AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Mungesa e hapësirave të parkimit dëmton turizmin në Durrës

Ndërtimet pa plan të dy dekadave më parë po i japin pasojat tani – ku mungesa e garazheve nëntokësore dhe e vendeve të parkimit konsiderohet një ndër shqetësimet kryesore të operatorëve turistikë në plazhin e Durrësit.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
07:33 | 02/07/2023
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rruga “Pavarësia” në plazhin e Durrësit. Foto: Gëzim Kabashi.

Në fillim të viteve 2000, ndërtimi i pallateve me garazhe nëntokësore ishte një ngjarje e rrallë në plazhin e Durrësit – ku interesi kryesor i ndërtuesve ishin lokalet dhe dyqanet. Arkitekti Viktor Dhimgjini kujton se e projektoi një të tillë në fillim të viteve 2000, por shumë shpejt projekti u transformua.

“Mbaj mend realizimin e një projekti në stabilimentin “Iliria”, në të cilin parashikoja edhe ndërtimin e garazheve,” kujton Dhimgjini për BIRN.

“Pronarët e pallatit pak vite më vonë bënë disa modifikime dhe i kthyen garazhet në lokale dhe dyqane,” shtoi ai.

Dy dekada më vonë, mungesa e garazheve dhe e vendeve të parkimit është një ndër shqetësimet kryesore gjatë sezonit të verës në plazhin e Durrësit.

Plazhi i Durrësit është destinacioni turistik kryesor i vendit dhe këtë vit operatorët turistikë parashikojnë që të presin rreth 1 milion turistë – përfshirë vizitorët e përhershëm nga Kosova. Por sistemimi i tyre vazhdon të mbetet një sfidë për shumë prej operatorëve në fushën e turizmit.

Fred Spiru administron një hotel në buzë të detit dhe i tha BIRN se kërkesa për parkingje është gjashtë herë më e madhe se sa vendet që ka në dispozicion.

“Hoteli që administroj ka vetëm 10 vende në garazhin nëntokësor, ndërsa kërkesa e klientëve është 6 herë më e madhe. Kështu që unë jam i detyruar të kërkoj parkime në oborret e pakëta të shtëpive përreth,” tha Spiru, duke parashikuar vështirësi të mëdha për këtë sezon.

Rruga nga Ura e Dajlanit deri në Plepa është rindërtuar tre herë gjatë viteve të fundit, por zgjidhjet urbanistike lënë shumë për të dëshiruar. Ende pa filluar mirë sezoni turistik, rruga bllokohet shpesh nga numri i madh i makinave, ndërsa autoveturat e turistëve me targa nga shumë vende të Evropës sistemohen edhe gjatë natës në të dy anët e rrugëve kryesore dhe dytësore të Plazhit.

Për të lehtësuar qarkullimin, Bashkia e ka gjetur zgjidhjen te bllokimi i autobusëve të shumtë që mbërrijnë çdo ditë nga Kosova. Por kjo i lë të pakënaqur turistët.

“Shoferët ndalojnë ku të munden dhe ne vijmë drejt banesave të pushimit, duke tërhequr valixhet dhe fëmijët,” i tha BIRN Veliu, një 65 vjeçar nga Peja, i cili prej 12 vitesh nuk ka shkuar për pushime askund tjetër, përveçse në Durrës.

Edhe Ilir Malko, i cili e shfrytëzon çdo ditë këtë rrugë, vëren se përballet shpesh me “të moshuar apo fëmijë të vegjël” që lëvizin drejt bregdetit.

Situata me parkingjet nuk duket se është përmirësuar edhe pasi ndërtimi i garazheve nëntokësore u bë detyrim ligjor. Nga ana tjetër, ndërtuesit përballen me probleme të shkaktuara nga ujërat nëntokësorë.

“Të ndërtosh një pallat me garazhe, tashmë është detyrim ligjor, por ky nuk është proces i lehtë,” thotë Asti Llupi, i cili e ndjen veten me fat që kati i nëndheshëm i pallatit që u ngrit në truallin e tij nuk mban ujë.

Aktualisht, sheshet e parkimeve në plazhin e Durrësit konsiderohen një luks. Në mungesë të garazheve, ato do të ishin një alternativë e mirë për sistemimin e automjeteve, por numri i tyre është i reduktuar.

“Parkimet e fundit janë kryesisht sheshe të krijuara nga banesat e shkatërruara nga tërmeti e që presin të rindërtohen përsëri në të njëjtin vend,” thotë Armandi, një banor i zonës së plazhit.

Pallatet e ndërtuara shumë pranë njëri -tjetrit i kanë ngushtuar rrugët dytësore të kalimit për automjetet dhe këmbësorët. Ato kanë vështirësuar edhe ndërhyrjet e bashkisë në infrastrukturën rrugore të lagjes.

“Janë kaq afër pallatet, saqë bashkë me pengesat e ngritura artificialisht nga banorët e ngushtojnë edhe më tej rrugën që po asfaltohet,” u ankua Fredi Spiru.

Ky i fundit e sheh me pozitivitet ligjin e ri që i detyron ndërtuesit të mos ngrenë më shumë se gjashtë kate si dhe të ndërtojnë garazhe nëntokësore.

“Më mirë vonë se kurrë,” përfundon Spiru.

Etiketa: Asti LlupiBanorëBashkiaBashkia e DurrësitBIRNdetyrimDurrësFredi SpiruIlir MalkoKosovaLokaleMungesa e infrastrukturesPallatParkingjetPlazhi i DurresitpushimeRruga PavaresiaShoferStabilimenti IliriatargaturistURAUra e DajlanitViktor Dhimgjini
I mëparshmi

Mbyllja e vetingut për kreun e KLP-së ankimohet në Kolegj

Tjetri

Gjykata cakton masë sigurimi me burg ndaj 35 të akuzuarve për shpërndarje narkotikësh në Elbasan

Tjetri
Gjykata cakton masë sigurimi me burg ndaj 35 të akuzuarve për shpërndarje narkotikësh në Elbasan

Gjykata cakton masë sigurimi me burg ndaj 35 të akuzuarve për shpërndarje narkotikësh në Elbasan

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.