AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kërkesë për arrest për Arben Ahmetajn

Prokuroria e Posaçme njoftoi të hënën se ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me hetimin mbi skandalin e incineratorëve, figura më e lartë politike në tre dekada që përfundon nën akuzë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Arben Ahmetaj pas marrjes në pyetje nga SPAK në Tiranë më 22 qershor 2023. Foto: LSA

Arben Ahmetaj, zyrtar, deputet dhe ministër socialist me disa portofole përgjatë dy dekadave të fundit, pritet të përballet me arrest dhe akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e incineratorëve, tre kontrata famëkeqe të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat kanë dërguar sakaq pas hekurave edhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako krahas shumë zyrtarëve të tjerë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur të hënën se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit parlamentar të Ahmetajt me qëllim arrestimin e tij.

Në bazë të hetimit, SPAK tha se “ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit: Arben AHMETAJ”.

Ahmetaj është deklaruar i pafajshëm për akuzat.

Detajet mbi akuzat nuk janë të ditura dhe shkresa e kryetarit të SPAK Altin Dumani për Kuvendin e Shqipërisë nënvijëzon nevojën “për të ruajtur sekretin hetimor” dhe kërkon që procedura e shqyrtimit të dokumenteve nga Këshilli i Mandateve të bëhet pa praninë e publikut për shkak se, sipas Dumanit, hetimet vijojnë për persona dhe fakte të tjera.

Arben Ahmetaj, 54 vjeç, ka qenë drejtues i administratës tatimore dhe më pas, zëvendësministër, gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste 1997-2005. Ai u përball me akuza për korrupsion pas rënies nga pushteti në vitin 2005, në lidhje me skandalin e Albtelecom, kompanisë në atë kohë shtetërore të telefonisë, nga e cila u transferuan miliona euro përmes kontratave fiktive të interkonjeksionit me operatorë ruralë. Ahmetaj doli i pafajshëm në atë kohë. Ahmetaj deklaron se ka një pasuri familjare prej rreth 3 milionë eurosh. [Link]

Pas rikthimit të socialistëve në pushtet, në vitin 2013, ai u bë fillimisht Ministër i Ekonomisë dhe i Sipërmarrjes dhe më pas, Ministër i Financave. Ai u bë zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.

Qeveria shqiptare akordoi një kontratë për ndërtim incineratori në Elbasan në vitin 2015 me procedurë emergjente, e cila më pas u konsiderua si e paligjshme. Dy kontrata pasuan për një incinerator në Elbasan dhe një në Tiranë, e cila vijon të jetë aktive.

Aktualisht në burg nën gjykim gjendet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili përballet me akuza korrupsioni dhe pastrimi parash si dhe Alqi Bllako, ish-sekretar i përgjithshëm në ministri dhe ish-deputet, nën akuzën për korrupsion.

Ahmetaj është zyrtari më i lartë në gati tre dekada që përballet me akuza për korrupsion.

Etiketa: 1997AhmetajAkuzaAlqi BllakoAltin DumaniArben AhmetajArrestBurgdeputetEdi RamaelbasanEuroFshehje pasuriegjykimHetimetIncineratorIncineratoretKorrupsionKorrupsioniKuvendiLefter KokaMjedisitPartisë SocialistePastrim parashProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarProkuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitQeveriaQeveria shqiptareRamashqipshqiptareSPAK
Tjetri
Prokurori Rifat Kojku heq dorë nga statusi i magjistratit

Prokurori Rifat Kojku heq dorë nga statusi i magjistratit

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.