AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Studentët e mjekësisë në protestë kundër ‘kontratës së detyrueshme’

Dhjetëra studentë të mjekësisë protestuan të martën kundër një draft-propozimi që synon t’i detyrojë ata që të punojnë të paktën tre vite pas diplomimit në Shqipëri – ose në të kundërt të paguajnë një tarifë të kripur shkollimi.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
15:50 | 20/06/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentët e mjekësisë në protestë kundër punës së detyrueshme pas diplomimit. Foto: Nensi Bogdani.

Dhjetëra studentë të mjekësisë u mblodhën në protestë të martën pranë rektoratit të Universitetit të Mjekësisë për të kundërshtuar një draft-propozim të rektoratit që parashikon lidhjen e një kontrate që i detyron studentët që të punojnë në Shqipëri të paktën tre vite pas diplomimit, ose në të kundërt duhet të paguajnë të plotë tarifën e studimit.

Draft-propozimi mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.

“Ne jemi kundër kësaj, sepse ky është detyrim, jo motivim për problemin aktual që ka Shqipëria, pra mungesën e stafit mjekësor. Ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë mungesë, por kjo është mënyra e gabuar për t’i mbajtur mjekët në vend,” i tha BIRN Erisa Osmani, studente e vitit të katërt për Mjekësi të Përgjithshme.

Sipas Gevio Tabakut, kryetar i Bordit Kombëtar Studentor, studentët e kanë refuzuar këtë sugjerim nga ministritë dhe janë mbledhur të protestojnë derisa zëri i tyre të dëgjohet.

“Në një deklaratë për studentët, rektori i Universitetit të Mjekësisë së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë kanë deklaruar se në rast se studentët e UMT nuk firmosin një kontratë që i detyron të punojnë në Shqipëri për dy deri në tre vite pas përfundimit të studimeve, atëherë ata do duhet të paguajnë tarifën reale të studimeve që përllogaritet diku tek pesë mijë euro për vit akademik,” i tha BIRN Gevio Tabaku.

Shqipëria vuan prej gati një dekade largimin masiv të bluzave të bardha jashtë vendit, kryesisht drejt Gjermanisë, por edhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Qeveria shqiptare e injoroi fillimisht problemin, por gjatë vitit të fundit, kryeministri Edi Rama hodhi për konsum publik një plan të ngjashëm me propozimin e rektoratit të Mjekësisë.

Nikita Kola, studente e vitit të katërt të Mjekësisë i tha BIRN se ajo do të dëshironte të kontribuonte në Shqipëri, por kjo do të varej nga kushtet e punës.

“Unë personalisht akoma kam shpresë për ndryshimin këtu, por që pse jo, edhe nëse do kisha mundësitë do isha larguar,” tha Kola, ndërsa kërkoi tërheqjen e propozimit nga rektorati dhe gjetjen e mënyrave të tjera me të cilët studentët janë dakord.

Studentët u shprehën se mënyra e duhur për t’i mbajtur në Shqipëri duhet të jetë nëpërmjet kushteve motivuese të punës, dhe jo kontratave të detyrueshme.

“Duhet motivimi i mjekëve me pagat e duhura dhe kushtet e punës, dhe jo lidhja e kontratave që i detyron ata të vendosin për karrierën e tyre,” tha studentja Erisa Osmani.

Sipas Osmanit, ekzistenca e një kontrate të tillë do i kufizonte ata për të parë mundësitë për të ardhmen e karrierës së tyre, siç janë specializimet jashtë vendit dhe zgjedhjet e tjera që iu ofrohen.

Nga protesta e studentëve të Mjekësisë. Foto: Nensi Bogdani.

 

Etiketa: Arben GjataBashkimit EuropianBIRNBordi Kombetar StudentorBordit Kombëtar StudentordetyrimEdi RamaErisa OsmaniEuroGevio TabakuKryeministri Edi RamakryetarMinistria e ArsimitMinistria e Arsimit dhe Shkencësministria e shendetesiseMjekmjekëNensi BogdaniNikita KolaPagatpaktProtestaPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptarestudentstudenteStudentet ne protesteUniversiteti i Mjekesise TiranëZgjedhjet
I mëparshmi

Komisioneri kërkon hetime në Kolegj për statusin e Majlinda Andreas

Tjetri

Një urdhër kontrolli shkakton përplasje mes policisë dhe anëtarëve të MEK

Tjetri
Një urdhër kontrolli shkakton përplasje mes policisë dhe anëtarëve të MEK

Një urdhër kontrolli shkakton përplasje mes policisë dhe anëtarëve të MEK

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.