AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Policia nuk e ka kryer detyrën”, shtyhet gjyqi ndaj zyrtares së Ministrisë së Shëndetësisë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë konstatoi se Policia e Shtetit nuk kishte kryer detyrën e lënë për të njoftuar lidhur me seancën një prej të pandehurve në çështjen në ngarkim të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duraj, rrethanë që solli shtyrjen e seancës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:53 | 04/10/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme. Foto Ilustruese.

Seanca gjyqësore ndaj sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, u shty të mërkurën, pasi policia e Shtetit nuk kishte njoftuar të pandehurin tjetër në këtë proces, Vladimir Topi.

Kur kryesuesja e trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Etleva Deda kreu apelin e palëve në proces, vërejti se policia gjyqësore pranë Policisë së Shtetit nuk kishte sjellë asnjë njoftim për Topin, i cili gjendet në arrest shtëpie.

Megjithëse avokati i Topit tha se e kishte njoftuar për seancën të përfaqësuarin prej tij, gjykata vlerësoi se në kushtet kur policia nuk e ka kryer detyrën e ngarkuar, i pandehuri quhet i panjoftuar.

Në çeljen e gjykimit të themelit në proceset penale, të gjithë të pandehurit duhet të deklarohen personalisht për vijimin ose jo sipas procedurës së gjykimit të shkurtuar, të pranuar prej tyre në seancën paraprake.

Avokati të pandehurit Topi, Aqif Peza kërkoi ndërprerjen e seancës dhe që të ngarkohet policia të njoftojë të përfaqësuarin prej tij. Ndërsa përfaqësuesi i të pandehurit Silvi Sheshi, avokati Marash Ibraj vërejti se i pandehuri Topi nuk ishte njoftuar për shkak të neglizhencës së institucioneve. Ibraj e cilësoi mosmarrjen dijeni të Topit për seancën pa fajin e tij dhe për këtë arsye kërkoi ndarjen e çështjes dhe vijimin e procesit për të akuzuarit e tjerë.

Prokurori Vladimir Mara e cilësoi të pavend kërkesën e Ibrajt për ndarjen e çështjes për Topin. Ai kërkoi që Policisë së Shtetit t’i tërhiqet vëmendja për moszbatimin e urdhërit të gjykatës. Edhe gjykata e vlerësoi të pabazuar kërkesën për ndarje të çështjes.

Gjyqtarja Deda nxori urdhër të ri për policinë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe pranë Policisë së Shtetit për njoftimin e të pandehurit Vladimir Topi që gjendet në arrest shtëpie, lidhur me seancën së radhës që do të zhvillohet më datë 19 tetor, në orën 14:00.

Joana Duro u arrestua më 2 qershor pasi rezultoi se kishte përfituar ryshfet në vlerën 330 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k në një procedurë prokurimi.

SPAK sqaron se kjo shoqëri kishte fituar fazën e parë të një tenderi të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për LOT 1,“Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës”, me fond limit 805 mijë lekë.

Veç Duros, akuzohen për korrupsion edhe Laura Shteto, specialiste e Nivelit të Lartë të Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara; Vladimir Topi, administratori i shoqërisë “Dricons” sh.p.k dhe Silvi Sheshi, inxhiner pranë këtij operatori ekonomik.

 

Etiketa: Aqif PezaArrestarrest shtëpieDurrësEtleva DedaGjykataGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësGjyqGjyqiJoana DuroKorrupsionLaura ShtetoMarash IbrajMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialendarjePoliciaPolicia e ShtetitProkuroriQarqetryshfetSeancaSHSilvi SheshiSPAKVladimir MaraVladimir Topi
I mëparshmi

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e prokurorit Enklid Gjini

Tjetri

Qeveria shtyn afatin e përfundimit të rrugës së Arbrit në maj 2025

Tjetri
Qeveria rikthen në prag të festave koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar

Qeveria shtyn afatin e përfundimit të rrugës së Arbrit në maj 2025

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.