AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako arrestohet për shpërdorim detyre

Katër vjet pasi u shpall i padëshirueshëm nga Departamenti amerikan i Shtetit, Dako u arrestua nga SPAK me dy akuza për shpërdorim detyre. Pesë zyrtarë të tjerë dhe një ndërtues përfundojnë gjithashtu në pranga, ndërsa tre në arrest shtëpie.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
19:04 | 06/06/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u dorëzua në drejtorinë e Policisë së Tiranës pasditen e së martës, pasi Gjykata e Posaçme firmosi një urdhër-arrest ndaj tij të lëshuar nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Bashkë me Dakon u arrestuan edhe pesë zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit si dhe një ndërtues, ndërsa tre nëpunëse gra u lanë me masën e arrestit shtëpiak.

Urdhër-arresti për Dakon u lëshua pas hetimeve të kryera për dy çështje të ndara; zbardhjen e lejes së ndërtimit të një pallati në Durrës thuajse dy vjet pasi ishte ndërtuar si dhe tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare.

Një burim në dijeni të hetimit i tha BIRN se kallëzimi për tenderin e shëtitores ishte bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

Vangjush Dako është kryebashkiaku jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019.

Vangjush Dako u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në Durrës në zgjedhjet e vitit 2007 me një diferencë prej rreth 350 votash. Në dy zgjedhjet pasuese Dako e zgjeroi këtë diferencë dhe në zgjedhjet e vitit 2015 siguroi 13700 vota më shumë se sa kandidatja e opozitës. Si drejtues politik i qarkut të Durrësit për socialistët, Dako qe faktor kyç edhe në fitimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 nga mazhoranca e kryeministrit Edi Rama.

Por këto rezultate zgjedhore të ish-kryebashkiakut të Durrësit u shoqëruan me akuza nga opozita, që  akuzoi Dakon për përfshirje në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në qark. Akuzat për Dakon u bënë më konkrete, kur ai rezultoi i përgjuar në një sërë bisedash me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli si pjesë e hetimit të njohur si “Dosja 339”, ata akuzohen dhe u gjetën fajtorë në Gjykatën e Posaçme për një sërë akuzash përfshi trafik narkotikësh.

Dokumente hetimore dhe përgjime të siguruara nga BIRN dhe të publikuara në Janar 2019 ngritën dyshime se anëtarët e grupit Avdyli u përfshinë në blerje votash në ndihmë të Dakos gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017.  Dako i ka mohuar akuzat. Madje në një intervistë televizive në emisionin ‘Opinion” ai pretendoi se ishte i pastër. “I shikon këto duar ti, janë akullore këto”, tha Dako duke iu drejtuar një prej bashkëbiseduesve gjatë një bisede në tetor 2018.

Prokuroria pati njoftuar hetime ndaj Dakos për tjetërsimin e votave në vitin 2017, por rezultati i hetimeve nuk u mor vesh asnjëherë. Më herët në vitin 2016 Dako u përfshi në lirimin kontravers të Lulzim Berishës, i njohur si kreu i bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza.

Në korrik 2019 Dako u vendos në listën e personave “non-grata” nga Departamenti i Shtetit. Sipas njoftimit të shpërndarë atëherë, Sekretari i Shtetit e vendos këtë sanksion: “Kur ka informacion të besueshëm që zyrtarë të huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose në kanë dhunuar të drejtat e njeriut”. Dako e cilësoi ndëshkimin si të papritur.

Në dukje ai është tërhequr nga politika aktive, por opozita ka pretenduar se ai ka qenë i përfshirë dhe vijon të ishte drejtues i fshatave të socialistëve në qytetin e Durrësit përfshi edhe në atë të 14 majit. Kryeministri Edi Rama, i pyetur për qëndrimin ndaj Dakos pas shpalljes së tij “non grata”, i premtoi publikisht miqësi të përhershme. “Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë miku im”, tha Rama.

Etiketa: AkuzaArrestavdyliBIRNblerjeBurgDakoDepartamenti Amerikan i ShtetitDepartamenti i ShtetitDosjaDurrësEdi RamaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëgrahetimeKontrolliKorrupsionKryeministri Edi RamakryetarLeje ndërtimiMASNarkotiknarkotikënon grataOpozitaPartisë SocialisteProkuroriaPunëRamaSHShpërdorim detyreSotir KllapiSPAKTenderi i shëtitoresTiranëTrafikVangjush DakoVotaZgjedhjet
I mëparshmi

Lumenjtë e Shqipërisë, të ndotur ose shumë të ndotur

Tjetri

Karriera tepër e suksesshme politike e Vangjush Dakos

Tjetri

Karriera tepër e suksesshme politike e Vangjush Dakos

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.