AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA gjen probleme në vlerësimin pasuror të gjyqtarit Aleks Nikolli

Kolegji u njoh me parashtrimet e gjyqtarit të Apelit Shkodër, Aleks Nikolli ndaj konkluzionit të Komisionit për një apartament në pronësi të vëllait të tij që e përdor prej vitesh, që është bërë shkak për kalimin për shqyrtim të ankimit në seancë publike, me qëllim korrigjimin e gabimeve të kryera gjatë rivlerësimit në shkallën e parë të vetingut.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:35 | 12/07/2023
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aleks Nikolli pas seancës dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 12 korrik me pretendimet e gjyqtarit të Apelit Shkodër, Aleks Nikolli, kundër vendimit të Komisionit që e shkarkoi atë më 10 gusht 2020 për probleme në kriterin e pasurisë. Kryesuesja e trupit gjykues të KPA, Albana Shtylla sqaroi të mërkurën se pas shqyrtimit të ankimit të Nikollit në dhomë këshillimi, është vendosur kalimi i çështjes për shqyrtim në seancë publike me qëllim korrigjimin e gabimeve të kryera nga Komisioni në vlerësimin e një apartamenti dhe dy shtesa në Lezhë në pronësi të vëllait të subjektit dhe të përdorur në vijimësi nga ky i fundit me anë të një kontrate huapërdorje të ndërsjellë. Në këmbim të apartamentit në qytetin e Lezhës, subjekti i ka dhënë në përdorim vëllait që jeton në Angli, një banesë dhe tokën në fshatin Ishull-Lezhë.

Gjyqtari Nikolli vërejti se mbrojtja e tij ishte për të gjitha shkaqet, megjithatë pranoi të paraqiste kundërshtimet ndaj vendimarrjes së Komisionit për shkakun për të cilin është kaluar çështja për shqyrtim në seancë publike.

Në vendimin e Komisionit lidhur me këtë apartament konstatohet se nuk është vërtetuar mundësia e vëllait të subjektit dhe bashkëshortes së tij për krijimin e depozitave që kanë shërbyer si burime për këtë investim.

Po ashtu, blerja e një apartamenti të vjetër të amortizuar dhe investimi në dy shtesa e mobilim në  vlerën totale 12.5 milionë lekë, vlerësohet nga Komisioni se nuk justifikon shpenzimin e lartë të kryer nga vëllai i gjyqtarit Nikolli. Sipas KPK, blerja e banesës krijon më shumë dobishmëri për subjektin e rivlerësimit, pasi apartamenti gjendet në të njëjtën ndërtesë dhe kat ku ndodhet edhe apartamenti i prindërve të bashkëshortes.

KPK arrin në përfundimin se kontrata e huapërdorjes së ndërsjellë e lidhur ndërmjet subjektit dhe personave të tjerë të lidhur me të, nuk është e besueshme dhe, për rrjedhojë, krijohet bindja se apartamenti kryesor dhe dy shtesat në qytetin e Lezhës, të regjistruara në emër të vëllait të gjyqtarit Aleks Nikolli, janë pasuri të fshehura të këtij të fundit.

Komisionerja Brunlida Bekteshi në mendimin paralel ka vlerëson se nuk ka vend për fshehje në gjetjet e kësaj pasurie në përdorim, por ajo ndan të njëjtin qëndrim lidhur me mosvërtetimin e burimeve të ligjshme. Ndërsa në mendimin e pakicës nuk arsytohet për këtë pasuri.

Nikolli theksoi se relatori i çështjes së tij në Komision, Olsi Komici, ka marrë atributin e gjithë trupës duke mbajtur qëndrim të padrejtë e tendencioz. Sipas subjektit, duke qenë se konkluzioni në vendimin e KPK është një mendim personal i relatorit dhe jo i shumicës, e bënë të parregullt procesin në shkallën e parë. Sipas tij, vendimi fokusohet tek ky qëndrim personal, kur ka opinion pakice.

“Shkelja është flagrante dhe e padëgjuar më parë”, pohoi Nikolli dhe e cilësoi konkluzionin për këtë pasuri si qëndrim personal trë relatorit të çështjes në KPK.

Subjekti këmbënguli se kjo pasuri është përfshirë gabimisht në hetimin administrativ, pasi i vëllai nuk mund të konsiderohet person i lidhur. SIpas tij, vëllai nuk mund të konsiderohet si person i lidhur në këtë rast, përse rezulton në një cilësi të tillë për një pasuri tjetër.

