AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

U vra tre vjet më parë, Prokuroria i sekuestron 20 mln euro pasuri

Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar në gjykatë sekuestrimin e 31 pasurive me vlerë tregu prej 20 milionë euro në pronësinë e Paulin Markaj alias Ndues Gjergji, i vrarë tre vjet më parë, pasi dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:09 | 27/07/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 27 korrik se i ka kërkuar gjykatës sekuestrimin e pasurive të Paulin Markajt, i njohur edhe si Ndues Gjergji, i cili u ekzekutua në një atentat më

30 maj të vitit 2020 në qytetin e Laçit. Po ashtu, në njoftim thuhet se është kërkuar edhe sekuestrimi i pasurive në emër të familjarëve të tij me vlerë tregu rreth 20 milionë euro, pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

“Ky shtetas është pjesë e një grupi kriminal, i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale ‘trafikimit të lëndëve narkotike’. Paraprakisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer shtetasi N. Gj.,” thuhet në njoftim.

Prokuroria sqaron se nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të Gjergjit dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se janë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale. Nga ana e prokurorisë është kërkuar sekuestrimi i 31 pasurive, të cilat në total kanë  një vlerë transaksioni 6 milionë euro, por që në vlerë tregu përllogariten rreth 20 milionë euro. Pasuritë rezulton të jenë blerë gjatë periudhës 2000-2017, kur vetëm në 2004-ën janë blerë prona në vlerën totale mbi 1.4 milion euro, duke likujduar rreth 406 mijë euro në atë vit.

Hetimi ndaj Markajt është filluar më parë prej ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila në vitin 2018 e ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës për kompetencë për “pastrim të produkteve të veprës penale”. Nga verifikimet ka rezultuar se Markaj është hetuar për trafik droge në Itali, ku është ndaluar një herë në vitin 1999 dhe më pas rezulton të ketë dalë nga burgu në 2011-ën.

Paulin Markaj u ekzekutua në qershor të 2020 së bashku me një biznesmen tjetër nga një grup autorësh që ishin maskuar me uniforma policie.

Ligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i quajtur ndryshe si ligji “Antimafia”, parashikon se ‘masat parandaluese mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, subjekt i zbatimit të këtij ligji, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes’.

 

Etiketa: antimafiaatentatBiznesmenDrogeEuroGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësItaliKrimeLaçLigji AntimafiaNdues GjergjiPaulin MarkajProkuroriaProkuroria e TiranëspronaSHTiranëTrafikTrafik DrogeTrafiku i drogesTregu
I mëparshmi

KPA vendos shkarkimin e gjyqtarit Erarbër Madhi

Tjetri

KPA lë në fuqi vendimin për ish-këshilltaren ligjore, Ornela Xhembulla

Tjetri
KPA lë në fuqi sanksionin ndaj ish-këshilltarit ligjor, Selami Zalli

KPA lë në fuqi vendimin për ish-këshilltaren ligjore, Ornela Xhembulla

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.