AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ILD ‘ndjek’ akuzën për vrasje ndaj djalit të anëtares së KLP-së

Arrestimi i të birit me akuzën e vrasjes nga pakujdesia vë në pozitë të vështirë anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seiti, mes akuzave publike se i biri përdorte emrin e saj për të nxjerrë përfitime.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje të kamerave të sigurisë që tregojnë përplasjen. Foto e siguruar nga Jerola Ziaj

Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitu (Meta) u arrestua të hënën me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, pasi dyshohet se goditi me grushte që i sollën vdekjen 55-vjeçarin Armando Meshau. Zyrtarisht policia njoftoi se mes dy personave pati një përplasje për “motive të dobëta”, por oficerë në dijeni të hetimit i thanë BIRN se Meta dyshohet të kishte shërbyer si sekser për viktimën për një problem me pronat që ky kishte në Vlorë dhe se Meshau nuk i kishte dhënë shpërblimin.

BIRN mësoi nga grupi i hetimit se Meta dyshohet se ka përdorur emrin e së ëmës, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të nxjerrë përfitime, duke pretenduar se mund të zgjidhte probleme të pronave. Në rastin që solli konfliktin,  Armando Meshau viktima, pretendonte se e kishte gjetur vetë dakordsinë me palën e tretë dhe kishte refuzuar t’i kalonte Metës një apartament që do ishte pagesa e tij për ndërmjetësimin.

Kjo solli përplasjen në një kancelari dhe pas debatit me fjalë, dy personat janë qëlluar me grushte që sollën rrëzimin dhe më pas vdekjen e Meshaut.

Oficerë të policisë në dijeni të hetimit thanë se Meta e ka mohuar këtë. Ai ka pretenduar se ka qëlluar me grushte Meshaun për tu vetëmbrojtur dhe se kishte qenë ndërtuesi që e kishte sharë dhe qëlluar i pari.

Por arrestimi i Metës dhe akuzat se ai ka përdorur emrin e nënës, vënë në vështirësi anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

E pyetur nga BIRN Mimoza Koçiu, këshilltare për mediat pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, tha se ata po e ndiqnin rastin. “Kjo çështje është në ndjekje nga ILD”, tha Koçiu.

Anëtarja e KLP-së nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi ngjarjen dhe as nëse do të mbante ndonjë qëndrim pas saj.

I pyetur nëse rasti ndikonte në perceptimet për një hetim të drejtë, duke qenë se hetohet familjari i një anëtari të KLP-së, kreu i këtij institucioni Alfred Balla mohoi mundësinë për ndikim. “Prokurorët sot janë plotësisht të pavarur dhe askush nuk mund të ndikoj në punën e tyre hetimore e cila kontrollohet nga gjykata”, tha ai. Balla tha se ngjarja ishte “e rëndë dhe e trishtueshme”, por shtoi se personi i akuzuar ishte mbi 30 vjeç dhe nuk jetonte me prindërit.

BIRN mësoi se për të sqaruar rrethanat e vrasjes policia ka thirrur të hënën dhe të martën 10 persona, mes të cilëve dëshmitarë okularë dhe të afërm të viktimës dhe autorit të dyshuar.

Etiketa: Alfred BallaArmando MeshauarrestimiBIRNGjykataHetimILDKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPMetandikimNurihan SeitiPoliciaprokurorPunëRei MetaSHviktimaVlorëvrasje
Tjetri
KPA lë në fuqi sanksionin ndaj ish-këshilltarit ligjor, Selami Zalli

Vetingu i magjistratëve në Shqipëri ngre pikëpyetje të parehatshme për kolegët e tyre në Ballkan

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.