AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Banka e Shqipërisë nuk ka në plan të ndërhyjë te kursi i këmbimit, thotë Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë këmbënguli se institucioni i tij nuk ka rol për të luajtur në krizën e kursit të këmbimit, ku leku është forcuar në nivele të pabesueshme, ndërsa mbështet argumentet e qeverisë se forcimi është rrjedhojë e përmirësimit ekonomik dhe jo e pastrimit të parave.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
18:14 | 05/07/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Guvernatori Gent Sejko. Foto: LSA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se institucioni që ai përfaqëson nuk ka në plan të ndërhyjë për të ndaluar forcimin e mëtejshëm të lekut në tregun e këmbimit valutor ndërsa mbështeti qëndrimin e qeverisë, e cila thotë se ky forcim, nuk është rrjedhojë e parave të pista, por e suksesit ekonomik të vendit në turizëm dhe sektorë të tjerë.

Në konferencën për shtyp në të cilën njoftoi vendimin për të mos ndryshuar normat e interesit, Sejko gjithsesi pranoi se institucioni i tij ka blerë 120 milionë euro në këtë vit si pjesë e “operacioneve të zakonshme” dhe ka në plan të vijojë të blejë me objektiv final 160-220 milionë euro deri në fund të vitit.

Leku shqiptar shënoi rekordin e vet absolut historik të mërkurën në kuotën 104.55 lekë për euro, sipas të dhënave të kursit mesatar fiks të Bankës së Shqipërisë. Një vit më parë, euro kushtonte 119 lekë ndërsa në janar të këtij viti, kushtonte rreth 116 lekë.

“…kemi rritje të të ardhurave nga hyrjet nga turizmi, që pothuajse janë dyfishuar, si dhe nga investimet e huaja direkte që kanë një rritje të konsiderueshme gjithashtu. Këtu përfshihen dhe blerjet e pasurive të patundshme nga jorezidentët dhe gjithashtu ne kemi rritje të remitancave,” deklaroi Sejko, duke shtuar se Banka e Shqipërisë “nuk sheh arsye për të ndërhyrë.”

Forcimi i lekut me ritme të tilla ka ngritur shqetësime mes kompanive eksportuese të vendit, të cilat vërejnë fitimet dhe të ardhurat e tyre nga eksportet duke u gërryer përkundrejt shpenzimeve që i kanë kryesisht në lekë dhe të vështira për t’u reduktuar. Duke pranuar ekzistencën e problemit, qeveria ka propozuar me ligj urgjent në parlament heqjen e detyrimit të kompanive eksportuese për të mos parapaguar këstet e zakonshme të tatimit mbi fitimin, të cilat vlerësohen në bazë të fitimit të vitit të kaluar. Sipas relacionit të qeverisë për projektligjin [link], kompanitë që realizojnë më shumë se 70% të të gjitha shitjeve në eksport, do të kenë të drejtë të mos parapaguajnë këstet e tatimit mbi fitimin, masë që synon të lehtësojë gjendjen e tyre të likuiditetit.

“Fuqizimi i monedhës vendase në ekonominë e një vendi ka një ndikim të lartë. Eksportet bëhen më të shtrenjta, pra kemi një rënie të kërkesës për eksporte, ndërkohë që importohet më lirë, pra rritet kërkesa për mallra të importuara. Për rrjedhojë, kemi më pak kërkesë për mallra të prodhuara në vend, gjë e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në frenimin e rritjes ekonomike,” shkruan Ministria e Financave në relacionin shoqërues të projektligjit.

Ndryshe nga sa argumenton qeveria dhe Banka e Shqipërisë mbi origjinën e flukseve valutore që kanë sjellë forcimin e lekut, shumë ekspertë si dhe opozita, argumentojnë se paratë e pista janë një burim i dukshëm i këtij forcimi, me pasoja katastrofale afatshkurtra dhe afatgjata në ekonomi. Ndërsa leku forcohet, interesi i operatorëve ekonomikë për të prodhuar mallra dhe shërbime, si për eksport, ashtu edhe për konsum vendës bie, ndërsa importet bëhen gjithnjë e më të lira. Por ndërsa aktiviteti ekonomik normal goditet duke penalizuar shumicën dërrmuese të popullsisë, aktiviteti i furnizuar nga paratë e pista si ndërtimi dhe shit-blerja e pronave të patundshme, janë në interes të vetëm një grupi të vogël shqiptarësh.

Ekonomia shqiptare u rrit me 2.7% në tremujorin e parë të këtij viti, duke u ngadalësuar në krahasim me rritjen 4.8% të vitit të kaluar. Në mënyrë shumë domethënëse, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, më shumë se gjysma e rritjes ekonomike u shkaktua nga sektorët “ndërtimi” dhe “sektori i pronave të paluajtshme,” sipas të dhënave të Institutit të Statistikave.

Leku shqiptar është forcuar vazhdimisht që nga viti 2016, kur një euro kushtonte 140 lekë. Përgjatë periudhës që leku është forcuar, vendi është përballur me disa goditje të forta, të cilat, logjikisht do të kishin pasur efekt nënçmues. Tërmeti i vitit 2019 shkaktoi mbi 1 miliardë euro dëme ndërsa pandemia e vitit 2020, bllokoi aktivitetin ekonomik normal për shumë dhe shumë muaj. Në vitin 2020, qeverisë shqiptare iu desh të shpenzonte gati gjysmë miliardi euro për të paguar importe shumë të shtrenjta të energjisë elektrike, shkaktuar kjo nga lufta në Ukrainë. Përkundër të gjitha këtyre faktorëve, leku ka vijuar të forcohet, duke gërryer aftësinë konkurruese të çdo produkti vendës, nga qumështi i lopës te veshjet dhe këpucët për eksport. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ndërsa Aktivitetet e Pasurive të Paluajtëshme u rritën në bazë vjetore me 11% dhe ndërtimi u rrit me 4.5%, bujqësia, ku zyrtarisht mbahen të zënë me punë mbi 40% e forcës së punës, u rrit me 0.04%.

 

 

Etiketa: Banka e ShqipërisëekonomiEkonomiaEkonomia shqiptareEuroFinalForcimi i lekutGent SejkoImportetINSTATInstituti i StatistikaveKursiKursi i KembimitLigjliraLuftaMASMinistria e FinancavendikimOpozitapandemiaparlamentpasojaPastrimi i paravePunëQeveriaRritja ekonomikeSejkoSHshqipshqiptareTurizmi
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Enklid Gjini – Prokuroria e Tiranës

Tjetri

Rreziku i shtuar nga një Rusi e dobësuar

Tjetri
Rreziku i shtuar nga një Rusi e dobësuar

Rreziku i shtuar nga një Rusi e dobësuar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.