AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Inceneratori i Elbasanit, avokatët shtyjnë për herë të tretë konkluzionet

Në seancën e tretë gjyqësore dedikuar përfaqësuesve ligjorë të të pandehurve për aferën e inceneratorit të Elbasanit, vetëm një prej avokatëve ishte i gatshëm dhe i lexoi ato, ndërsa të tjerët kërkuan më shumë kohë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:44 | 22/06/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK paraqiti më 18 maj konkluzionet përfundimtare ndaj nëntë të pandehurve për aferën korruptive në incineratorin e Elbasanit dhe kërkoi 38 vjet burg në total për të gjithë të akuzuarit. Mbrojtësit e të pandehurve kërkuan atëherë kohë për përgatitjen dhe paraqitjen e diskutimeve përfundimtare, megjithatë për shkak tyre janë shtyrë tre seanca radhazi, e fundit të enjten më 22 qershor. Vetëm përfaqësuesi ligjor i të pandehurës Jonida Zeqo ishte i gatshëm dhe paraqiti konkluzionet për të mbrojturën prej tij, ndërsa avokatët e tjerë nuk ishin i kishin përgatitur dhe kërkuan më shumë kohë.

Nga sa u relatua të enjten dhe nga kryesuesja e trupës gjykuese, gjyqtarja Elsa Ulliri, seancat e mëparshme të datave 1 dhe 8 qershor, janë shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve.

Ajo sqaroi se pak ditë më parë, një prej avokatëve të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka kishte kërkuar që të merrte disa fashikuj me pretendimin se prokuroria nuk i kishte vendosur në dispozicion. Përfaqësuesi tjetër ligjor i Kokës, avokati Julian Mërtiri sqaroi se i kishin marrë kopjet e fashikujve nga gjykata dhe po i studionin. Ai kërkoi më shumë kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Ulliri bëri me dije se kishte parashtruar një kërkesë Raiffeisen Bank, e cila kërkonte të merrte pjesë në proces si palë e tretë. Kërkesën për t’u bërë palë në process, kjo bankë e argumentonte me faktin se ish-ministri Koka kishte marrë kredi dhe kishte vendosur si kolateral një prej pasurive në zotërim të këtij të pandehuri, për të cilat prokuroria kërkoi të konfiskohet.

I pyetur nga gjykata për qëndrim lidhur me këtë kërkesë, prokurori i çështjes Klodian Braho deklaroi se nuk kishte arsye që banka të ishte palë në këtë proces penal, ndërsa avokati i Kokës, Julian Mërti e la në çmim të gjykatës.

Gjyqtarja Ulliri konstatoi se ishte kërkesë e përsëritur dhe se gjykata e kishte rrëzuar më parë. Ajo shpjegoi se koncepti i ndërhyrjes si palë e tretë nuk njihet në procesin penal.

Në vijim, pas ftesës së gjyqtares drejtuar avokatëve për të paraqitur konkluzionet, avokati Saimir Visha parashtroi qëndrimin përfundimtar përtë mbrojturën prej tij, të pandehurën Jonida Zeqo. Ai u shpreh se kjo çështje ishte e gjykuar më parë në Elbasan dhe se ishte gjë e gjykuar. Ndërkohë, pretendoi se në veprimet e Zeqos nuk kishte elementë të veprës penale. Visha argumentoi se Zeqo vetëm sa kishte hartuar një draft duke mos sjellë asnjë pasojë. Sipas tij, drafti nuk mund të kishte efekt pa u legalizuar nga Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave. Ai kërkoi pushimin e çështjes ndaj Jonida Zeqos. Sipas Vizhës, në rast se do të gjendej fajtore, të konsiderohej si masë dënimi periudha që ajo ka qendruar në arrest shtëpie ose të konvertohet dënimi me shërbim prove.

Pasi avokatët e tjerë kërkuan më shumë kohë, gjykata vendosi të shtyjë seancën për më datë 6 korrik, në orën 09:00.

 

Etiketa: Alqi BllakoArrestarrest shtëpieBurgelbasanElsa UlliriGjykataGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësinceneratoriInceneratori i ElbasanitJonida ZeqoJulian MërtiriKlodian BrahoKlodian ZotokrediLefter KokaMASMinistria e FinancaveMirel MertiriMjedisitProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarRaiffeisenRaiffeisen BankSaimir VishaSeancaSHSPAKStela Gugallja
I mëparshmi

Verifikimi i përfaqësimit të viktimave shtyn gjyqin ndaj Fatmir Mediut

Tjetri

Komisioneri Publik ankimon në Kolegj konfirmimin e Ylli Pjetërnikajt

Tjetri
Ligjshmëria e të ardhurave nga ferma vë në pozitë prokurorin Ylli Pjetërnikaj

Komisioneri Publik ankimon në Kolegj konfirmimin e Ylli Pjetërnikajt

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.