AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK arreston ish-kryebashkiakun e Fush-Arrëzit Fran Tuci për shpërdorimin e 234 milion lekëve pyll

Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit Fran Tuci u arrestua me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi akuzohet nga SPAK se ka lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin e një rruge që ka shkatërruar një sipërfaqe pyjore me vlerë 234 milion lekë. Një vartës i Tucit dhe një biznesmen janë po ashtu në ndjekje penale.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkise Fushe-Arrez, Fran Tuci. Foto: Facebook.

Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit Fran Tuci u arrestua të enjten me vendim të Gjykatës së Posaçme pasi akuzohet nga SPAK  për “shpërdorim të detyrës” dhe “shkatërrim të pronës”. Në një njoftim për shtyp SPAK thotë se kallëzimi për Tucin ka ardhur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, që gjeti se ai kishte lejuar  ndërtimin e një rruge të re që ka shkatërruar një fond pyjorë me vlerë 234 milion lekë.

“Në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor”, thuhet në njoftimin e SPAK.

BIRN mësoi se ndërhyrja ishte kryer në vitin 2021, në një rrugë që lidh fshatin Iballë me fshatin Shopel. Rruga e re ishte një devijim nga rruga ekzistuese që shkurtonte distancën mes dy fshatrave, por hetimet gjetën se punimet, që pretendohet se janë financuar vullnetarisht nga banorët, janë kryer pa leje, pa plan, pa projekt.

IKMT gjeti ndërkohë se për të ndërtuar këtë shkurtim rruge ishte shkatërruar një masiv pyjorë, me vlerë 234 milion lekë.

“Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz”, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK bëri me dije se veç Tucit nën hetim me masë sigurimi arrest në shtëpi është edhe ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku dhe me masë sigurimi detyrim paraqitje drejtues i  kompanisë që ka kryer punimet. Prokuroria thotë se Tuci “me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin”,  ka lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente duke shkaktuar dëm të rëndë.

Fran Tuci ka qenë kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit nga viti 2015 deri në zgjedhjet e majit 2023 kur humbi në garën për mandatin e tretë përballë kandidatit të opozitës Hilë Curri.

Etiketa: AdministrativeArrestASHKBanorëBashkia Fushë-ArrëzBIRNdetyrimFran TuciFushe ArrezGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësHetimHetimetHilë CurriIballëIKMTInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së TerritoritkryetarMASNdoc MarkuProkuroriaProkuroria e PosaçmeShkodërShopelSigurimiSPAKVendimZgjedhjet
Tjetri
Gazment Bardhi

Kuvendi vendos të votojë të premten për arrestimin e Ahmetajt

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.