AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Një urdhër kontrolli shkakton përplasje mes policisë dhe anëtarëve të MEK

Ekzekutimi i një urdhri kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Posaçme në kampin Ashraf të Manzës shkoi keq, duke sjellë përplasje dhe përdorimin e gazit lotsjellës. Përfaqësuesit e MEK pretenduan për një të vrarë, por Ministria e Brendshme e mohon dhe akuzon MEK për shkeljen e marrëveshjes së strehimit në Shqipëri.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:22 | 20/06/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e MEK protestojnë kundër kontrollit të Policisë së Shtetit, të martën më 20 qershor 2023. Foto: LSA.

Disa dhjetëra forca policie u përballën me rezistencë nga banorët e kampit Ashraf 3 mesditën e së martës në Manëz, kur tentuan të zbatonin një urdhër kontrolli të lëshuar sipas Policisë së Shtetit me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Banorët e kampit Ashraf 3, anëtarë të Organizatës së Popullit Muhaxhidin të Iranit, MEK, të strehuar në Shqipëri përgjatë viteve 2013-2016 për t’u shpëtuar nga persekutimi dhe dhuna në Irak, lëshuan një deklaratë për media në anglisht, në të cilën pretenduan se ishin sulmuar nga policia shqiptare.

Deklarata ekzagjeron se kampi i tyre ishte sulmuar nga 1 mijë forca policie, ndërsa pretendon se një banor humbi jetën dhe 100 të tjerë mbetën të plagosur.

“Si rezultat i sulmit kriminal, një prej anëtarëve të Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK), Z. Ali Mostashari, u vra dhe më shumë se 100 persona u plagosën, pasi policia qëlloi me spraj piperi. Shumë prej tyre janë në gjendje kritike dhe disa u transferuan në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë,” thuhet në deklaratë.

Policia e Shtetit mohoi të kishte ushtruar dhunë, përpos përdorimit të gazit lotsjellës dhe sprajit me piper për të shpërndarë protestuesit dhe vijuar kontrollet.

“Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar,” thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme pas ngjarjes.

Megjithatë, Prokuroria e Durrësit nisi hetimet për shkaqet e vdekjes së banorit të kampit. Në një bisedë me BIRN, drejtuesja e prokurorisë, Anita Jella tha se trupi po i nënshtrohej autopsisë.

Jella shtoi gjithashtu se Prokuroria nuk kishte asnjë të dhënë për të lënduar të tjerë dhe se çdo veprim i policisë ishte kryer nën monitorimin e kamerave.

SPAK ndërkohë nuk ka bërë me dije arsyet për kontrollin dhe as se çfarë rezultoi pas kryerjes së tij.

Kampi Ashraf 3 në Manzë pas largimit të Policisë. Foto: LSA.

Ministria e Brendshme nga ana e saj e shpjegoi ndërhyrjen me shkeljen sipas saj të marrëveshjes mes MEK dhe Shqipërisë.

“Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014, kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht, ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen,” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme.

Avokati i MEK, Genc Gjokutaj tha se nuk ishte lejuar nga Policia që të ishte prezent gjatë operacionit. Gjokutaj tha se policia kishte përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, ndërsa pretendoi se anëtarët e MEK nuk kishin bërë rezistencë ndaj kontrollit.

“Rezultati është një i vdekur, i cili mendojmë që ka vdekur nga gazi lotsjellës dhe goditjet nga sende të forta,” tha Gjokutaj, që lajmëroi se do të ndërmerreshin hapa ligjorë.

Përfaqësues të MEK në vende të ndryshme të Bashkimit Europian protestuan ndërkohë para ambasadave dhe konsullatave të Shqipërisë në Vjenë, Essen, Hagë dhe qytete të tjera. MEK e cilësoi sulmin të ngjashëm me ato që organizata vuante gjatë kohës që ndodhej në Irak.

Organizata e Popullit Muhaxhidin të Iranit është themeluar në vitet ’70 si një opozitë e majtë ndaj regjimit të mullahëve. Organizata u zhvendos në Irak gjatë Luftës Irak – Iran dhe u klasifikua si organizatë terroriste. Ajo u çarmatos pas pushtimit amerikan të Irakut, ndërsa një pjesë e anëtarëve u zhvendosën në Shqipëri me ndërmjetësimin e amerikanëve.

Vendosja e tyre në Shqipëri solli përkeqësim të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit, e cila u tensionua më tej pas arrestimit të një grupi të dyshuar se kishin në plan të sulmonin kampin e MEK.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u ndërprenë përfundimisht verën e shkuar, pasi hakera që dyshohet se janë të lidhura me shërbimet sekrete Iraniane, sulmuan sistemet elektronike të qeverisë shqiptare dhe portalin e-Albania, duke rrjedhur publikisht qindra giga të dhëna personale të shqiptarëve. Hakerat në kanalet e tyre e kanë bërë të qartë se sulmi i tyre lidhej me MEK, ndërsa pretendojnë se ata e kanë sulmuar më herët Iranin.

 

Etiketa: Ali MostashariAnita JellaAshraf 3BanorëBashkimit EuropianBIRNdhunagazGenc GjokutajGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësHetimetIrakIranKontrolliMediaMEKMinistria e BrendshmeOrganizata e Popullit Muhaxhidin të IranitParaPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e Rrethit DurrësPunëSHshqipShqipërishqiptareSPAKUrdher kontrolliVendimVendimi
I mëparshmi

Studentët e mjekësisë në protestë kundër ‘kontratës së detyrueshme’

Tjetri

Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë për Kamzën dhe Elbasanin

Tjetri

Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë për Kamzën dhe Elbasanin

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.