AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Deputetët e PS presin me kritika draftin e qeverisë për bastet online

Pesë vjet pas ndalimit të lojërave të fatit, qeveria po tenton të legalizojë bastet online, por projektligji u prit me kritika dhe pikëpyetje si nga deputetët e opozitës, ashtu edhe ata të mazhorancës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:29 | 13/09/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një dyqan bastesh sportive në rrugën Myslym Shyri në Tiranë duke hequr tabelën më 29 dhjetor 2018. Shqipëria vendosi mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive në tetor 2018. Foto: Arben Celi/LSA

Qeveria shqiptare e targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit përmes operacionit “Fundi i Marrëzisë” në vitin 2013, dhe në vitin 2015, miratoi një ligj që u komentua si radikal për frenimin e kësaj industrie.

Megjithatë, lojërat e fatit lulëzuan edhe më shumë pas miratimit të ligjit të ri, çka e shtyu qeverinë të vendoste ndalimin e plotë të tyre në vjeshtën e vitit 2018.

Pesë vjet më pas, qeveria pretendon se do ta vendosë sërish në shina ligjore këtë sektor përmes një projektligji që u prezantua të mërkurën në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat nga zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero.

Sipas Vjeros, drafti ishte konsultuar me grupet e interesit dhe federatat sportive dhe garantonte që të ardhurat nga licensiomi i këtij aktiviteti do të shkonin në mbështetje të sportit.

“Një nga risitë e projektligjit është krijimi i një fondi të posaçëm, që do përdoret për të mbështetur projekte të sportit, kulturës, inovacionit,” tha Vjero.

Por argumentet e saj nuk ishin bindëse për deputetët.

Projekti u përball me kritika dhe pikëpyetje të shumta nga deputetët e mazhorancës qeverisëse për procesin e konsultimit, mënyrën dhe vlerën e  tatimit të kompanive, etj. Ndërkohë, deputetë të opozitës e akuzuan qeverinë për dështimin e reformës për ndalimin e lojërave të fatit dhe që se ligji i ri përbënte një rrezik për pastrimin e parave.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha se ligji nuk ishte konsultuar me të gjithë grupet e interesuara dhe kërkoi të dëgjohej shoqata e personave të dëmtuar nga bastet, si dhe AKSHI për mënyrën se si do të kontrolloheshin bastet online.

“Këtij komisioni i lind detyrimi që edhe të kërkojë llogari, edhe të japë një zgjidhje që s’i çon prapë te banditët,” tha Braçe, duke parashikuar se “edhe ky aktivitet do kthehet në një betejë mes atyre që janë legalë dhe ilegalë”.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se ligji prekte disa ligje të tjera të rëndësishme si ai për lotarinë kombëtare, për bankat dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

“Është rreziku potencial i pastrimit të parave,” tha Tabaku, duke shtuar se rrezikon dhe konkurencën pasi kriteret për subjektet që aplikojnë janë të kufizuara.

Tabaku po ashtu riktheu në vëmendje reformën e mëparshme duke e quajtur dështim. Ajo kërkoi që të hiqej dorë nga reklamimi në mediat elektronike duke këmbëngulur që të shihet dhe aspekti social i këtij ligji.

Edhe Edmond Spaho e quajti të rrezikshëm hapjen e basteve online, pasi sipas tij ky aktivitet është i lidhur direkt me pastrimin e parave dhe shteti nuk e kontrollon dot.

“Fakti që pranohet se ky aktivitet ka vazhduar ilegalisht, tregon që s’ka kapacitete,” tha ai.

Deputetët socialistë, Alban Xhelili dhe Pranvera Resulaj kërkuan që drafti i qeverisë të rishkruhej dhe ngritën shqetësime për normën e tatimit mbi kompanitë.

Xhelili ngriti pikëpyetje mbi formulën e përllogaritjes të të ardhurave, e cila është shumë e lartë se ajo që ishte kur bastet ishin të ligjshme dhe paguanin taksa. “Të ardhurat bruto për një vit janë përllogaritur në masën 6,5 miliardë.  Pyetja është a mendoni se do trefishohen bastexhinjtë?” tha ai.

Po ashtu, ai tha se 95 për qind të vlerës totale të basteve e lozin të paligjshmit dhe projektiligji nuk sqaron se si do të futen në sistemin e ligjshëm.

“Duke patur parasysh që bastet do jenë online, pagesa jo cash, identifikim personi, regjistrim lojtari, a mendoni që këta që lozin 95 për qind të vlerës do na vijnë dhe do na lozin te kjo e ligjshmja?  pyeti ai përfaqësuesen e qeverisë.

“Shpresoj të jem i gabuar, por besoj se me bastet online do t’i gjeni tabletat me 1 softuer të ligjshëm dhe 10 të paligjshëm, që s’do t’i kapë dot askush,” shtoi Xhelili.

Deputetja Resulaj e cilësoi të ulët shkallën tatimore prej 15 për qind e të ardhurave bruto nga loja dhe kërkoi një barrë më të lartë fiskale për kompanitë e basteve.

Në fund të mbledhjes, deputeti Braçe kërkoi nga Ministria e Financave që të sjellë në Kuvend një listë për kompanitë që zotërojnë sot kazinotë, xhirot e tyre dhe tatimet e paguara.

“Në ligjin që kemi bërë, atë në fuqi, kemi thënë që do licencohen kazino vetëm në hotele me 5 yje brand name dhe resorte, e kështu me radhë. Do ishte mirë që të kemi një listë për transparencë dhe të mos kemi aludime,” tha Braçe.

Komisioni i Ekonomisë do të vijojë shqyrtimin e draftit të qeverisë javën që vjen, kur pritet që ministria përgjegjëse të sjellë përgjigje për pyetjet dhe shqetësimet e deputetëve.

 

Etiketa: AKSHIAlban XheliliBankatbastet sportivedemokratedeputetEdmond SpahoErion BraçeFinancatHoteleidentifikimJorida TabakukazinoKeshilli i MinistraveKuvendLigjMASmbështetjeMinistria e FinancavePranvera ResulajProjektligjiPSQeveriaQeveria shqiptarerrezikshqiptaretaksaVasilika Vjero
I mëparshmi

Poston në TikTok videon e të miturit me hashash, përfundon në pranga

Tjetri

Kolegji gjen shkelje në vetingun e Rexhep Karajt, por lë në fuqi shkarkimin

Tjetri
Rexhep Karaj paraqet në KPA kundërshtimet ndaj hetimit pasuror të KPK

Kolegji gjen shkelje në vetingun e Rexhep Karajt, por lë në fuqi shkarkimin

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.