AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ngec projekti i landfillit të Vlorës, ndërsa plehrat mbeten rrugëve

Landfilli i Sherishtës ka mbetur i papërfunduar pas sekuestrimit të kompanisë ITS të Klodian Zotos, ndërsa zyrtarët e bashkisë thonë se fusha aktuale e mbetjeve është e rrezikshme dhe ende nuk dihet nëse landfilli do të përfundojë ndonjëherë.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Mjedisi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Landfilli në Sherishtë të Vlorës, i financuar nga banka gjermane KfW mbetet ende i papërfunduar. Foto: Jerola Ziaj.

Mbetjet urbane në Vlorë vijojnë të grumbullohen në të dalë të qytetit në një vendgrumbullim jashtë standardeve të menaxhimit, i cili prej kohësh është i tejmbushur dhe herë pas here shpërthen në zjarr.

“Depozitimi i mbetjeve në fushën aktuale të grumbullimit është bërë i rrezikshëm për shkak të grumbullimit të gazit metan dhe vatrave të zjarrit, që provokohen edhe nga temperaturat e larta,” thotë Edmond Leka, drejtori i Ndërrmarrjes se Shërbimeve Publike pranë Bashkisë së Vlorës.

Bashkia e Vlorës priste që ta zgjidhte çështjen e trajtimit të mbetjeve me landfillin e ri të Sherishtës që në qershor 2021, por afati është shtyrë disa herë dhe punimet kanë mbetur në vendnumëro prej janarit të këtij viti.

Landfilli i Sherishtës është vetëm një nga aktet e sagës së inceneratorëve në Shqipëri.

Ndërtimi i tij është pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Vlorës me vlerë 20.8 milionë euro të financuar nga KfW, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi dhe pjesa tjetër grante.

Në qershor 2020, Integrated Technology Services në bashkëpunim me kompaninë italiane Bulfaro Spa, u shpallën fituese të një tenderi prej 9.8 milionë eurosh për ndërtimin e landfillit me një kapacitet prej 350 mijë ton mbetje.

Prej 14 dhjetorit 2021, kompania Integrated Technology Services është nën sekuestro preventive me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Aksioneri i saj i vetëm, Klodian Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit, i akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion. Në dy çështje të veçanta, për inceneratorët në Fier dhe Elbasan, SPAK ka kërkuar në total rreth 15 vjet burg për Zoton.

Pas sekuestrimit, kompanisë iu caktua si administrator publik Farudin Arapi dhe në Maj 2022 BIRN gjeti se puna në kantier pati vijuar pavarësisht problemeve ligjore të kompanisë.

Por Arjona Bojaxhi, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Menaxhimit të Mbetjeve pranë Bashkisë së Vlorës, i tha BIRN se puna ndaloi në janar të këtij viti dhe se nuk kanë një afat për përfundimin e saj dhe vënien në punë të landfillit.

Bojaxhi, e cila një vit më parë ishte optimiste që projekti do të përfundonte, i tha BIRN së fundmi se nuk kishte më qartësi.

“Jemi në pritje dhe jemi shumë të shqetësuar sa i takon përfundimit të projektit,” tha ajo.

Bojaxhi shpjegoi se zyrtarisht nuk ka ende një datë të dorëzimit të veprës  bashkisë së Vlorës dhe për pasoje askush nuk mund të parashikojë se kur kjo do të ndodhë.

“Ndërtimi i landfilldit ka përfunduar, por impiantet pjesë e tij nuk janë lidhur me njëri- tjetrin dhe nuk janë në funksion. Po ashtu nuk janë bërë as lidhjet elektrike dhe arredimet e zyrave,” tha Bojaxhi.

Projektit i mungojnë gjithashtu peshoret në hyrje të kantierit. Bojaxhi thotë se nëse këto vendoset në landfill, mund të “kishte nisur të paktën grumbullimi”.

Edmond Leka, drejtori i Ndërmarrjes se Shërbimeve Publike pranë Bashkisë së Vlorës, i tha BIRN se ata kishin marrë një zotim nga Farudin Arapi, administruesi publik i kompanisë, që të paktën peshoret të vendoseshin në vend deri në fund të muajit qershor. Por Leka tha se nuk e dinte nëse kjo do të ndodhte.

“Përpara disa ditësh në një takim të përbashkët të bashkisë së Vlorës me Bankën Gjermane për Zhvillim dhe administratorin shtetëror të landfilldit kemi arritur të negociojmë për përfundimin deri në fund të muajit të peshores dhe vendgrumbullimit, për të shmangur të paktën depozitimin e mbetjeve në fushën aktuale të mbetjeve,” tha Leka.

I kontaktuar në e-mail dhe me telefon, Arapi nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN në lidhje me punimet dhe afatin e përfundimit të projektit, deri në publikimin e këtij artikulli.

Etiketa: Arjona BojaxhiBanka Gjermane për ZhvillimBashkiaBashkia e VlorësBIRNBurgEdmond LekaelbasanEuroFaraudin ArapiFarudin ArapiFierGjykatëGjykatësInceneratorIntegrated Technology ServicesKFWKlodian ZotoKorrupsionkredilandfillLandfilli i SherishtësmbetjeMbetjet urbaneMjedisiNdërmarrja e sherbimeve publikepaktPastrim parashPoliciaPolicia e ShtetitPunaQendra Rajonale e Menaxhimit të mbetjevesekuestro preventiveSHshqipShqipëriSPAKVlorëzhvillimZjarr
Tjetri
Ekspertet bëjnë thirrje për kufizimin e ligjit shqiptar për përgjimet

SPAK arreston 12 persona të përfshirë në pastrim parash dhe trafik bizhuterish të vjedhura 

meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.