AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Qendra Ndërkombëtare e Hetimit do të hetojë krimet kundër Ukrainës

Qendra Ndërkombëtare për Gjykimin e Krimit të Agresionit kundër Ukrainës e mbështetur nga BE-ja do të hetojë shkeljet e kryera gjatë pushtimit rus për gjyqe të ardhshme në gjykatat ndërkombëtare dhe vendase.

Milica StojanovicngaMilica Stojanovic
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i GJPN-së Karim Khan (majtas), Ministrja e Drejtësisë i Holandës Dilan Yesilgoz-Zegerius, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin, presidenti i EuroJust’ Ladislav Hamran, Komisioneri i BE-s për Drejtësinë Didier Reynders dhe Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Kenneth Polite (djathtas) gjatë prezantimit të ICPA-s në Hagë të hënën. Foto: Rogier Chang.

Qendra Ndërkombëtare për Gjykimin e Krimit të Agresionit kundër Ukrainës, ICPA, një organ i ri ligjor që do të hetojë krimet e kryera gjatë pushtimit rus të Ukrainës, u hap të hënën në Hagë.

ICPA, e krijuar me mbështetjen e Komisionit Evropian, përbëhet nga prokurorë nga shtetet anëtare të BE-së, të cilët janë pjesë e Ekipit të Përbashkët Hetimor që po heton krimet e rënda të kryera gjatë luftës në vazhdim, së bashku me prokurorë nga Ukraina dhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

ICPA do të përgatisë rastet për gjykimet e ardhshme para gjykatave kombëtare ose ndërkombëtare në lidhje me krimin e agresionit kundër Ukrainës dhe po shihet si një hap drejt krijimit të një gjykate speciale që mund të ndjekë penalisht presidentin Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë të përfshirë në pushtim.

Ladislav Harman, presidenti i EuroJust, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësi Penale, tha se “kurrë në histori nuk kemi pasur më shumë prova për krimin e agresionit siç kemi sot”.

“Po flasim për video të ndryshme, fotografi nga ajri, GPS, komunikime të përgjuara, të dhëna në telefonat celularë e kështu me radhë”, tha Harman për mediat në prezantim.

Por Harman vuri në dukje se kur bëhet fjalë për të vërtetuar krimin e agresionit, provat e bombave apo incidente të ngjashme nuk janë të mjaftueshme.

“Ne gjithashtu duhet t’i lidhim të gjitha këto sulme me njerëz të caktuar që janë në pozita udhëheqëse, qoftë në lidershipin politik apo atë ushtarak, dhe kjo do të jetë një sfidë tjetër e madhe përpara nesh, sepse duhet të sigurohemi para së gjithash, se kemi prova të pranueshme”, shpjegoi ai.

Harman shtoi se hapi përfundimtar për prokurorët do të jetë “vlerësimi i të gjitha provave, përkthimi i atyre pjesëve të provave në dy gjuhë dhe përgatitja e një dosjeje të vërtetë ndërkombëtare qoftë për gjykatat vendase qoftë për gjykatat ndërkombëtare, qofshin ato të tanishme apo të ardhshme”.

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin tha se gjyqësori i Kievit kishte “identifikuar tashmë më shumë se 600 persona të cilët janë njoftuar për dyshimin në mungesë të krimit të agresionit kundër Ukrainës”.

“Ne kemi tashmë aktakuza kundër 312 prej tyre dhe kemi tashmë 20 persona të dënuar, por ideja e një gjykate është që të arrijë lidershipin më të lartë ushtarak dhe politik të Rusisë”, tha Kostin.

Ai shtoi se Ukraina do të vazhdojë të mbledhë prova dhe t’i ndajë ato në një nivel ndërkombëtar “për të përgatitur një gjykatë të ardhshme të cilës do t’i shërbehet informacioni fillestar”.

Në mars 2022, Lituania, Polonia dhe Ukraina krijuan Ekipin e Përbashkët të Hetimit, një partneritet ndërkombëtar hetimor i mbështetur nga Eurojust.

Gjykata Ndërkombëtare Penale iu bashkua ekipit të përbashkët hetimor në prill 2022, më pas Estonia, Letonia dhe Sllovakia në maj dhe Rumania në tetor.

Menjëherë pasi filloi pushtimi në shkallë të gjerë, Gjykata Penale Ndërkombëtare njoftoi fillimin e një hetimi, ndërsa përfaqësues të vendeve të ndryshme evropiane dhe organizatave ndërkombëtare udhëtuan gjithashtu në Ukrainë për të mbledhur prova për krimet e kryera.

Ukraina nuk është një vend anëtar i GJPN-së, por ajo iu drejtua gjykatës me bazë në Hagë në prill 2014 pas aneksimit të Krimesë, duke thënë se do të njihte juridiksionin e gjykatës “me qëllim të identifikimit, ndjekjes penale dhe gjykimit të autorëve dhe bashkëpunëtorëve në aktet e kryera në territorin e Ukrainës”. Rusia gjithashtu nuk është anëtare e GJPNJ-së.

Etiketa: agresionBEEstoniaEurojustfotografiGJPNGJPNJGjykataGjykatëGjykate specialeGjykatësGjyqkrime lufteLufteParaPoloniaprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmPunëPunëtorPunëtorëpushtimPutinRumaniaRusiRusiaSHSllovakiaUkrainaUkrainëvideoVladimir Putin
Tjetri
‘Kunati i shokut Xhemal’: KLP finalizon transferimin e motrës së Felajt në Tiranë

'Kunati i shokut Xhemal': KLP finalizon transferimin e motrës së Felajt në Tiranë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.