AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Liderët e Kosovës pajtohen për zgjedhje të reja në veriun e trazuar

Nën presionin e liderëve perëndimorë, kryeministri dhe presidentja e Kosovës thanë se janë të hapur për zgjedhje të reja lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Milica StojanovicngaMilica Stojanovic
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kancelari gjerman Olaf Sholz në Moldavi, 1 qershor 2023. Foto: Twitter/@JosepBorrellF

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i saj, Albin Kurti, konfirmuan se janë të hapur për zgjedhje të reja për kryetar komunash në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, në përputhje me kërkesën e zyrtarëve perëndimorë.

Kurti tha të enjten, pas bisedës me tre senatorë amerikanë, se “largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave të komunave dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit është rruga drejt de-përshkallëzimit deri në zgjedhje të reja”.

Ai konfirmoi se foli gjithashtu me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jon Finer, për masat e de-përshkallëzimit.

Kurti ka vazhduar t’i quajë protestuesit serbë në veri “një turmë” dhe “një milici fashiste” që nga shpërthimi i përleshjeve të dhunshme të hënën.

Ndërkohë, të premten në mëngjes protestuesit janë mbledhur sërish para ndërtesës së komunës në Zveçan. Disa mbanin parulla duke thënë: “Ne nuk jemi kriminelë, duam vetëm liri”, dhe: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”.

Katër ditë pasi shpërthimit të dhunës në tre nga komunat veriore kundër kryetarëve të komunave të sapozgjedhur, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe BE-ja kërkuan zgjedhje të reja.

Gjatë samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau, presidentja e Kosovës Osmani u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç nën patronazhin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell dhe me Macron dhe Scholz të pranishëm.

Pas takimit, Borrell tha: “Ne kemi tre kërkesa të qarta: zgjedhje të reja lokale tani, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”.

“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet tona”, shtoi Borrell në Tëitter.

Osmani më herët tha për mediat në Kishinau se procedurat ligjore mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve.

“I informova liderët europianë se legjislacioni ynë e lejon këtë mundësi dhe ne jemi të gatshëm ta shqyrtojmë në bazë të kodit zgjedhor të Kosovës”, tha Osmani.

Macron njoftoi më parë se Gjermania dhe Franca i kishin kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të mbështesin zgjedhjet e reja në veri të Kosovës “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Macron tha se ai dhe Scholz i kishin dhënë Kosovës dhe Serbisë një javë kohë për t’iu përgjigjur propozimeve të tyre.

Serbët vendas mohojnë legjitimitetin e zgjedhjeve të fundit që ata i bojkotuan masivisht dhe në të cilat votuan vetëm 3.47 për qind e njerëzve.

Protestat nisën të premten e kaluar, e cila ishte dita e parë e punës për kryetarët e sapozgjedhur të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, ku u lënduan dhjetëra qytetarë dhe policë.

Etiketa: Albin KurtiAleksandar VuçiçBEBorrellDhunëEmmanuel MacronFrancaGjermaniaJosep BorrellKosovëkryetarLeposaviqLokaleMacronOLAFOlaf ScholzParapasojaProtestaProtestatPunëSerbiSHBAtraziraVjosaVjosa OsmanizgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e rejaZubin PotokZveçan
Tjetri
Altin Hajri dënohet me burgim të përjetshëm për zhdukjen e Jan Prengës

Konfiskohen pasuri me vlerë 60 milionë lekë në Vlorë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.