AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KQZ e vlerëson me 81 lekë çmimin e një vote në zgjedhjet e 14 majit

Vlera e një vote përcakton ndarjen e fondeve publike për partitë pjesmarrëse në zgjedhjet e ardhshme vendore, sipas votave që ato kanë marrë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:42 | 24/08/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi. Foto: LSA.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, përcaktoi të enjten vlerën në para të një vote të vlefshme për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

“Vlera në para e një vote të vlefshme është 81 lekë,” thuhet në vendim.

Vlera e një vote përcakton ndarjen e fondeve publike për partitë parlamentare në zgjedhjet e ardhshme vendore, sipas votave që ato kanë marrë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Nga fondet shtetërore përfitojnë ato subjekte që kanë arritur të marrin mbi 1% të votave të vlefshme dhe në bazë të numrit të votave ndahen dhe fondet e ardhshme për partitë.

Në zgjedhjet e fundit vendore janë 13 subjekte që kanë kaluar pragun 1% dhe për herë të parë Partia Demokratike, e cila u fut e përçarë në këto zgjedhje,  nuk është partia më e madhe e opozitës.

Ajo renditet pas Partisë Socialiste dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që kryesohej nga Partia e Lirisë.

Kodi Zgjedhor parashikon se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, brenda 10  ditëve nga nxjerrja e rezultatit përfundimtar në shkallë vendi, përcakton me vendim vlerën në para të 1 vote të vlefshme, duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar, me numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, që kanë marrë jo më pak se 1 përqind të votave të vlefshme në shkallë vendi.

“Për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore llogaritja bëhet mbi bazën e votave të marra për këshillat vendorë në shkallë vendi”- thuhet në vendimin e KQZ-së.

Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023 ishte 100 milion lekë.

Ky fond u pjesëtua me numrin në total të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse, numër që sipas KQZ-së është 1.242.641 vota.

Etiketa: Bashke FitojmebuxhetiBuxheti i ShtetitIlirian CelibashiKodi ZgjedhorKomisioneriKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZLokaleParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë SocialisteVendimVotazgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje kthehet në një flluskë

Tjetri

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të Tritan Hamitajt

Tjetri
Gjyqtari Hamitaj përballet me pikëpyetjen 19 milionë lekë për pasurinë

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të Tritan Hamitajt

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.