AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas publikimit të videos seksuale, Safet Gjici arrestohet për korrupsion

Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u arrestua për korrupsion pasiv, bazuar në hetimet e kryera pas publikimit të një video ku ai shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me një grua dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një poster elektoral i kryebashkiakut aktual të Kukësit, Safet Gjici. Foto: Bashkim Shala.

Policia ekzekutoi të shtunën masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ndaj kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Arrestimi u bë bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK pas hetimit të rrethanave të konstatuara në një videoregjistrim që qarkulloi në internet, në të cilën Gjici shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me një grua, në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. 

Megjithatë, duket se akuza e ngritur nga SPAK ka të bëjë me të tjera episode të konstatuara nga verifikimet paraprake. Sipas koordinatores për marrdhënien me publikun pranë SPAK, Xhulieta Krasta, ndalimi është kryer për veprën penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal që përcakton dënimin me burgim nga katër deti në dymbëdhjetë vjet.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit i rizgjedhur më 14 maj, Safet Gjici dha dorëheqjen më 16 qershor pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.

Video që është filmuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit dhe u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale, mban datën 6 qershor 2023. Pas publikimit të saj, SPAK njoftoi nisje të një procedimi penal.

Në ditët në vijim në emisionin “Xhungël” u publikuan pjesë të tjera të videoregjistrimit, ku pas kryerjes së aktit seksual, midis Gjicit dhe gruas protagoniste, është diskutuar për një projekt të menaxhimit të qenve të rrugëve. Gjici shfaqet në zyrën e tij duke u telefonuar vartësve dhe më pas diskuton në mënyrë të drejtëpërdrejtë me një prej tyre duke i kërkuar që të kujdesen për realizimin e projektit të propozuar nga gruaja me të cilën kishte kryer marrdhënie seksuale, me qëllim që të mund ta kalonin projektin në këshill për miratim. 

Ndërkohë pasi Gjici pati njoftuar dorëheqjen, ministrija e Financave Delina Ibrahimi njoftoi se Këshilli i Ministrave kishte vendosur shkarkimin e menjëhershëm të tij nga detyra.

Gjici i fitoi zgjedhjet lokale të majit dhe mori mandatin e dytë në Kukës. Mandatin e parë ai e mori në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

Gjici është kryebashkiaku i dytë Socialist që dorëhiqet pas një ngjarje të ngjashme. Pasi u arrestua në maj të vitit 2016, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, përfshi kohën e paraburgimit, për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Xhelili u arrestua pas transmetimit të një kamera të fshehtë ku ai shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale.

Etiketa: AkuzaArrestarrestimiBurgGjykataGjykata e PosaçmeKodit PenalKorrupsionKorrupsioniKorrupsioni pasivLokaleMASPoliciaProcedimirrjete socialeSafet GjiciShukri XheliliSPAKvideoXhungelZgjedhjet
Tjetri
“Blen lirë dhe shet shtrenjtë”: Pikëpyetje mbi makinat e prokurorit Sokol Nishani

Argumentet e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit Sokol Nishani

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.