AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria dhe policia i dërgojnë letra njëra-tjetrës në lidhje me skandalin e gurores së Borizanës

Pas publikimit të një videoje dhune mizore të ushtruar nga familjarë të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja kundër disa qytetarëve që ankoheshin se u ishin dëmtuar shtëpitë nga shpërthimet në një gurore pranë fshatit Borizanë, Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit ia hodhën fajin njëra-tjetrës duke deklaruar se “kishin përcjellë dokumentet”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gurorja e kompanisë Delia në fshatin Borizanë, bllokuar për verifikim nga policia. Foto: LSA

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës duket se tentuan të lajnë duart nga pikëpyetjet e ngritura mbi punën e këtyre dy institucioneve në lidhje me denoncimin e qytetarëve të Borizanës për shpërthimet e lëndëve plasëse në një gurore, denoncime që u bënë shkas për dhunë mizore të ushtruar nga familjarë të ish-deputetit Socialist Rrahman Rraja, ngjarje që u bë publike nga rrjedha në media e një videoje që ngjan se është regjistruar nga vetë dhunuesit.

Të hënën, Policia e Shtetit u përpoq të mbrojë veten duke deklaruar se Policia e Krujës “ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore” në lidhje me ngjarjen dhe se i ka përcjellë prokurorisë kallëzimin e banorëve që u ankuan fillimisht në maj të këtij viti.

Sipas policisë, ajo ka dërguar dy materjale, njëri 20 faqe dhe tjetri 186 faqe, për veprën penale “Shkatërrim Prone”.

“Theksojmë se Policia e Krujës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast, me paanshmëri dhe konform ligjit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës,” deklaroi policia [link].

Prokuroria e Tiranës iu përgjigj pak më vonë, në një deklaratë tjetër për shtyp, në të cilën tha se i ka regjistruar të dyja denoncimet si vepra penale në hetim dhe se hetimet, për këto çështje janë “në fazën paraprake.” Prokuroria bëri të ditur gjithashtu se për një nga denoncimet, i ka kthyer dosjen pas Policisë së Krujës për hetime të mëtejshme.

“…dosja i është deleguar për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë,” bëri të ditur prokuroria. [Link]

Qytetarët u tronditën ditën e premte nga publikimi i një video në të cilën shfaqen anëtarë të shumtë të familjes Rraja, duke rrahur me shkopinj bejsbolli dhe duke kërcënuar me pistoletë dy qytetarë, për shkak të ankesave të këtyre të fundit për aktivitetin e një guroreje, e cila është bllokuar. Sipas policisë, gurorja është nën pronësinë e Delia Group.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kjo kompani është nën pronësinë e shtetasit Viktor Delia, ndaj të cilit nuk rëndon ndonjë akuzë. As policia dhe as prokuroria nuk shpjegojnë kontekstin në të cilin, denoncimi ndaj një kompanie nën pronësinë e një individi, sjell reagimin e individëve nga një familje tjetër. Prokuroria gjithashtu nuk bën të ditur nëse ka kryer ndonjë veprim hetimor, por mjaftohet duke thënë se çështja është “nën hetim paraprak”.

Të shtunën, pas reagimit publik, Rrahman Rraja, deputeti socialist, vëllai dhe i biri i së cilit shfaqen duke ushtruar dhunë banditeske ndaj qytetarëve, dha dorëheqjen si deputet ndërsa kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka komentuar mbi ngjarjen, shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Para shkarkimit, Çuçi pati deklaruar “riorganizim” të komisariatit të Krujës, gjë që sugjeron një farë pranimi se ky komisariat nuk ka arritur të  kontrollojë territorin.

Gjatë viteve të fundit, disa eksponentë të familjes Rraja kanë dalë në media si pjesë e kronikës së zezë. I biri i deputetit, Rexhep Rraja, aktualisht në kërkim nga policia për dhunën ndaj banorëve të Borizanës, u akuzua në vitin 2018 për përdhunim, ngjarje e cila duket se dërgoi në arrati një oficer policie, i cili deklaroi se ishte kërcënuar nga familja e deputetit dhe nga Taulant Balla, ministri i ardhshëm i brendshëm. Balla dhe Rrahman Rraja kanë hedhur poshtë akuzat, ndërsa duke demonstruar përkatësinë e tij politike, Rexhep Rraja në një rast deklaroi se do t’ia tregonte vendin opozitës në zgjedhje.

Redjan Rraja, një tjetër anëtar i familjes, është i arrestuar nën akuzë për lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Deri më tani policia nuk ka arritur të gjejë vendndodhjen e dhunuesve ndërsa i ka bërë thirrje atyre “të dorëzohen”.

Etiketa: Arjan NdojaBanorëBledi ÇuçideputetDhunëDosjaEdi RamaFamiljeGuroreHetimhetimeHetimetKrujëKryeministri Edi RamaMediaParaPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e TiranësPunëRamaRedjan RrajaRexhep RrajaRrahman RrajaTaulant BallaTiranëvideozgjedhje
Tjetri
Ahmetaj përfitoi 491 mijë euro ryshfet dhe dy vila në bregdet, thotë SPAK

Ahmetaj përfitoi 491 mijë euro ryshfet dhe dy vila në bregdet, thotë SPAK

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.