AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA mori prova të reja në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit, Irena Brahimi

Kolegji pranoi si prova disa dokumente shtesë të sjella nga gjyqtarja sa i përket pasurisë, ndërsa cilësoi të papranueshëm një denoncim ndaj gjyqtares. Ndërkohë Komisioneri Publik u tërhoq nga kërkesa për të përfshirë në rivlerësimin profesional denoncimin publik mbi gjykimin e një aksidenti të rëndë të vitit 2016.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
12:10 | 06/07/2023
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Irena Brahimi pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten, 6 korrik, parashtrimet të reja të palëve në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit të Përgjithshëm, Irena Brahimi, konfirmimi i të cilës në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik 2020 është ankimuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.

Fillimisht Komisioneri Publik Florian Ballhysa tha se pasi ishte njohur me dosjet nga Gjykata e Lartë, ku ndodhet për shqyrtim çështje në lidhje me një aksident me tre viktima të vitit 2016, ai konsideronte se denoncimi publik ndaj gjyqtares në këtë rast nuk përfshihej në procesin e rivlerësimit.

Denoncimi publik bazohet jn një video në të cilën një makinë me drejtues H.D, futet në krah të kundërt dhe përplaset me një makinë që drejtohej nga një shofer nga Kosova. Tre persona humbën jetën në përplasje. Siç doli në seancën e kaluar gjyqtarja në Apel i kishte dhënë pafajsi shoferit me iniciale H.D., ndërsa denoncimi pretendonte se një video tregonte qartë se ky i fundit kishte qenë fajtor në përplasje.

Brahimi pretendoi në seancë se një video që kishte filmuar përplasjen e dy makinave ishte e paqartë për shkaktarin determinant të aksidentit. Ajo tha se fajësia e H.D nuk provohej tej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe se video nuk tregonte momentin e përplasjes, pasi e pengonte një ndërtesë.

Pas tërheqjes së dosjes nga Gjykata e Lartë që po shqyrton rastin Ballhysa tha se në gjykatën e Apelit trupa kishte kryer një proces normal dhe ishte pyetur ekspertë. Ballhysa vuri në dukje se denoncimi kishte të bënte me themelin e çështjes dhe për këtë nuk mund të jepte përgjigje Kolegji, por do të shprehej Gjykata e Lartë.

Ndërkohë një denoncim i ri që kishte ardhur sëfundmi në KPA, i cili siç relatoi vetë gjyqtarja ankohej për vonesë zbardhje vendimi, u rrëzua nga trupa. Gjyqtarja tha se i kërkonte ndjese denoncuesit për vonesës, por shpjegoi se veç çështjeve në gjykate ajo kishte edhe procesin e rivlerësimit. Ajo po ashtu tha se denoncuesi duhet të mbante edhe në konsideratë “pasojat që djali i saj 30 e ca vjeç i kishte shkaktuar një 13 vjeçari”.

Në pjesën tjetër të seancës Brahimi relatoi mbi gjetje të Komisionerit sa i përket pasurisë, duke referuar me detaje historikun financiar të vjehrrit dhe vjehrrës. Ajo kërkoi pranimin e disa akteve shtesë.

Pasi u tërhoq trupa që kryesohej nga gjyqtarja Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomo dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, vendosi pranimin e provave dhe shtyu seancën për në 19 korrik për të dëgjuar konkluzionet e palëve.

Etiketa: aksidentApelDenoncimFlorianFlorian BallhysaGjykataGjykata e Apelit TiranëGjykatëGjyqtareIna RamaIrena BrahimiKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKosovaKPAMimoza TasiNatasha MulajRamaRezarta  SchuetzShoferSokol ÇomoVendimivideoviktimaZbardhje
I mëparshmi

Rreziku i shtuar nga një Rusi e dobësuar

Tjetri

Kuvendi fut me procedurë të përshpejtuar draftin për mjekët e rinj

Tjetri
Kuvendi fut me procedurë të përshpejtuar draftin  për mjekët e rinj

Kuvendi fut me procedurë të përshpejtuar draftin për mjekët e rinj

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.