AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bashkitë ndaluan pagesat ndaj koncesionarit të mbetjeve pak muaj para sekuestrimit nga SPAK

Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e tjera të qarkut i ndaluan pagesat ndaj Integrated Energy BV SPV pak muaj para se ajo të vendosej me vendim gjykate nën administrim publik. Administratori publik u ankua se kjo mund të sillte kaos në menaxhimin e mbetjeve të qarkut.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Mjedisi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Konferencë e administratorit Arjan Baci në landfillin e Sharrës | Foto: LSA

Pavarësisht se pronarët ‘de fakto’ të kompanisë ‘Integrated Energy BV SPV’, e cila ka koncesionin kontravers të menaxhimit të mbetjeve në Tiranë, janë në arrati prej 16 muajsh, nën akuzë për pastrim parash dhe korrupsion, qeveria dhe kryeministri Edi Rama, e justifikuan vijimin e pagesave me pretendimin se po zbatonin kontratën.

“Janë marrëdhënie kontraktuale të cilat imponohen nga ligji për të vazhduar deri kur të ketë vendime të formës së prerë nga gjykatat,” tha Rama në një konferenc për shtyp në prag të Vitit të Ri 2022.

Por tre muaj para se kompania, që sipas SPAK kontrollohet nga biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të sekuestrohej dhe kalonte në administrim publik me vendim të Gjykatës së Posaçme,  bashkitë e qarkut Tiranë i ndaluan pa shpjegim pagesat. Të dhënat nga Thesari tregojnë se bashkia e Tiranës dhe bashkite e tjera të qarkut kanë paguar të fundit faturën e muajit prill 2023 duke u bërë debitore në landfill.

“Bashkitë e qarkut Tiranë janë akoma debitorë te kjo shoqëri, po bëhet muaj i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet”, tha Arjan Baci, administrator i Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara në një dalje për mediat. Baci paralajmëroi se kjo cënonte menaxhimin e mbetjeve të kryeqytetit dhe bashkive rreth tij. “Mos zbatimi i kësaj kontrata do të sillte një kaos në menaxhimin e gjithë mbetjeve urbane në qarkun e Tiranës”, tha ai, ndërsa refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera, duke pretenduar se ende nuk kishte informacionin e duhur.

Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj deri në publikim e këtij shkrimi pyetjeve të BIRN se cilat ishin arsyet pas ndalimit të pagesave ndaj kompanisë edhe caktimit të saj nën administrim publik. Kryebashkiakët e Kavajës, Kamzës e Vorës po ashtu nuk iu përgjigjën pyetjeve.

Kompania Integrated Energy BV SPV u themelua në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë, ka faturuar qytetarët shqiptarë në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes sistemit fiskal për qeverinë apo përmes tarifave të detyrueshme për depozitim mbetjesh. Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se mes viteve 2017 dhe 2021, qytetarët i paguan Integrated Energy BV së paku 7.9 miliardë lekë në formën e tarifave koncesionare dhe tarifave të shërbimit të depozitimit. Duke marrë parasysh këtë, dhe të ardhura të tjera që kompania faturon për depozitimet, deri në kohën e sekuestrimit në gusht 2023, fusha e mbetjeve të Tiranës duket se u ka kushtuar taksapaguesve minimalisht 100 milionë euro.

Pasi sekuestroi projektet simotra në Elbasan dhe Fier,  Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit urdhëroi më 1 gusht 2023 edhe  sekuestrimin preventiv edhe të kompanisë që operon kontratën kontroverse të menaxhimit të mbetjeve dhe duhej të ndërtonte inceneratorin e Tiranës. Prokuroria njoftoi se hetimi paraprak kishte zbuluar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

Etiketa: BashkiaBIRNBiznesmenEdi RamaelbasanEuroFierFushaGjykatëGjykatësinceneratoriIntegrated Energy BV SPVKlodian ZotoKorrupsionKryebashkiakKryeministri Edi RamalandfillLandfilli i SharrësMirel MertiriMjedisiParaPastrim parashProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitQendrën Kombëtare të BiznesitQeveriaRamaSHSharrëSPAKTiranëVendimVorë
Tjetri
Luftë apo paqe në Ukrainë?

Stërvitja e NATO-s i lë trupat ukrainase të “papërgatitura” për luftë

shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.