AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mesazhe të koduara: Vakancat dhe emërimet e përkohshme shkaktojnë debate në KLP

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë debatuan lidhur me hapjen e dy vakancave të reja për lëvizje paralele në Prokurorinë e Tiranës si dhe për shkurtimin e një caktimi të përkohshëm në Prokurorinë e Apelit, ku ndër të tjera u aludua dhe për konflikt interesi apo interesa në këto vendimmarrje, por pa u bërë të qarta, duke mbetur si mesazhe të koduara mes anëtarëve të këtij këshilli.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë votimit për transferimin e motrës së deputetes Felaj nga Vlora në Tiranë. Foto: Edmond Hoxhaj.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP u përfshinë në debate gjatë mbledhjes plenare të hënën më 17 korrik gjatë diskutimit për miratimin e projektvendimeve për shpalljen e dy vendeve vakante me procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në Prokurorinë e Tiranës dhe për caktimet e përkohshme në prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjthshëm në Tiranë. Në debate u ngritën shqetësime për ngutjen në shpalljen e vakancave të reja si dhe u aludua për konflikt interesi në vendimmarrjet për caktimin dhe ndërprerjen e përkohshme në Prokurorinë e Apelit, por që nuk u qartësuan.

Megjithëse anëtarja e Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Eloida Goxhi renditi rrethanat përse ishte e nevojshme hapja e dy vakancave të reja në Tiranë, si mungesa e një numri të madh të prokuorëve dhe rëndësinë që ka kjo prokurori për shkak të mbulimit të territorit ku jeton 1/3-ta e popullsisë shqiptare, anëtarët Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti kundërshtuan këtë projektvendim.

“Jam e habitur! Sa mbyllim një garë e sjellim 28 veta, tani hapet një garë tjetër për Tiranën. Nuk e kuptoj, nuk e di çfarë po ndodh. […]Çështë kjo garë në fund të korrikut. Po prisni shtatorin, tetorin apo nëntorin. Nuk po kuptoj se çfarë po ndodh dhe që nuk pati ndjeshmëri për katër persona në prokurorinë e Tiranës”, deklaroi ndër të tjera Seiti dhe shtoi se ka probleme dhe për apelin

Bazaj tha se ishte në të njëjtën linjë me Seitin. “Kemi mbyllur një process dhe nuk mund të hapim një tjetër. Pse duhet të nxitojmë të vijnë dy të tjerë në Tiranë?”, tha ai.

Pas diskutimeve edhe të anëtarëve të tjerë, KLP miratoi me 9 vota pro hapjen e procedurave për dy vende vakante në Prokurorinë e Tiranës. Kundër votuan Seiti dhe Bazaj.

Në vijim pati debate e diskutime edhe rreth propozimit të dy anëtarëve të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Bujar Sheshi dhe Eloida Goxhi për caktimin e përkohshëm në Prokurorinë e Apelit të dy prokurorëve dhe ndëprerjen e caktimit të përkohshëm për një tjetër.

Anëtarja Goxhi, shpjegoi se ajo dhe anëtari tjetër i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Bujar Sheshi kishin ardhur me propozimin që nga tre propozime të caktimit të përkohshëm në Prokurorinë e Apelit, të vihen vetëm dy, duke vijuar me caktimet e prokurorëve Kujtim Basha e Elidjana Kasa dhe ndërprerjen e caktimit të përkohshëm për prokuroren Pranvera Gruda.

Sipas Goxhit, dy prokurorët ishin përzgjedhur për shkak të vjetërsisë më të madhe në punë.

Anëtarja Nurihan Seiti u shpreh se ka një vendim të këshillit për tre pozicione të përkohshme në Apel.

“Tani, po u bëtë pronarë të KLP-së…”, pohoi ajo.

Goxhi tha se tre muaj më parë këshilli kishte votuar për dy pozicione, por u kundërshtua nga Seiti dhe Balla, të cilët theksuan se kishin votuar tre pozicione të përkohshme.

“Është e drejtë ajo që thotë Seiti. Këshilli ka vendosur jo dy, por tre”, theksoi Balla.

Para se të votohej caktimi i përkohshëm i prokurorit Kujtim Basha, anëtarja Seiti kërkoi që cili prej anëtarëve ishte në konflikt interesi të largohej.

Caktimi i Bashës u miratua me 10 vota pro, pasi mungonte në atë votim anëtari KLP-së, Zeqir Hoda.  Me 10 vota pro u caktua edhe Elidjana Kasa.

Megjithëse shumica e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës kërkoi që të votohej ndëprerja e caktimit të përkohshëm në Apel të prokurores Pranvera Gruda, kryetari Balla lexoi projekt vendimin për caktimin e saj.

Pak para momentit të votimit për Grudën, kryetari Balla deklaroi se duhej të prisnin sa të kthehej në sallë anëtarja Ledina Riza. Anëtarja Seiti u shpreh se kolegia ndoshta kishte dalë për ndonjë arsye dhe në vijim u votua nga 10 anëtarë, ku pro vijimit të caktimit të përkohshëm të Grudës votuan vetëm katër anëtarë, Alfred Balla, Nurihan Seiti, Tartar Bazaj dhe Arta Mandro. Riza nuk ishte e pranishme ndërsa gjashtë anëtarët e tjerë votuan kundër duke sjellë për rrjedhojë moscaktimin e përkohshëm të Grudës në Prokurorinë e Apelit.

Bazaj u shpreh se nuk ishte aspak e moralshme që një prokurore të rikthehej në vendin e mëparshëm, kur kishte qenë nga të parat që ishte caktuar në Apel.

“Ose askush nuk duhet të ishte, ose duhet të ishin të tre”, tha ai.

Etiketa: Alfred BallaApelArta MandroBashaBujar SheshidebateElidjana KasaEloida GoxhiKëshillit të Lartë të ProkurorisëKLPkonfliktkonflikt interesiKujtim BashaLedina RizaNurihan SeitiParaPranvera GrudaprokurorProkuroreProkurorishqiptareTartar BazajTiranëVendimVotavotimZeqir Hoda
Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e Klodiana Gjyzarit

pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.