AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Shën Asti, peshkopi i Dyrrahut që u kryqëzua nga romakët

Të mërkurën në kishën “Apostull Pavli dhe Asti” u mbajt një simpozium shkencor mbi figurën historike të martirit të krishterë nga Durrësi.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kisha Shen Astit në Durrës | Foto Gezim Kabashi

Shën Asti, një nga figurat fetare më interesante, i njohur edhe si shënjti mbrojtës i Durrësit u përkujtua të mërkurën në një simpozium të organizuar me rastin e kremtimit të tij.

Shën Asti u martirizua 1925 vjet më parë, më 7 korrik të vitit 98 pas erës sonë, ndërsa kishte nisur të kryente detyrën e peshkopit të qytetit.

“Vendosmëria e të krishterëve për të mos respektuar besimet zyrtare të perandorisë romake u lexua si sfidë që i bëhej stabilitetit dhe harmonisë së përgjithshme”, shkruan studiuesi Dorian Hatibi në librin e tij “Historia e Durrësit”.

Ndër historitë legjendare të të krishterëve që e kthyen qëndresën në virtyt, një ndër më epiket është ajo e Shën Astit të Dyrrahut.

Edhe pse duhet të ketë qenë në moshë të thyer, Asti nuk e mohoi besimin.

Të tërbuar romakët vendosën ta kryqëzonin dhe për tia bërë vdekjen edhe më të dhimbshme, ia lyen trupin me mjaltë, në mënyrë që gjatë qëndrimit në kryq të pickohej nga insektet.

Shtatë të krishterë të rinj, të cilët u bënë dëshmitarë  të vuajtjeve të Astit u gjynjëzun poshtë kryqit të tij.

“Të rinjtë u arrestuan dhe u ekzekutuan me mbytje”, tha studiuesi Hatibi për BIRN.

Në simpoziumin që u mbajt në kishën “Apostull Pavli dhe Asti” të qytetit bregdetar, disa historianë sollën të dhënat të reja mbi figurën e shënjtit.

“Durrësi është qyteti më i vjetër në vendin tonë dhe e ka shenjtin e tij mbrojtës, Shën Astin”, tha historiani Ilirian Gjika.

“Shën Asti ishte një figurë revolucionare,: tha më tej studiuesi Gjika, sipas  të cilit shenjti luajti një rol “revuolucionarizues duke kontribuar në fidanishten e krishterimit në Durrës”.

“Ai jetoi mes banorëve të Durrësit”, tha për BIRN studiuesi Gjika, duke shtuar se shën Asti vazhdon të jetë një figurë shpirtërore për besimtarët durrsakë.

“Ai i përket të dy kishave, asaj orthodokse dhe asaj katolike, sepse jetoi para ndarjes së tyre në kishën lindore dhe perëndimore,” shpjegoi Gjika.

Edhe më parë, artistët durrsakë janë përpjekur të sjellin në vëmendjen e bashkëqytetarëve figurën e Shën Astit.

Në fund të viteve 1990, skulptori i njohur Qazim Kërtusha realizoi tre bocete të figurës së shenjtit, të cilat u pritën mirë edhe nga drejtuesit e pushtetit vendor.

“Kisha lexuar mjaft për kontributin e tij të hershëm në Durrës”, kujtoi skulptori Kërtusha, ndërsa shtoi se pasi punoit të tre variantet ua bëri të njohura kolegëve dhe disa drejtuesve të fesë dhe të pushtetit vendor.

“Një nga skulpturat mund të vendosej në qytet, në një vend të përshtatshëm, ndërsa tjetra ishte realizuar për tu instaluar në det, rreth 150 metra larg bregut, në vendin e njohur si Batllat, aty ku mendohet se është martirizuar Shën Asti”, vazhdoi Këërtusha.

Skulptori durrsak propozoi hapjen e një konkursi me artistët më të mirë të vendit për realizimin e një skulpture urbane, por të gjitha propozimet “mbetën në letër.”

Luigi de Rosa është një arbëresh, që jeton prej më shumë se  15 vjetësh në Shqipëri.

De Rosa tha për BIRN se “Shën Asti mund të jetë shumë mirë shenjti mbrojtës i qytetit të Durrësit, madje sipas meje ai është tashmë mbrojtësi i qytetit”.

“Megjithëse jam katolik, unë herë pas here i ndjek ritualet e kishës bizantine lindore, ashtu siç ndodhte në përgjithësi me arbëreshët e Italisë”, shton Luigi de Rosa.

De Rosa sjell shembullin e fshatit të tij Ururi (Itali), ku ai ka drejtuar botimin e revistës “Këmbora”.

“Në katundin tonë i falemi një cope nga kryqi, si një gjë e shenjtë,” tha ai, duke kujtuar se Shën Asti në Durrës është edhe një figurë historike.

Shën Astit do ti kushtohen disa kisha gjatë dy mijëvjeçarëve dhe ai do të jetë një figurë qendrore në kishën e Dyrrahut, ndërsa dita e martirizimit të tij, 7 korriku, përkujtohet në të gjithë botën.

Studiues të huaj të mesjetës, si Antoni Brier dhe Bushhauzen kanë hedhur idenë se kapela e amfiteatrit të Durrësit i dedikohet Shën Astit.

“Ajo dhe mozaikët e saj të realizuara në shek 5-6 të erës sonë tashmë janë vënë në qendër të studimeve që kanë lidhje me figurën e Shën Astit”, tha studiuesi Ilirian Gjika.

“Durrësi i bën nder Shën Astit, dhe Shën Asti i bën nder Durrësit,” tha Gjika, ndërsa shtoi “qyteti e meriton plotësisht një shenjt si ai.”

Etiketa: Antoni BrierApostull PavliBanorëbesimtarëBIRNBushhauzenDorian HatibiDurrësIlirian GjikaItaliKishëkrishterëLuigi de RosambytjeMjaftmozaikParaPeshkopiQazim KërtusharosaSHShën AstishqipShqipëriTIAUruri
Tjetri
Të pandëshkuar: Luftëtarët pro-serbë grekë ende mburren për Srebrenicën

Të pandëshkuar: Luftëtarët pro-serbë grekë ende mburren për Srebrenicën

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.