AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama dorëzon Çuçin pas dhunës së bandave ndaj qytetarëve në Fushë Krujë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka shkarkuar ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe se ka emëruar në vend të tij Taulant Ballën, një përzgjedhje e kritikuar nga opozita si “dorëzim në duart e bandave” të Ministrisë së Brendshme. Rama deklaroi se pret që Balla ta ndihmojë të “çojë përpara përpjekjen e tij shtetndërtuese”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtuesit e ri në polici dhe IKMT gjatë prezantimit.

Deputeti socialist Bledi Çuçi nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk dha arsye për ndryshimin. Çuçi u shkarkua vetëm pak më shumë se 24 orë nga publikimi i një videoje që tronditi kombin me mesazhin që përçonte.

Çuçi do të zëvendësohet në këtë pozicion nga Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. “…uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese,” deklaroi Rama, i cili erdhi në pushtet  fillimisht me premtimin se “do të bëjë shtet” por që tashmë mbart një seri skandalesh të lidhjeve mes politikës dhe krimit, në disa nga qarqet kryesore të vendit.

Deputeti i opozitës Gazmend Bardhi, i cili u përball me Ballën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në qarkun e Elbasanit, kritikoi zgjedhjen e Ramës duke e cilësuar atë “kapitullim të shtetit.”

“Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që të emërohen për të forcuar dhe konsoliduar më tej lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!”, deklaroi Bardhi pas emërimit të Ballës.

Një video e publikuar të premten shpalosi para qytetarëve në nivel kombëtar një nivel të paprecedent dhune të bandave kriminale si dhe riktheu pikëpyetjet mbi aftësinë e Policisë së Shtetit për të kryer funksionin e vet themelor, kontrollin e territorit.

Në video, anëtarë të familjes Rraja në Fushë-Krujë shfaqen duke rrahur me shkopa bejzbolli dhe duke kërcënuar me pistoletë dy qytetarë, për arsye se këta të fundit ishin ankuar në polici për dëmet që kishin pësuar në banesa nga shpërthimet në një gurore të shfrytëzuar nga kjo familje.

Të shtunën, ministri Çuçi dhe drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku njoftuan “riorganizimin tërësor” të komisariatit të Fushë Krujës, ndërsa ushtruesit kryesorë të dhunës janë në arrati dhe policia i bëri atyre thirrje publike që të dorëzohen.

Pak orë më vonë, Rrahman Rraja, deputeti socialist i zonës, deklaroi dorëheqjen dhe tërheqjen nga politika si dhe u kërkoi ndjesë viktimave të dhunës. Ai i bëri thirrje të birit, i cili shfaqet në video duke ushtruar dhunë, të dorëzohet.

Deputetët apo ish deputetët socialistë kanë një histori të gjatë dhune kriminale, nga e cila duket se shpëtojnë lehtë.

Në vitin 2015, deputeti Armando Prenga qëlloi mbi disa qytetarë me armë me synimin shfrytëzimin e një rezervati natyror peshku. Prokuroria e konsideroi ngjarjen “plagosje e lehtë me dashje” dhe ai shpëtoi me një periudhë të shkurtër burgosjeje. Ndonëse jo më deputet, edhe në zgjedhjet për pushtetin vendor të 14 majit, emri i tij u shfaq si aktivist socialist.

Ish-deputeti tjetër Arben Ndoka, një i dënuar për trafik qeniesh njerëzore, dërgoi dhunën banditeske në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë duke rrahur me grushte deputetin e opozitës Genc Strazimiri për shkak se ky i fundit zbuloi në parlament dënimin e tij për trafik qeniesh njerëzore në Itali. Dhunuesi tjetër, Pjerin Ndreu është aktualisht kryetari i Bashkisë Lezhë. Ndoka dhe Ndreu u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Lartë për dhunën.

Etiketa: aktivistArben NdokaArmando PrengaBledi ÇuçideputetDhunëEdi RamEdi RamaEmriFamiljeGazmend BardhiGjykataGuroreItaliKrujëKryeministri Edi RamakryetarMinistër i BrendshëmMuhamet RrumbullakuParaparlamentPartisë SocialistePjerin NdreuplagosjepoliciPoliciaProkuroriaQarqetRamaRrahman RrajashqipTaulant BallaTrafikvideoZgjedhjet
Tjetri
Shën Asti, peshkopi i Dyrrahut që u kryqëzua nga romakët

Shën Asti, peshkopi i Dyrrahut që u kryqëzua nga romakët

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.