AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata pranon kërkesën e Mediut për heqje dorë nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e mbrojtësve të ish-ministrit të Mbrojtjes për gjykim të zakonshëm, duke i hapur rrugën një procesi që parashikohet të zgjasë në kohë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:37 | 08/09/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatmir Mediu në SPAK | Foto: LSA

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu do të gjykohet me procedurën e gjykimit të zakonshëm për përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Vendimi u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Irena Gjoka, e cila vlerësoi dhe pranoi si legjitime kërkesën e Mediut për revokimin e vendimit të ndërmjetëm për shqyrtimin e çështjes me gjykim të shkurtuar, që ishte kërkuar gjatë seancës paraprake prej ish-ministrit të Mbrojtjes dhe përfaqësuesve të tij ligjorë.

Në seancën e të premtes më 8 shtator ishin të pranishëm dy nga tre prokurorët e çështjes, Arben Kraja dhe Klodian Braho, ndërsa mungonte prokurori Altin Dumani. Nga përfaqësuesit e Mediut ishte i pranishëm në fillim të seancës vetëm avokati Henrik Ligori, të cilit ju bashkua më vonë edhe kolegu i tij Ardian Visha. Viktimat e mbijetuara të tragjedisë dhe familjarët e të ndjerëve u përfaqësuan nga avokati Dorian Matlija. E pranishme ishte edhe Zamira Durda, e cila ka humbur djalin në tragjedinë e Gërdecit.

Rrjedhja e procesit të Mediut ndryshoi më 18 korrik. Ndërsa pritej të paraqiteshin konkluzionet përfundimtare, avokatët e Mediut pretenduan se gjykimi i shkurtuar nuk po u jepte garanci për një proces të rregullt ligjor dhe kërkuan kalimin në gjykimin e zakonshëm.

Në seancën e së premtes, avokati Henrik Ligori renditi një listë të gjatë personash që kërkonin të pyeteshin në cilësinë e dëshmitarit, mes tyre ish-zv/sekretari i departamentit të Mbrojtjes në Shetet e Bashkuara të Amerikës; personalitete ushtarake të NATO-s e Pentagonit në SHBA; ish-ministra të mbrojtjes së vendeve evropiane; përfaqësues të kompanisë amerikane SAC që u përfshi në demontimin e armëve në Gërdec; ish-ministra të qeverisë “Berisha” dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në atë periudhë; ish-drejtues të Shërbimit Informativ dhe Policisë së Shtetit; këshilltarë të sigurisë dhe deputetë, anëtarë të komisioneve të sigurisë; zyrtarë të nivelit të lartë ushtarak në Shqipëri; të hetuar që janë shpallur të pafajshëm e të dënuar në procesin Gërdeci, etj..

Në vijim u kërkuan të thirren ekspertë lidhur me aktin e ekspertimit teknik-financiar, bazën metologjike, rezultatet e ekspertizës financiare dhe dëmin ekonimik të pretenduar.

Ligori listoi edhe emrat e ekspertëve për t’u pyetur lidhur me aktin e ekspertimit teknik-armatimi e municioni, bazën metodologjike, rezultatet e ekspertizës, etj.

Po ashtu, u kërkuan të thirren dhe të pyeten ekspertë lidhur me aktin e ekspertimit piroteknik dhe shkaqet të shpërthimit, bazën metodologjike të përdorur, shkallën e saktësisë së rezultateve të ekspertizës, si dhe probabilitetin e shkaqeve të tjera të aksidentit.

Avokatët kërkuan të debatohen përgjimet telefonike dhe analiza e tabulateve të komunikimeve telefonike, para dhe pas ngjarjes, nga sipas tyre, burojnë fakte të rëndësishme për procesin dhe pafajësinë e të mbrojturit prej tyre.

Gjithashtu, u kërkua administrimi i informacionit që dispononin Shërbimi Informativ Shtetëror dhe ai Ushtarak për ngjarjen e Gërdecit, para dhe pas shpërthimit; informacionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me këtë ngjarje; si dhe kryerja e një eksperimenti hetimor për të riprodhuar aq sa mundet shkakun e shpërthimit.

I pyetur nga gjykata për qëndrimin e tyre ndaj kërkimit të mbrojtësve të Mediut, një prej prokurorëve, Klodian Braho u shpreh ashtu si në seancën parardhëse se revokimi i gjykimit të shkurtuar bëhet kur ka pavlefshmëri apo papërdorshmëri të akteve e provave. Ai solli në vëmendje dhe një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë dhe theksoi se i pandehuri dhe avokatët e tij kanë pasur mundësi t’i dorëzojnë këto akte apo t’i bënin kërkimet më parë.

Avokati i viktimave dhe familjarëve të tyre, Dorian Matlija deklaroi se interesi i tyre ishte për një gjykim të zakonshëm, ku të mundej të zbardhej e gjithë ngjarja. Por, ai shtoi se të përfaqësuarit prej tij, nga ana tjetër kërkojnë edhe një proces të rregullt ligjor.

Matlija solli në vëmendje se një pjesë e mirë e kërkimeve kanë të bëjmë me nevojën e demontimit të armëve në Shqipëri, që sipas tij nuk janë objekt i këtij gjykimi dhe nuk sjellin ndonjë gjë të re. “Prokuroria nuk ngre probleme për nevojën e demontimit, por për mënyrën se si është kryer ky process,” vërejti ndër të tjera Matlija dhe shtoi se në kushtet kur gjenden në momentin e konkluzioneve përfundimtare, nuk ishte e qartë se në cilën bazë ligjore do të mbështetet kërkimi për gjykim të shkurtuar.

Avokati Visha tha se gjykimi i shkurtuar është një e drejtë e të pandehurit dhe se mund të heqë dorë në çdo lloj momenti. Sipas tij, gjykimi i shkurtuar kishte të bënte me parashkrimin e veprës penale dhe e cilësoi të padrejtë vlerësimin e gjykatës për t’u shprehur në vendimin përfundimtar lidhur me këtë kërkim.

Pasi u tërhoq, gjyqtarja Irena Gjoka deklaroi se dispozitat ligjore nuk e ndalojnë të pandehurin të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar edhe në mënyrë spontante. Në mbështetje të vlerësimit të saj ajo renditi disa vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjyqtarja Gjoka vendosi revokimin e vendimit të ndërmjetëm për gjykimin e shkurtuar dhe vijimin e shqyrtimit të çështjes me gjykim të zakonshëm.

Pasi ftoi prokurorët për të parashtruar kërkesën për prova, ata kërkuan kohë që të mund t’i evidentojnë dhe përgatisin ato. Seanca u shty për më datë 22 shtator, në orën 10:00.

 

 

Etiketa: Altin DumaniArben KrajaArdian VishaArmëdeputetDorian MatlijaFatmir MediuGërdecGjokaGjykataGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësgjykimHenrik LigoriIrena GjokaKëshillit të MinistraveKlodian BrahombështetjeNATOParaprokurorProkuroriProkuroriaSeancaSHSHBAShetet e Bashkuara të AmerikësshqipShqipërishtatorSPAKTragjedia e GerdecitVendimVendimi
I mëparshmi

Argumentet e KPA për shkarkimin e Shkëlqim Mustafës

Tjetri

KPK ndërpret vetingun për prokurorin Rifat Kojku

Tjetri
“Përpjekje për të paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë”, KPK ngre dyshime mbi transaksionet e Bardhyl Shehut

KPK ndërpret vetingun për prokurorin Rifat Kojku

balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.