AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin e zyrtares së lartë të Ministrisë së Shëndetësisë

Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim çështjen penale në ngarkim të sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro, si dhe të tre të pandehurve të tjerë, të akuzuar për korrupsion në një tender.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 17 korrik dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro si dhe të tre personave të tjerë të akuzuar për korrupsion në një tender. Duro u arrestua më 2 qershor pasi rezultoi se kishte përfituar rryshfet në vlerën 330 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë Dricons sh.p.k në një procedurë prokurirmi.

SPAK sqaron se kjo shoqëri kishte fituar fazën e parë të një tenderi të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për LOT 1,“Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës”, me fond limit 805 mijë lekë.

Veç të pandehurave Duro dhe Shteto akuzohen për korrupsion edhe Vladimir Topi, administratori i shoqërisë Dricons sh.p.k dhe Silvi Sheshi, inxhiner pranë këtij operatori ekonomik. Sipas SPAK, shuma e parave që ka marrë Duro, janë dhënë nga Topi, i cili akuzohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar. Ndërsa Sheshi akuzohet se, pas komunikimit me administratorin e kësaj shoqërie, ka marrë shumën e parave dhe ja ka dërguar të pandehurës Laura Shteto, e cila më pas i ka dërguar tek Duro.

“[…]Është dokumentuar fakti i dërgimit të shumës së parave prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga ana e të pandehurës Laura Shteto tek e pandehura Joana Duro[…]. Kjo shumë parash i është dorëzuar të pandehurës Joana Duro në zyrën e saj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku dhe është bërë kapja në flagrancë e saj dhe sekuestrimi i kësaj shume monetare”, citohet  në njoftim.

Duro nuk është e para zyrtare e lartë e qeverisë që arrestohet pas akuzave të ngjashme. Më herët këtë vit u arrestua Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Në shkurt u arrestua ish-zyrtarja e lartë e qeverisë, Alda Klosi, e cila akuzohet për pastrim parash. Ndërkohë, në janar të këtij viti u dënua me vendim të formës së prerë zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila u kap në përgjime telefonike duke pranuar 1 mijë euro, një telefon celular dhe një arkë peshk në këmbim të një vendi pune.

 

Etiketa: Alda KlosiArlind GjokutaDurrësEuroGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuargjykimJoana DuroKorrupsionLaura Shtetoministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeParaPastrim parashProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarQarku DurresQarku TiranëQarqetRovena VodarryshfetSHShkelje e barazise ne tenderShpërdorim detyreSilvi SheshiSPAKtenderVendimVladimir Topi
Tjetri
‘Zhdukuni nga këtu’: Gazetarja e “Syri” përballet me presion në Rrogozhinë

‘Zhdukuni nga këtu’: Gazetarja e “Syri” përballet me presion në Rrogozhinë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.