AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KP

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e gjyqtarit Besnik Hoxha

Pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ankimon në Kolegj vendimin e Komisionit për konfirmimin e gjyqtarit të Tiranës Besnik Hoxha dhe kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:08 | 04/07/2023
në KP, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Besnik Hoxha
Nga seanca e shpalljes së vendimit për gjyqtarin Besnik Hoxha në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të hënën më 3 korrik vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Besnik Hoxha. Bazuar dhe në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, Komisioneri ndan gjykim të kundërt me Komisionin duke vlerësuar se Hoxha nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë dhe duhet shkarkuar.

Hoxha u konfirmua në detyrë më 18 maj me shumicë votash, pas një seance dëgjimore ku u evidentuan barra prove për pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Më datë 20 qershor, ONM paraqiti rekomandim pranë institucionit të Komisionerëve Publikë duke u kërkuar të kryejnë ankim.

Ashtu si ONM, edhe Komisioneri vlerëson se çështje të lidhura me pasurinë dhe aftësitë profesionale nuk janë adresuar siç duhet nga KPK.

Sipas Ballhysës, subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm lidhur me mbulimin e shpenzimeve dhe investimeve të kryera ndër vite; se ka ndërmarrë veprime dhe është përpjekur për të paraqitur ndryshe rrethanat lidhur me të drejtat e tij pasurore; nuk ka provuar mundësinë financiare të personave të tjerë të lidhur me të; si dhe disponohen informacione nga agjencitë ligjzbatuese të referuar për sgjyqtarin Hoxha dhe personat e tjerë të lidhur me të, me të cilët ndërthuren interesat private.

Po ashtu, Komisioneri mban qëndrim ndryshe nga KPK dhe për disa raste të konfliktit të interesit. “…Pavarësisht natyrës së çështjeve të gjykuara nga subjekti, është përgjegjësi e tij të mos gjykojë çështje kur ai ka lidhje të natyrës personale apo interesi me palët në gjykim. Fakti është që subjekti në një numër jo të vogël rastesh si më sipër, ka gjykuar çështje të tilla duke mosrespektuar apo anashkaluar parimet themelore procedurale që synojnë mbrojtjen e paanshmërisë së gjyqësorit”, konstaton Ballhysa dhe në përfundim i kërkon Kolegjit që të shkarkojë gjyqtarin Besnik Hoxha.

Etiketa: aftësitë profesionaleAnkimBesnik HoxhaFlorianFlorian BallhysaGjykata e Rrethit TiranëgjykimGjyqGjyqtarekomisionerKomisioneriKomisioneri PublikKPKligjzbatueseONMOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitTiranë
I mëparshmi

Mirjana Miocinoviç: Aktiviste kundër luftës, profesoreshë teatri dhe muza e Danilo Kisit

Tjetri

Ekspertët e BE dhe SHBA kundërshtojnë ‘paketën’ e ndryshimeve në drejtësi

Tjetri
Drejtuesit e rinj të drejtësisë, në garë për më shumë privilegje

Ekspertët e BE dhe SHBA kundërshtojnë 'paketën' e ndryshimeve në drejtësi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.