“Kontrata e huapërdorjes jo vetëm që nuk është kontratë dhurimi apo huaje, por është reciproke, nuk është pa kundërshpërblim”, pohoi subjekti dhe shtoi se vëllai nuk pësonte ndonjë dëm nga përdorimi i ndërsjellë i banesave.

Sipas Nikollit, kontrata e përdorimit reciprok të pasurive ishte kryer me kërkesë të vëllait, pasi apartamenti tyre nuk ishte përdorur për një periudhë kohe, ndërkohë që druheshin ta jepnin me qira tek të tjerë persona, pasi mund të dëmtohej.

Ai deklaroi se vëllai është në emigrim prej dekdash dhe se vjen rregullisht në Shqipëri së bashku me familjen dhe qëndrojnë në shtëpinë në fshat.

Në vijim, Nikolli kundërshtoi balancën negative të konstatuar në KPK për krijimin e kësaj pasurie prej vëllait të tij. Subjekti pretendoi se kishte vërtetuar me dokumentacion ligjor se vëllai kishte pasur burime të ligjshme të mjaftueshme për investimin dhe paraqiti një analizë të detajuar të të ardhurave hde shpenzimeve të të vëllait. .

Lidhur me konstatimin se vëllai kishte investuar më pak për blerjen e një apartamenti në Londër nga sa kishte shpenzuar për banesën dhe shtesat në Lezhë, Nikolli sqaroi se shtëpinë në Angli i vëllai e kishte blerë nga bashkia, me çmim sa kostoja e ndërtimit.

Po ashtul, Nikolli kundërshtoi përcaktimin e KPK-së lidhur me kohën e ndërtimit të shtesave duke paraqitur ortofoto.

Lidhur me konstatimin se banesa është blerë nga i vëllai pranë apartamentit të vjehrrit të subjektit, ky i fundit tha se lidhja e vetme ishte vetëm informacioni që kishte dhënë babai i bashkëshortes se shtëpia ishte në shitje. Subjekti këmbënguli se nuk qëndronte dhe konstatimi për pasuri të fshehur.

Në përfundim të seancës, relatorja e çështjes në KPA, Natasha Mulaj i drejtoi subjektit disa pyetje, konkretisht për kohën kur kishte filluar të banonte në apartamentin në emër të vëllait dhe përse e kishte deklaruar më parë si adresë banimi; për çeljen dhe përdorimin e depozitave; për mosdeklarimin e përdorimit të kësaj pasurie dhe frekuencën e përdorimit të shtëpisë së tij në fshat nga ana e vëllait.

Nikolli sqaroi se pas martesës kishte jeytuar tek shtëpia e prindërve të bashkëshortes në të njëjtin kat me apartamentin e të vëllait. Sipas tij, adresa e të dy pasurive është e njëjtë pasi nuk kanë numër.

Lidhur me autorizimin për përdorimin e depozitave, subjekti argumentoi se një gjë e tillë ishte bërë pasi nëna ishte e moshuar. Ai deklaroi se depozitat ishin krijuar me të ardhurat e familjarëve në emigracion dhe nga bujqësia.

Nikolli i qëndroi pretendimit se nuk e kishte pasur detyrim të deklaronte përdorimin e apartamentit në vite dhe sqaroi se në shtëpinë e tij në Ishull-Lezhë, vëllai qëndron sa herë që vjen nga Anglia.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues i KPA vendosi të moslejojë marrjen si provë të akteve që subjekti kishte bashkëlidhur ankimit. Lidhur me kërkesën e Nikollit për të aksesuar informacione nga burime të hapura, u vlerësua se ato mund të konsultohen në kuadër të këtij gjykimi.

Në përfundim të seancës, KPA mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për vendim, që do të shpallet më 14 korrik, në orën 13:00.

Etiketa: adresaAlbana ShtyllaAleks NikolliAngliBashkiadetyrimemigracionGjykata e Apelit ShkodërGjyqGjyqtareKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionKPAKPKKrijonLezhëLondërMbrojtjaNatasha MulajOlsi KomiciPiSSHShkodërshqipShqipëriVendimVendimi
I mëparshmi

Aleanca qeverisëse e Turqisë kundërshton njohjen e gjenocidit të Srebrenicës

Tjetri

Kuvendi vendos të hënën për autorizimin e arrestimit të Ahmetajt

Tjetri
Arben Pëllumbi

Kuvendi vendos të hënën për autorizimin e arrestimit të Ahmetajt

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.