AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Nuk ishin terroristë”, Gjiknuri flet për njohjen me Mërtirin dhe Zoton

Ish- ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri mohoi që vendimarrja e tij të kishte sjellë përfitime për biznesmenët e inceneratorëve dhe u shpreh i gatshëm për t’u ballafaquar me drejtësinë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:37 | 28/07/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS në konferencë për mediat. Foto: LSA.

Ish- sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjikuri iu përgjigj pyetjeve për njohjen e tij me dy biznesmenët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, pasi emri i tij doli në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ahmetaj i është shmangur përballjes me drejtësinë pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash.

Gjiknuri tha të premten para gazetarëve se ai nuk mund të quhej fajtor pse i njihte dy biznesmenët dhe shtoi se ishte i hapur për drejtësinë, nëse kishte dyshime se ata kanë përfituar nga pozita e tij si ministër.

“Njohja me njerëz të caktuar nuk të bën fajtor. Asnjë vendimmarrje imja nuk ka sjellë përfitime për ata njerëz,” tha Gjiknuri në një dalje për mediat, ku i dorëzoi detyrën pasardhësit Blendi Klosi si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste .

“Këta nuk ishin terroristë ndërkombëtarë, por po hetohen për një procedurë të caktuar,” tha Gjiknuri për Mërtirin dhe Zoton, duke pranuar se njërin prej tyre e njihte që në vitin 2001.

Sipas dosjes së SPAK, Gjiknuri dyshohet se përfitoi në dy raste pagesa hotelesh nga biznesmeni i koncesioneve të inceneratorëve, Klodian Zoto, në kohën që mbante detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ish-ministri u mbrojt se “dy udhëtimet në fjalë janë udhëtime zyrtare me kolegun Arben Ahmetaj” dhe shtoi se në procedurat e inceneratorëve “roli I ministrit të Energjisë është  shumë periferik, nuk ka pasur kompetencë direkte”.

Në dosjen e SPAK flitej se një projekt tjetër nga ana e Zotos dhe Mërtirit ka qenë objekt i bisedimeve – një kontratë koncesionare për instalimin e mbi 1 milionë matësave të energjisë elektrike.

Sipas prokurorisë bëhej fjalë për një interes në të cilin ishte përfshirë kompania ITS sh.p.k dhe AE Distribution e shtetasit Gerian Kuka si dhe një kompani kineze, me qëllim të shitjes së matësave të energjisë elekrike. Gjiknuri në atë kohë ishte ministër i Energjisë dhe Shqipëria po përjetonte të ashtuquajturën reformë të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë.

Dy ditë më parë, Gjiknuri u shkarkua me propozim të kryeministrit Edi Rama nga detyra e lartë në PS, por ndryshe nga sa u lexua në publik si një distancim politik për shkak të këtyre hetimeve, Gjiknuri tha se: “nuk e shoh si braktisje”.

Nga ana tjetër, Blendi Klosi i cilësoi rezultatet e hetimeve për inceneratorët si një shembull i drejtësisë së pavarur dhe funksionale, të cilën PS e kishte premtuar.

 

Etiketa: Afera e inceneratoreveAhmetajArben AhmetajBiznesmenBlendi KlosiDamian GjiknuriEdi RamaEmrigazetarGerian KukaInceneratorITSKlodian ZotoKorrupsionMatMinistria e Infrastrukturës dhe EnergjisëMirel MertiriParaPartisë SocialistePastrim parashPSRamaSHshqipShqipëriaSPAKTerrorist
I mëparshmi

Të rezervuar plotësisht: Bumi turistik mbingarkon kapacitetet e vendeve të Ballkanit

Tjetri

“Metamorfoza”: Investitori strategjik arrestohet për vrasje dhe organizatë kriminale

Tjetri
“Metamorfoza”: Investitori strategjik arrestohet për vrasje dhe organizatë kriminale

“Metamorfoza”: Investitori strategjik arrestohet për vrasje dhe organizatë kriminale

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.