AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Prokurori Xhelian Seferi konfirmohet në detyrë

Komisioni nuk konstatoi probleme domethënëse në hetimin administrativ të prokurorit të Elbasanit Xhelian Seferi dhe e konfirmoi atë në detyrë rreth një orë pas përfundimit të seancës dëgjimore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Xhelian Seferi
Prokurori Xhelian Seferi në KPK

Prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi u përball të premten më 14 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur pasi dha shpjegime për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe për profesionalizmin, u konfirmua në detyrë. Një raport negativ i Autoritetit Kombëtar për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, u gjet i pabazuar nga KPK.

Procesi i rivlerësimit për prokurorin Seferi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Xhelian Seferi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Elbasanit. Sipas relatorit Ilia, subjekti e ka kryer deklarimin e parë përpara fillimit të detyrës për vitin 2011.

Nga hetimi ka rezultuar se prokurori Seferi ka pasur burime për blerjen e një automjeti të llojit Benz në vitin 2016 kundrejt shumës 4500 euro, me burim të deklaruar kursimet në vite dhe të ardhurat e krijuara nga shitja e një makine tjetër.

Po ashtu, ka rezultuar se ka pasur burime financiare të mjaftueshme për krijimin e kursimeve cash në shumën 400 mijë lekë të pasqyruara në deklaratën “veting”. Nga analiza e gjendjes cash në vite është konstatuar se në fund të viit 2016 ai duhet të dispononte likujditete jashtë sistemit bankar në vlerën 1 milion e 60 mijë lekë. Sipas Ilias, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mosdeklarimit në vitin 2016 të pakësimit të gjendjes cash që është përdorur për blerjen e makinës.

Prokurori Seferi sqaroi në seancë se ai kishte deklaruar gjendjen reale të cashit, pas blerjes së automjetit në fund të vitit 2016.

Nga hetimi nuk janë gjetur probleme për një apartament në Tiranë të përdorur kundrejt qirasë si dhe për një kartë krediti.

KPK ka hetuar edhe pasuritë e bashkëshortes së Seferit. Ajo ka deklaruar blerjen e një automjeti në vitin 2013 kundrejt çmimit 3000 euro, me burim pagat dhe të ardhurat nga shitja e një mjeti të mëparshëm në shumën 2200 euro.

Për shkak se nga hetimi paraprak i KPK është konstatuar pamundësi për blerjen e mjetit të mëparshëm, nuk janë konsideruar në analizë të ardhurat nga shitja e tij. Megjithatë, subjekit dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar me mundësi financiare për blerjen e makinës në vitin 2013 për shumën 3000 euro.

Subjekti deklaroi se mjetin që kishte shitur në vitin 2013 e kishte blerë po 2200 euro, nga të cilat 2000 euro i kishte disponuar nga shitja e një mjeti të mëparshëm dhe se kishte shtuar vetëm 200 euro.

Ilia konstatoi se bashkëshortja e subjektit dhe nëna e saj kishin çelur një depozitë bankare dyemërore në vitin 2012. Sipas relatorit, Seferi nuk e ka pasqyruar këtë depozitë në deklaratën “veting” dhe as në ato periodike. Po ashtu, nuk është arritur të provohet burimi financiar i ligjshëm për krijimin e kësaj depozite.

Nga analiza financiare e përgjithshme për gjithë vitet objekt rivlerësimi ka rezultuar bilanc negativ në shumën totale 567 mijë lekë.

Prokurori Seferi deklaroi se nuk kishin kontribuar në krijimin e depozitës së vjehrrës dhe se bashkëshortja e tij nuk kishte kryer asnjëherë veprime, duke këmbëngulur se nuk kanë pasur asnjë lidhje me atë vlerë.

Sipas subjektit, nëse depozita nuk do të përfshihej në analizën financiare, atëherë ai rezulton me bilanc pozitiv.

Figura dhe profesionalizmi

Autoritetit Kombëtar për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Seferi për vijimin e detyrës, bazuar në informacione kofidenciale për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, si dhe të përfshirë në çështje korruptive. Sipas AKSIK, subjekti mund të vihet lehtësisht nën ndikim nga strukturat kriminale.

Relatori Ilia sqaroi se Komisioni ka shqyrtuar pesë çështje për të cilat janë ngritur dyshime në informacionet e AKSIK-së, por nuk janë gjetur kontakte të papërshtatshme, si dhe nuk janë evidentuar probleme të tjera që të mund të cënonin figurën e prokurorit Seferi.

Nga hetimi i kryer në aspektin profesional, nuk janë gjetur probleme në tre çështjet e përzgjedhura nga subjekti, si dhe nga pesë të shortuarat. Ilia pohoi se nuk janë gjetur probleme as në 7 denoncimet e depozituara nga publiku.

Në vijim, u evidentuan gjetjet për disa çështje. Ilia sqaroi se subjektit i janë kërkuar shpjegime lidhur me procedurën e ndjekur për caktimin e tij si përfaqësues i organit të akuzës në gjykatë për një çështje të hetuar nga një tjetër prokuror. Pasi u pyet nga vëshguesi ndërkombëtar Gerrit Sprenger për shkaqet e zëvendësimit nga ana e tij të një prokurori tjetër, subjekti deklaroi se nuk kishte dijeni për një gjë të tillë. Ai sqaroi se pokurori që kishte zëvendësuar në përfaqësimin e kësaj çështje ishte drejtuesi i prokurorisë dhe se kishte qenë ai që kishte kryer autorizimin.

KPK ka konstatuar se prokurori Seferi ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale në një procedim të vitit 2021, nga “plagosje e rëndë” në “plagosje e lehtë” dhe e ka pushuar. Sipas relatorit, rikualifikimi i veprës penale është kyer bazuar në një akt të ri ekspertimi për të dëmtuarin.

Subjekti shpjegoi se pasi kishte rezultuar sipas ekspertimit se plagosja ishte e lehtë dhe pasi denoncuesi ishte tërhequr nga ankimi, kishte qenë i detyruar të pushonte hetimin në respektim të procedurës.

Në përfundim, prokurori Xhelian Seferi kërkoi konfirmimin në detyrë që ishte dhe vendimi që u mor nga ana e trupës së KPK-së mesditën e të premtes, rreth një orë pas përfundimit të seancës dëgjimore.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëAnkimiEuroGenta Tafa BungoGerrit SprengerKomisioni i Pavarur KualifikimitKPKndikimPagatplagosjeprocedimprokurorProkuroriraportrivlerësimiRoland IliaSuela ZheguSuela ZhegunVendimiVetingVëzhguesitXhelian Seferi
Tjetri
Alma Felaj

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Alma Felaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.