AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Speciet e rralla të brigjeve shqiptare kërcënohen nga ndotja dhe peshkatarët

Breshkat e detit dhe fokat mesdhetare janë shfaqur gjithnjë e më shumë në brigjet shqiptare si pasojë e ndryshimeve klimatike, por mbijetesa e tyre kërcënohet nga një sërë faktorësh të aktivitetit njerëzor.

Luljeta ProgningaLuljeta Progni
3 years më parë
në Artikull kryesor, Mjedisi, Reportazhe
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Breshkat “fluturuese”-Chelonia Mydas te pajisura me transmetues satelitore. Foto nga: Shoqata Herpetofauna Shqiptare.

Breshka e ujit caretta-caretta është ndër speciet e rralla që frekuenton brigjet e Shqipërisë. Ky është një rast fatlum, kur breshka del e gjallë nga rrjetat e peshkatarëve. Në të shumtën e rasteve, ato ngordhin nëpër rrjeta pas një kohe të gjatë, pa mundur të dalin në sipërfaqe për frymëmarrje.

Tratat e peshkatarëve përbëjnë rrezikun kryesor për speciet në rrezik zhdukjeje.

Breshkat e detit janë gjallesa të shfaqura rreth 110 milionë vjet më parë dhe njihen si bashkëkohës të dinosaurëve. Ato mbrohen nga akti i Specieve të Rrezikuara i vitit 1973.

Si pasojë e ndryshimeve klimatike, popullata e rrezikuar e breshkave të detit është shfaqur në detin Adriatik edhe për folezim. Studiuesi Enerit Saçdanaku, kërkues shkencor për florën dhe faunën, ndjek me pasion praninë e tyre në brigjet shqiptare.

“Nga 7 llojet e breshkave detare që janë në botë, në Shqipëri janë tri lloje. E para është breshka kokëmadhe, ose siç quhet ndryshe, caretta caretta, e dyta breshka e gjelbër ose fluturuese siç është Chelonia mydas dhe breshka kurriz-lëkurore, që është breshka më e madhe në botë dhe quhet Dermochelys Coriacea,”thotë Saçdanaku.

Prania e breshkave detare monitorohet edhe nga administrata e zonave të mbrojtura.

“Jemi duke i monitoruar prej disa vitesh. Gjatë viteve të fundit që ne kemi monitoruar, 80% e rasteve të breshkave që janë shfaqur, janë caretta caretta dhe 20% e gjelbra,” thotë Nexhip Hysolakaj, specialist i zonave të mbrojtura.

Breshkat detare janë të ekspozuara përballë disa rreziqeve që vijnë kryesisht për shkak të aktivitetit njerëzor, si ndotja nga ujërat e zeza, mbetjet plastike apo ndërhyrjet në bregdet.

“Pranë qendrës së ndihmës së parë gjatë një viti kishim 12 deri 15 individë breshkash të sëmura ose të ngordhura.  Pasi i kemi studiuar rastet, kemi vënë re se problematikat kanë ardhur për shkak të çarjes së karpaksit, gëlltitje të plastikës apo për shkaqe të panjohura prej nesh,”shpjegon Hysolakaj. “30-40% dalin të ngordhura në buzë të detit rastet e tjera janë me dëmtime të vogla. I mbajmë 3-4 ditë sa i shërojmë dhe i lëshojmë në det,” shtoi ai.

Foka e mesdheut është një specie tjetër e rrallë, e cila është shfaqur në Shqipëri si pasojë e ndryshimeve të klimës. Foka mesdhetare popullon zonën e Karaburunit dhe Sazanit dhe ekspertët e konsiderojnë atë si mjaft të rrezikuar globalisht.

“Prej disa vitesh, ne jemi duke monitoruar me kamerat kurth këtë specie. Monitorimin ka nisur me inventarizimin e shpellave që gjenden në Karaburun, të cilët janë të përshtatshme si habitat për popullimin e këtyre specieve.  Deri tani kemi dy individë që kanë populluar parkun Karaburun- Sazan dhe jemi duke marrë masa që parku të jetë një destinacion që vizitohet gjithnjë e më shumë nga kjo specie,“ tha studiuesja Laureta Sadikllari për BIRN.

Njësoj si breshkat e detit, edhe fokat mesdhetare kërcënohen nga aktiviteti njerëzor në habitatin e tyre bregdetar.

Etiketa: AdministrataAdministrata e Zonave të MbrojturaAdriatikAkti i specieve te rrezikuaraBIRNbregdetBreshkat e detitCaretta CarettaEnerit Saçdanakufoka mesdhetareKaraburunKaraburunitLaureta SadikllariMasaMjaftMjedisiNdotjaParaplastikerrezikSazanSHshqipShqipërishqiptareUjërat e zeza
Tjetri
Gjyqtarja Alma Kodraliu konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Alma Kodraliu konfirmohet në detyrë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.