokoveshi, arriti të sigurojë lirinë pas vendimarrjes së Apelit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”, në “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”. Vendimi u mor nga gjyqtari Florjan Kalaja.

E pyetur për shkaqet e lehtësimit të masës së sigurisë për Kokoveshin, koordinatorja për të drejtën e informimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Enida Demiraj sqaroi se në seancën e të enjtes është njoftuar vetëm dispozitivi i vendimit, ndërsa arsyetimi ku janë të pasqyruara dhe argumentet për ndryshimin e masës së sigurimit personal, do t’u njoftohet palëve në ditët në vijim.

Avokati i Kokoveshit, Marsel Zhupa pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik se shkak i ndryshimit të masës së sigurimit për të përfaqësuarin prej tij, kishte qenë gjendja e rënduar shëndetësore.

Masa e sigurisë për Pandeli Kokoveshin në shkallën e parë, u caktua të zhvillohej në një dhomë spitali në Tiranë, pasi ai shfaqi shqetësime shëndetësore.

Sipas prokurorisë Beleri dhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokoveshi janë filmuar dhe përgjuar duke i ofruar një bashkëpunëtori të drejtësisë para në këmbim të votave. Një burim në dijeni të hetimeve i tha më parë BIRN se Beleri ishte dakordsuar me bashkëpunëtorin për pagesën dhe paratë ai i ka marrë nga Kokoveshi.

Beleri dhe Kokoveshi u arrestuan në minutat e para të 12 majit, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Dhionisios Alfred Petro Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garoi për mandatin e tij të katërt. Megjithëse i arrestuar, ai u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit për Himarën.

I njohur shkurtimisht si Fredi Beleri, ai ka garuar për PBDNJ-në në zgjedhjet e vitit 2015 dhe fitoi 27% të votave.

Beleri sipas policisë është i dënuar më herët me tre vjet burg për “nxitje të urrejtjes nacionale”. Ai është akuzuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste si i përfshirë në atë që njihet si “Masakra e Peshkëpisë” në vitin 1994, kur një grup i armatosur sulmoi një postë kufiri të Shqipërisë duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe plagosur tre të tjerë. Beleri i ka mohuar akuzat dhe ka ngritur padi për shpifje ndaj Taulant Ballës për këtë akuzë.

Etiketa: ApeliArrestBashke FitojmeBashkia HimarëBIRNBurgdetyrimDhionisios Alfred Petro BeleriEnida DemirajFlorjan KalajaFredi BeleriGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykatëGjyqHimarahimarëJorgo GoroKorrupsionKorrupsion aktivkryetarMarsel ZhupaMASMasaMasakra e PeshkëpisëpadiPandeli KokoveshiParaPartia SocialistePartisë SocialistePBDNJPiSPSPunëPunëtorSHShpifjeshqipTaulant BallaVendimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
KAS  amniston televizionet lokale nga gjobat për reklamat politike

Opozita konteston rezultatet e zgjedhjeve në pesë bashki

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.