AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama takim me ministrin e jashtëm britanik për krimin e organizuar dhe migrimin e paligjshëm

Gjatë qëndrimit në Nju Jork për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri shqiptar Edi Rama u takua të hënën me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
James Cleverly dhe Edi Rama në Nju Jork

Zyra e shtypit pranë Ramës shpërndau të martën vetëm foto dhe një video të shkurtër para nisjes së takimit pa specifikuar për çfarë u bisedua mes dy palëve.

Ndërsa ministria e jashtme britanike në një njoftim për shtyp bëri të ditur se takimi ishte fokusuar tek krimi i organizuar dhe emigrimi i paligjshëm, dy çështje që shqetësojnë prej kohësh marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Diskutuan bashkëpunimin MB-Shqipëri në fusha kyçe me interes të përbashkët si Ukraina, Krimi i Rëndë dhe i Organizuar (SOC) dhe migrimi i paligjshëm në një takim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork” – tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme britanike, sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë.

Sipas njoftimit, Rama dhe Cleverly “njohën forcën e partneritetit aktual dhe përparimin që kanë bërë të dy vendet në prioritetet e përbashkëta, veçanërisht në lidhje me migracionin dhe marrëveshjen e re të kthimit e të burgosurve, që nga vizita e Kryeministrit në MB në mars”.

Në prill të këtij viti Shqipëria njoftoi se do të presë 200 të burgosur nga Britania e Madhe pasi të dy  vendet ishin zotuar që të luftojnë së bashku krimin e organizuar dhe emigracionin e paligjshëm.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje në dhjetor 2022 për të trajtuar çështjen e migracionit të paligjshëm përmes një grupi të përbashkët pune, duke deklaruar se forcat e tyre të ligjit do të punojnë së bashku në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.

Kalimi i paligjshëm i dhjetra mijëra shqiptarëve nëpërmjet Kanalit të La Manshit, që ndan Francën nga Britania e Madhe u kthyer në një shqetësim serioz për qeverinë britanike.

Etiketa: Britania e MadheemigracionEmigrimiFushaJames CleverlykrimiKrimi i organizuarLa ManshitmarrëveshjeOKBParaRamaSHshqipShqipëriShqipëriaUkrainavideovizita
Tjetri
Kreu i ri i SPAK u zgjodh mes spekulimeve dhe nën monitorimin nga afër të ndërkombëtarëve

Kujdestaria për gjyshërit mund të përdoret nga prokurorët për uljen e ngarkesës në punë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.