AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin e Ibrahim El Salih për propangadim të xhihadit

Dënimi me 2 vjet e 8 muaj burg i dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ndaj Ibrahim El Salih për propangadim të xhihadit dhe nxitje për kryerjen e krimeve me qëllime terroriste u gjet i drejtë nga Apeli.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizaur vendosi të martën m 11 korrik lënien në fuqi të dënimit në shkallë të parë të të pandehurit Ibrahim El Salih Lekica, për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllimë terrotiste”. Më 28 dhjetor 2022, Prokuroria e Posaçme, SPAK përfundoi hetimet ndaj Salih, duke e akuzuar se propagandonte xhihadin nëpërmjet shkrimeve të publikuara në rrjetin social Facebook.

Akuza e prokurorisë u gjet e mbështetur në prova prej Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që me vendim të 13 shkurtit 2023 e deklaroi Salih fajtor dhe caktoi dënim me 4 vjet burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri u dënua përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj burgim. Kjo vendimarrje u çmua e drejtë dhe nga trupi gjykues i Apelit, i kryesuar nga gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka e Dhimitër Lara, të cilët lanë në fuqi dënimin e Salih.

SPAK në konkluzionet e tij parashtroi se nga ana e të pandehurit manifestoheshin thirrje për të shtyrë lexuesit dhe ndjekësit e tij në Facebook, për të përkrahur luftën  shenjtë ‘xhihadin’; se është solidarizuar me personat e vrarë në këtë luftë lidhur me legjitimimin e krijimit të të ashtuquajturit shteti islam i Irakut dhe udhëheqësit e tyre; se ka mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore; ka përkrahur mobilizimin e fëmijëve në akte të dhunshme; si dhe ka synuar nxitjen dhe ka bërë thirrje publike për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.

Ibrahim El Salih, 56-vjeçari nga Kukësi u arrestua më 24 maj 2022 nga Drejtoria e Antiterrorit në Poicinë e Shtetit. I lindur në fshatin Shtiqën dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Baba i dy fëmijëve të rritur, ai raportohet gjithashtu si aktivist politik dhe mbështetës i opozitës, por nuk është shquar më parë për prirje ekstremiste ose radikale fetare.

Kërkesa e prokurorit të SPAK, Adnan Xholi për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Salih dhe vendimi i mëparshëm për pranimin e kësaj kërkese nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, u rrëzua nga gjyqtari i po kësaj gjykate Engert Pëllumbi, pas ankimit të kryer nga përfaqësuesi ligjor i të pandehurit. Pëllumbi arsyetoi se “të gjitha postimet e bëra nga personi nën hetim[…], janë opinione të cilat mund të devijojnë dukshëm, si nga mendimi i përgjithshëm i komunitetit lidhur me këto probleme ashtu dhe nga doktrina zyrtare e fesë së përqafuar prej tij, por që gjithësesi meritojnë të mbrohen nën dritën e lirisë së shprehjes”. Vendimarrja e Pëllumbit për lirimin e menjëhershëm të Lekicës, u gjet e drejtë edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Përfaqësuesi ligjor i Ibrahim El Salih, avokati Ferid Muça pohoi atëherë për BIRN se postimet dhe qëndrimet e të përfaqësuarit prej tij ishin në kuadrin e lirisë së ndërgjegjes dhe lirisë së fesë. Ai e cilësoi vendimarrjen për lirimin e Salih të bazuar edhe në jurispudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Por, vendimarrja e fundit e Gjykatës së Posaçme të Apelit lidhur me gjykimin e çështjes në themel, për lënen në fuqi të dënimit të Lekicës është i formës së prerë, e kthen në burg të pandehurin.

Etiketa: Adnan XholiaktivistAkuzaArrestBIRNBurgDaniela ShirkaDhimitër LaraDrejtoria e AntiterroritFacebookFerid MuçaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata Europiane e te Drejtave te njeriutGjykatëGjykatësgjyqtarHetimHetimetIbrahim El SalihIbrahim El Salih LekicaKosovaMASNertina KosovaProkuroriaProkuroria e PosaçmePropagandaShtiqënSPAKVendimVendimi
Tjetri
Afera e incineratorëve, SPAK përfundon hetimin ndaj Arben Ahmetajt

“O la, fratello, tigër”: SMS-të zbulojnë rolin e Ahmetajt në suksesin e bizneseve të Mërtirit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.