AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova e zemëruar në Shqipërinë për “rrëmbimin” e talenteve të futbollit

Edhe pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, lojtarët ende po joshen nga kombëtarja më e suksesshme e Shqipërisë.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lojtarët dhe tifozë e Kosovës duke festuar fitoren pas ndeshjes me Bullgarinë për kualifikueset EURO 2020 më 10 qershor në Sofje. Foto ilustruese: FFK.

Mirlind Daku sapo kishte hyrë në lojë kur futi topin në rrjetë, turma vendase në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, shpërtheu në festime për mundësinë që Shqipëria të fundoste Poloninë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 në Gjermani.

Për shumë shqiptarë etnikë në Kosovën fqinje, megjithatë, ky ishte një çast i hidhur. Në fund të fundit, Daku ishte futbollisti i tyre deri pak ditë para përballjes së 10 shtatorit.

Daku dhe shoku i tij i skuadrës Arbnor Muja, kanë lindur të dy në Kosovë dhe kanë bërë emër në ligën kombëtare të shtetit më të ri të Evropës, pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s që nga viti 2016.

Por kur erdhi puna te detyra ndërkombëtare, ata zgjodhën Shqipërinë në vend të Kosovës, shanset e së cilës për të shkuar në Gjermani vitin e ardhshëm u zbehën në shtator me një barazim kundër Zvicrës dhe një humbje përballë Rumanisë, duke e lënë Kosovën të parafundit në Grupin I, mbi Andorrën. Shqipëria është në krye të Grupit E.

Daku dhe Muja nuk janë vetëm. Në ndeshjen kundër Polonisë, Shqipëria futi dy lojtarë me origjinë nga Kosova në formacionin startues dhe solli dy të tjerë – përfshirë Dakun – si zëvendësues.

Para pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, shumë lojtarë me origjinë nga Kosova zgjodhën të luanin për Shqipërinë ose kombe të tjera, si për shembull Xherdan Shaqiri i Zvicrës. Por trendi nuk ka të ndalur, duke shkaktuar kështu zhgënjim tek autoritetet e futbollit, trajnerët dhe tifozët në Kosovë.

“U uroj suksese… por mendoj se duhet të prisnin, sepse këtu u rritën dhe u zhvilluan si futbollistë profesionistë”, tha ish-lojtari dhe tani trajneri i të rinjve Arben Zeqiri për Dakun dhe Mujën.

“Ata duhet të kishin pritur shansin e tyre me kombëtaren e Kosovës”, tha ai për BIRN. “Në futboll, duhet të jesh i duruar.”

“Është e tepërt”

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka (majtas) dhe homologu i tij kosovar Agim Ademi. Foto: FFK

Njëzet e pesë vjeçari Daku, një sulmues për Rubin Kazanin e Rusisë, kishte luajtur më parë për kombëtaren e Kosovës, por vetëm në miqësore, që do të thotë se ai kishte ende mundësi të ndryshonte ekip. Anësori i Antuerpit, Muja, 24 vjeç, nuk kishte luajtur fare për Kosovën në nivel të lartë.

Para se të shkarkohej në qershor si trajner i kombëtares së Kosovës, francezi Alain Giresse tha se e kishte thirrur dy herë Mujën, por se ai nuk ishte paraqitur. Kur e thirri përsëri, Giresse tha se Muja kërkoi një garanci se do të luante. “I thashë që nëse është kështu, më mirë të mos vijë”, u tha Giresse gazetarëve.

Pasardhësi i tij si trajner, Primoz Gliha, u shpreh i habitur.

“Unë vij nga Sllovenia dhe nuk mund ta imagjinoj kurrë që dikush refuzon të vijë në ekipin kombëtar sepse nuk ka luajtur më parë”, tha Gliha në fillim të shtatorit. “Nuk do të lejoj që kjo të ndodhë.”

“Vini të luani me kombëtaren për shkak të dashurisë për vendin tuaj, jo për minuta në fushë.”

Menaxheri i ekipit kombëtar, Bajram Shala, tha se Shqipëria kishte kaluar cakun.

“Ne kemi pakënaqësinë tonë dhe duhet të ndihemi kështu, sepse është e tepërt”, tha ai për Top Median në mes të shtatorit.

“E kuptuam Shqipërinë kur ata rekrutuan lojtarë me origjinë nga Kosova dhe u ofruan atyre mundësinë për të luajtur për Shqipërinë, por të rekrutosh lojtarë që kanë luajtur më parë për Kosovën në miqësore, kjo shkon përtej bashkëpunimit mes dy federatave.”

Por Armando Duka, kreu i FSHF-së në Shqipëri, i hodhi poshtë kritikat, duke thënë se u takon lojtarëve të zgjedhin se ku do të luajnë.

“Unë nuk shoh asgjë negative këtu, ka vetëm pozitive”, tha ai. “Pyesni cilindo qytetar të Kosovës, ‘Nga vini?’. Ata do të përgjigjen ‘Jam shqiptar’.”

Marrja e lojtarëve

Rruga drejt njohjes nga UEFA dhe FIFA ishte e gjatë dhe e vështirë, duke filluar nga momenti kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas shkëputjes prej saj.

Në vitin 2018, duke garuar për herë të parë për një vend në Kupën e Botës në Rusi, Kosova u rendit në fund të grupit të saj duke marrë vetëm një pikë nga 10 ndeshje.

Vendi iu afrua kualifikimit në Euro 2020, por humbi përballë Maqedonisë së Veriut fqinje në një ndeshje kualifikuese.

Tani raportet thonë se Shqipëria i ka vënë syrin një tjetër lojtari me origjinë nga Kosova, mbrojtësit Lumbardh Dellova, i kampionit aktual kombëtar Ballkani. Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar me zemërim, duke thënë për portalin e lajmeve në Prishtinë Demokracia: “Dellova ka qenë pjesë e ekipit të Kosovës dhe është e papranueshme të ftohet nga një ekip tjetër.”

Dellova më vonë tha se ai ishte i përkushtuar ndaj Kosovës dhe po priste me padurim që të thirrej në ekipin kombëtar.

Zeqiri tha se ai nuk beson se Kosova është vonë për të thirrur lojtarë të talentuar, por se duhet të arrihet një marrëveshje mes federatës së Kosovës dhe asaj shqiptare “që të mos preken lojtarët e njëri-tjetrit”.

“Vëllai i madh duhet të ketë pak respekt për vëllain e vogël”, tha ai për BIRN. “Atyre u nevojitet një mirëkuptim të ndërsjellë për ta ndihmuar njëri-tjetrin të ecë përpara, jo për të penguar.”

Etiketa: ademiBajramBallkaniBIRNdemokraciaekip kombetarEuroEuro 2024FFKFIFAFSHFgazetarGjermaniKosovaKosovëmarrëveshjeParaPunaRusiSerbiashqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorUEFA
Tjetri
Rruga e papërfunduar e Arbërit hapet me shumë bujë dhe akoma më shumë arna

‘S’ka dritë në fund të tunelit’, qeveria nuk e di se kur përfundon Rruga e Arbrit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.