AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata pranon thirrjen e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK në procesin ndaj Fatmir Mediut për Gërdecin

Gjykata e Posaçme pranoi të thirren të gjithë personat e kërkuar nga SPAK për të dëshmuar në procesin penal ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me ngjarjen tragjike të Gërdecit, ndërsa rrëzoi pjesërisht kërkimet e mbrojtjes dhe nuk u shpreh për disa kërkime të tjera, që e konsiderua prej tyre si e padrejtë dhe e pabazuar në procedurë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatmir Mediu në SPAK | Foto: LSA

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën më 3 tetor të pranojë kërkimin e prokurorisë respektive për thirrjen e 52 dëshmitarëve dhe 19 të pandehurve në çështjen e mëparshme për tragjedinë e Gërdecit, në funksion të procesit penal në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me atë ngjarje. Mes dëshmitarëve që do pyeten janë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi.

Ndërkohë, gjyqtarja Irena Gjoka pranoi pjesërisht listën e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja e Mediut dhe refuzoi thirrjen e politikanëve të huaj dhe zyrtarëve ushtarakë të NATO-s. Për një pjesë të dëshmitarëve dhe provave gjykata u shpreh se rezervonte të drejtën për të vendosur. Përfaqësuesi ligjor i Fatmir Mediut, avokati Ardian Visha e cilësoi këtë qëndrim të gjykatës të pabazuar në procedurë.

“Gjykata tha ‘rezervoj të drejtën për të vendosur’. Ky është një standard i dyfishtë, miratues qorrazi për sa kërkon prokuroria dhe hezitues, në mos më keq akoma të mosaprovuari atë që kërkojmë neve. Kjo është e padrejtë”, deklaroi ndër të tjera avokati Visha për mediet, pas seancës gjyqësore.

Gjykata rrëzoi edhe kërkimin e përfaqësuesit ligjor të viktimave dhe famljarëve të tyre, Avokatit Dorian Matlija për pyetjen e 12 dëshmitarëve.

Në përfundim, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën për më datë 18 tetor, në orën 13:00, kur pritet të pyeten dëshmitarët e parë.

Gjatë tre seancave të mëparshme, prej momentit kur u pranua kërkesa e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për revokimin e gjykimit të shkurtuar, palët në procesin e ngritur ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të Gërdecit kanë paraqitur kërkesat për thirrjen e qindra dëshmitarëve.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin e Mediut.

 

Etiketa: Aldo BumçiArdian VishadëshmitarëDorian MatlijaFatmir MediuGërdecGjokaGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësGjyqIrena GjokaMbrojtjaNATOPartisë DemokratikeProkuroriaSali BerishaShpërdorim detyreSPAK
Tjetri
KPK konfirmoi me shumicë votash prokurorin Enklid Gjini

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e prokurorit Enklid Gjini

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.