AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Media e keqe nuk zgjidhet me qeverisje të keqe

Mbyllja e një mediaje përmes detajeve ligjore krejtësisht të parëndësishme, si në rastin e Klan Kosovës, nuk mundet të justifikohet me asnjë lloj mënyre, as nëse media është produkt i krimit (gjë që nuk ka prova) apo nëse media është produkt i oligarkisë, gjë që hap debate më të gjera.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Albin Kurti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në vitin 1942 shkrimtari britanik George Orwell ishte duke biseduar me një grup qytetarësh të angazhuar, të cilët ishin të alarmuar për faktin që qeveria kishte lejuar gazetën Daily Worker të qarkullonte. Daily Worker, gazeta komuniste angleze, besnike ndaj regjimit të Stalinit, ishte një nga platformat që sulmonte Orwell për shkak të qëndrimit të tij ndaj Luftës Civile të Spanjës. Ata pyetën Orwell me mosbesim se mos ai nuk mendonte si edhe ata, se heqja e ndalimit të Daily Worker ishte një gabim i madh për shkak se ajo ishte një gazetë jobesnike ndaj kombit dhe nuk duhej të tolerohej në kohë lufte. Orwell tha: “E gjeta veten duke mbrojtur një gazetë që kishte shpifur ndaj meje më shumë se një herë.”

Kosova nuk është në luftë, por qeveria e saj ka lëvizur në mënyrë kërcënuese drejt anulimit të certifikatës së regjistrimit për kompaninë që operon televizionin Klan Kosova, duke pretenduar se ka një parregullsi të rëndë në faktin që pronari nominal i kompanisë është i regjistruar me pasaportë të Serbisë me adresë Djakovica, Serbia. Sipas vendimit të pezullimit, historiku i pronësisë së Klan Kosovës, në elementin që pronari rezulton i regjistruar si banor i qytetit të Gjakovës sipas denominimit serb të këtij qyteti, “përbën shkelje të kushtetutës”. [Link]

Origjina e pronësisë së Klan Kosovës, një prej televizioneve kryesore në Kosovë, fshehja e pronësisë nga kompani të regjistruara në shtete të ndryshme, dhe dyshimet se pronari nominal i kompanisë mund të mos jetë vendimmarrësi real i politikave në këtë televizion, ngre pyetje legjitime për t’u trajtuar në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës.

Tregu i medias konsiderohet gjerësisht në botë si treg sensitiv dhe disa parime kyçe si: larmishmëria e këndvështrimeve dhe e operatorëve, transparenca e pronësisë, transparenca e interesave të lidhura të pronarëve, ndarja e pronësisë nga administrimi, ndarja e menaxhimit financiar nga menaxhimi i përmbajtjes editoriale, pavarësia editoriale nga administrimi financiar, pasja e një kodi etike të pjesës gazetareske të televizionit, sigurimi që asnjë operator i vetëm të mos ketë fuqi dominuese në treg, as nga pikëpamja e pjesës së tregut të reklamave dhe as nga pikëpamja e kontrollit të audiencës, e të tjera si këto, janë që të gjitha çështje legjitime. Zgjidhja e këtyre problemeve është me raste përmes mjeteve ligjore dhe institucionale dhe me raste të tjera, përmes dialogut të gjerë mes operatorëve dhe shoqërisë, një proces që njihet shkurtimisht si “vetërregullim”.

Këto të gjitha natyrisht që kërkojnë proces të rregullt ligjor e demokratik, gjë që duket se mungon në situatën në fjalë.

Gjetja e problemit nisi nga një investim gazetaresk dhe vijoi me vendimmarrje zyrtare. Gjuha e përdorur, si nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ashtu edhe nga kryeministri Albin Kurti, sugjerojnë se vendimmarrja nuk është në fakt çështje teknikaliteti ligjor. Sipas ministrisë, regjistrimi i një biznesi në Kosovë me pasaportë të Serbisë përbën as më pak e as më shumë se sa cënim të kushtetutës, ndërsa sipas Kurtit, “demokracia sulmohet kur biznesmenë të fuqishëm shkelin ligjin për përfitime financiare.” [Link]

Kurti duket se dekonspiron arsyen që dyshohet se qëndron pas këtij sulmi, goditjen e Klan Kosovës si media e cila, sipas shumë prej mbështetësve të Kurtit, kontrollohet nga biznesmenë kundërshtarë të pushtetit të tij, konkretisht, Vëllezërit Devolli. Këta të fundit nuk rezultojnë pronarë fundorë të televizionit, por njihen mes të tjerash, si pronarë të koncesioneve absurde shumë fitimprurëse të dhëna nga qeveria paraardhëse, përfshirë një koncesion që shet copa letre me detyrim për qytetarët e Kosovës kur këta të fundit importojnë një makinë në Kosovë.

Me pak fjalë, Klan Kosova po sulmohet me qëllim që të dëmtohen Vëllezërit Devolli ndërsa detajet mbi emrin e adresës së pronarit janë dukshëm thjeshtë një justifikim jo shumë i qëlluar për këtë.

Mediat oligarkike nuk janë kurrë të dëshirueshme as në Kosovë, as në Shqipëri e askund tjetër. Kosova, ashtu si Shqipëria, duket se vuan nga media të financuara nga biznesmenë të fuqishëm për t’i shërbyer politikanëve në shkëmbim të favoreve ligjore në kurriz të taksapaguesve. Normalisht që media të tilla është mirë të mos ekzistojnë. Problemi në këtë rast nuk është ky. Problemi është, nëse Kurti e mbyll Klan Kosovën, kjo a e bën mjedisin mediatik në Kosovë më të mirë, më të ndershëm, më në shërbim të publikut apo e bën më keq?

Përgjigjja shkurt është që nuk e përmirëson. Përkundrazi, e përkeqëson. Të gjitha problemet e një tregu mediatik të renditura më sipër, mungesa e larmishmërisë së këndvështrimeve, media me pronësi të paidentifikuar, media të financuar nga biznese të lidhura në shërbim të politikës, media me fuqi të ndjeshme në treg, media me gazetarë pa pavarësi editoriale e shumë të tjera, mbeten njësoj të pazgjidhura, pavarësisht nëse Kurti ia del ta mbyllë apo jo median kundërshtare.

Ndërtimi i shtetit të së drejtës kalon nga hartimi i ligjeve të mira që zbatohen nga institucione që veprojnë brenda kufizimeve ligjore. Procesi është i gjatë dhe jo gjithmonë i drejtpërdrejtë, por nuk ka ndonjë alternativë ndaj kësaj. Mbyllja e një televizioni përmes teknikaliteteve të parëndësishme ligjore është një hap i madh në drejtimin e gabuar për ndërtimin e shtetit ligjor.

Etiketa: Albin KurtiBiznesmendemokraciadetyrimDevolligazetagazetarGeorge OrwellGjakovaKlanKlan KosovaKoncesionKosovaKosovëLiria e MediasLufteMediaOSBEPRQeveriaSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriaSigurimiTransparencaTregTreguVëllezërit Devolli
Tjetri
Kreu i ri i SPAK u zgjodh mes spekulimeve dhe nën monitorimin nga afër të ndërkombëtarëve

Pezullohet pas arrestimit prokurori Xhevahir Lita

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.