AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Turistët e huaj ‘23, a do të vijnë përsëri vitin e ardhshëm?

Diçka mund të ndryshojë nëse fillon që tani analiza dhe puna konkrete për ti bindur turistët të zgjedhin Shqipërinë gjatë verës së ardhshme.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plazhi Qërretit | Foto: LSA

Fluksi i jashtëzakonshëm i turistëve të huaj që vizituan Rivierën jugore të vendit ishte më i përmbajtur në plazhet e Durrësit, ku pushuesve të përvitshëm nga Kosova iu shtuan edhe grupet e të huajve nga vendet e Evropës lindore, si dhe nga Italia apo Spanja.

Megjithëse sezoni veror nuk ka përfunduar ende, operatorët turistikë kanë nisur ta pyesin veten: “A do të vijnë përsëri vitin e ardhshëm? A i kanë vënë re mangësitë tona që shpesh herë dallohen qartazi?. Çfarë do të shkruajnë në rrjetet sociale për atraksionet e qytetit, apo për mundësitë për ti shijuar ato?”.

Pyetje që i adresohen më së shumti bashkisë së Durrësit apo institucioneve lokale, veprimtaria e të cilave gjen në muajt korrik dhe gusht intensitetin më të madh turistik.

Kushdo që jeton në Durrës apo që komunikon me turistët e huaj, i liston lehtazi problematikat verore të qytetit antik, mes të cilave për tu thelluar zgjodhëm trafikun dhe kulturën.

Rrugët e qytetit në qendër dhe në periferinë e tij mbetën edhe këtë sezon “thembra e Akilit” për lëvizjen e automjeteve dhe të kalimtarëve.

Rruga “Pavarësia”, 5 km e gjatë, si dhe të gjitha alternativat e saj në Plazhin tradicional të qytetit e rënduan përsëri trafikun, thuajse në çdo orë të ditës.

Edhe në rrugët bregdetare brenda qytetit lëvizjet e autoveturave janë vështirësuar përsëri së tepërmi, sidomos në pikun e mbërritjes së trageteve me mjete dhe udhëtarë.

Ndërhyrja e bashkisë në fillim të muajit gusht për të vënë Bulevardin “Epidamn” në dispozicion vetëm të kalimtarëve nga vendi dhe bota, nuk e lehtësoi situatën. Mungesa e rrugëve dytësore për shkarkimin e trafikut, evidentoi edhe një herë projektet e gabuara që janë zbatuar ndër vite në fushën e infrastrukturës brenda qytetit nr 2 të vendit.

Transporti publik ishte një tjetër mangësi në mikpritjen e turistëve të huaj. Prej vitesh në Durrës mungon një terminal i përbashkët i autobuzëve urbanë, dhe nisja e tyre bëhet nga stacione gati rastësore.

Cilësia e udhëtimit në transportin publik mbetet larg kërkesave të qytetarëve dhe pushuesve.

Autobuzë që vonohen për shkak të trafikut, dhe ku mbizotëron vapa e numri i pafund i udhëtarëve, nuk arritën të jenë në lartësinë e detyrës, pa folur për përfundimin e rrugëtimeve në orën 22.00, orar mjaft I kufizuar për pushuesit që duan kthehen edhe më vonë nga plazhi drejt qytetit dhe anasjelltas.

Bashkia e qytetit i ka orientuar veprimtaritë kulturore artistike në dy nga sheshet e tij si dhe në amfiteatrin antik.

Në plazhin më të madh të vendit, nga ura e Dajlanit deri në Shkëmbin e Kavajës, ku pushojnë më shumë se 50 mijë turistë vendas dhe të huaj,  prej shumë vitesh nuk është organizuar asnjë shfaqje, koncert, cirk, teatër kukullash apo performance për të rritur.

Kinemaja e fundit verore në këtë hapësirë i përket vitit 1989, dhe vendin e saj në sektorin “Iliria” e ka zënë një kompleks pallatesh shumëkatëshe.

Kështu që deri në orën 23.00 kur fillon kufizimi  i zhurmave, pushuesit nga Kosova duhet të kënaqen me këngëtarët që ftohen në lokalet-lulishte.

Njëlloj si shumica e restoranteve dhe shërbimeve që menaxhohen nga shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, edhe veprimtaritë kulturore në mbrëmjet e plazhit organizohen nga vetë turistët, që kanë mbërritur për tiu gëzuar detit dhe pushimeve.

Bashkia e Durrësit administron afro 62 km bregdet, dhe veç pjesës jugore, edhe  plazhe të tjera në Shën Pjetër, Hamallaj, Katundi Rinia apo Kallm.

Detyrë e vështirë, për shkak të veçantive dhe mangësive të trashëguara që ato kanë. Diçka mund të ndryshojë nëse fillon që tani analiza dhe puna konkrete për ti bindur turistët të zgjedhin Durrësin gjatë verës së ardhshme.

Etiketa: AmfiteatriBashkiaBashkia e DurrësitbregdetDurrësEpidamnHamallajItaliaKosovaKosovëLokaleMaqedoniMjaftpallatePunaRrjetet socialeRruga PavaresiaSHShkëmbi i KavajësSpanjatrafikuturistTuristët e huajURAUra e Dajlanit
Tjetri
KPA lë në fuqi sanksionin ndaj ish-këshilltarit ligjor, Selami Zalli

Kolegji e gjeti të drejtë shkarkimin e Blerim Tominajt për deklarim të pamjaftueshëm të pasurive

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.