AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KQZ propozon gjoba për reklamat politike në TV në zgjedhjet e 6 marsit 2022

Një raport auditimi i KQZ-së nxjerr në pah tejkalimin e kohës televizive për reklama politike nga ana e disa operatorëve audio-vizivë si dhe diferenca mes kohës së transmetimit dhe shpenzimeve të deklaruara nga Partitë politike.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:34 | 06/10/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi. Foto: KQZ

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vendosi të shtyjë të premten shqyrtimin e propozimit për gjoba ndaj dhjetra Ofruesve të Shërbimit Mediatik Audioviziv (OSHMA) dhe për Partinë Demokratike, për shkelje të Kodit Zgjedhor sipas një raporti për shpenzimeve financiare në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 marsit 2022.

Masat administrive me gjobë propozohen për 29 televizioneve, kryesisht lokale dhe variojnë nga 3 mijë deri në 3 milionë lekë.  Ndërsa për PD-në propozohen dy gjoba për mosparaqitje të raportit financiar brenda afatit ligjor dhe mosbashkëpunim me KQZ-në.

Verifikimi i shpenzimeve të fushatës zgjedhore në media nga ana e administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nxjerrë si problem tejkalimin e kohës televizive nga disa OSHMA apo diferencën mes kohës së trasmetimit dhe shpenzimeve të deklaruara nga partitë.

Në deklarimet e shpenzimeve për reklama politike, vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim (Partia e Lirisë), ka deklaruar shpenzime për reklama politike, ndërsa Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë deklaruar zero shpenzime.

LSI ka deklaruar shpenzime në  vlerën 5.003.936 lekë për Syri tv, 1.170.379 lekë për TV Klan dhe 20.000 lekë për Apollon TV, por sipas monitorimit të KQZ-së ka diferencë të padeklaruar në minutat e transmetimit.

Raporti i KQZ-së vëren se në raportet e partive u evidentuan disa problematike në shkelje të ligjit zgjedhor si; mosdorëzim i raporteve financiare nga kandidatët e listave shumemërore; – mungesë e dokumenteve justifikuese mbi shpenzimet e kryera gjatë fushatës; mospërputhje për reklamat politike në media dhe mosbashkëpunim me KQZ.

Ndërsa për OSHMA-t u konstatuan; tejkalim i 90 minutave të lejuara; mosdorëzimi i tarifave zyrtare dhe mosbashkëpunim me KQZ.

“Nga përllogaritjet e minutave vihet re se ka diferenca për disa parti politike midis deklarimit të bërë për reklamë politike në raportin financiar dhe minutave të transmetuara, përllogaritur nga KQZ-ja,” thuhet në raportin e KQZ-së.

Këto diferenca llogariten me dhjetra milionë lekë sipas një përllogaritje që KQZ ka bërë duke marrë si bazë tarifat zyrtare të OSHMA-ve me numrin e minutave të monitoruar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për reklamat politike.

Këto diferenca, KQZ i ka konvertuar në vlera monetare, që tregon se partitë politike janë në “borxh” me TV-të për dhjetra milionë lekë kohë televizive në reklama politike të papaguara.

Reklamat e papaguara për Partinë Demokratike llogariten në vlerën 3.896.100 lekëve në televizionin News24 dhe 1.356.615 lekë në StarPlus.

Partia e drejtuar nga ish-kryeministri Ilir Meta është partia më “borxhlie” me afro 12 milionë lekë, edhe pse ajo ka deklaruar në KQZ pagesat për reklama televizive.

Sipas llogaritjeve të KQZ,  LSI (PL) ka minutazh reklamash të papaguara në vlerën 9.573.584 lekë në Top Channel, 2.064.997 lekë në Syri TV, 4.289.501 lekë në televizionin kombëtar Klan, 1.364.410 lekë në Klan News si dhe 1.997.692 lekë për Klan Plus.

Televizioni Star Plus ka transmetuar reklamë për PS-në në vlerën 1.737.216 lekë, por PS i ka thënë KQZ-së se kjo është bërë në mënyrë të njëanshme, pasi ky subjekt nuk ka kontraktuar asnjë shërbim për reklama politike në asnjë televizion.

TV Klan e ka justifikuar diferencën me uljen e çmimeve pas këmbënguljes së partive për mungesë buxheti,  ndërsa News 24 ka deklaruar se reklama e PD-së është transmetuar falas, veprim që parashikohet në ligj.

Në tejkalim të minutazhit prej 90 minutash është gjetur Syri TV me 114 minuta për Koalicionin “Shtëpia e Lirisë” dhe Tv Star Plus, i cili e ka tejkaluar për PS-në, 148 minuta dhe për PD-në në 115 minuta.

Raporti vë në dukje se 26 OSHMA nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor për të dorëzuar tarifat zyrtare për reklamat televizive. Masat administrative nga 3 mijë deri 90 mijë lekë për mospublikim të tarifave apo tejkalim të minutazhit propozohen për 26 operatorë të transmetimeve audio-vizive. Për mungesë bashkëpunimi me KQZ-në masa administrative janë propozuar edhe për Top Channel, Syri Tv  dhe  Star Plus.

 

 

Etiketa: AdministrativeApollon TVAutoriteti i Mediave AudiovizivebuxhetiIlir MetaIlirian CelibashikandidatëtKlanKomisioneriKQZLëvizja Socialiste për IntegrimLigjLokaleLSIMasaMediaMetaNews 24PartiaPartia DemokratikePartia e LirisëPartia SocialistePDPLPSRaportireklamareklama politikeSHshpenzimeSTARStar PlusSyri TVTop ChannelTV KlanZgjedhjet
I mëparshmi

Kolegji fshikullon KLP për vendimarrje “absolutisht të papranueshme”

Tjetri

Ish kreu Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci dënohet se lejoji ndërtimin pa leje të një rruge përmes një fondi pyjor

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Fran Tuci-kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz

Ish kreu Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci dënohet se lejoji ndërtimin pa leje të një rruge përmes një fondi pyjor

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.