AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Konfiskohen pasuritë e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme në bregdetin e Vlorës dhe në Ishull - Shëngjin të Lezhës të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11:15 | 09/10/2023
në Korrupsioni, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 9 tetor vendimin e gjykatës respektive për konfiskimin e pasurive të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.

Më 22 dhjetor 2022, SPAK përfundoi hetimet në ngarkim të Zenelajt për deklarim të rremë të pasurive dhe dërgoi çështjen për gjykim. Po ashtu, bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u dërgua për gjykim edhe kërkesa për konfiskimin e pasurive të Zenelajt.

Konkretisht, është kërkuar dhe pranuar nga gjykata me vendim të datës 6 tetor, konfiskimi i një ngastre toke me sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë – Vlorë; si dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin-Lezhë, konkretisht dy bodrume me sipërfaqe 16 m2 dhe 15 m2; njësi me sipërfaqe 218.06 m2, dhe tre apartamente me sipërfaqe 60.36 m2, 67.35 m2 dhe 51.35 m2.

Zenelaj u largua nga sistemi gjyqësor në korrik të vitit 2017, së bashku me anëtarët e tjerë Arjana Fullani, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj dhe Evelina Qirjako, të cilët njoftuan përfundimin e mandatit të tyre. Në vijim ata refuzuan t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit me pretendimin se nuk e kishin më statusin e magjistratit. Po ashtu refuzuan pozicionet në Apel.

Bazuar mbi këtë refuzim, KPK vendosi se secili prej tyre kishte bërë dorëheqje dhe bazuar në ligjin për rivlerësimin ndërpreu procesin e vetingut dhe caktoi masën që u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Në dhjetor të vitit 2021, SPAK kërkoi pushimin e një procedimi penal për “fshehje pasurie” ndaj pesë ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe dy ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët u larguan nga sistemi i drejtësisë përmes vetingut ose dorëheqjeve. Prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi pushimin e procedimit penal për ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ish-gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari dhe Tom Ndreca. Por shtatë muaj më vonë, Gjykata e Posaçme e rrëzoi kërkesën e SPAK, duke urdhëruar kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë, SPAK ka dërguar më parë për gjykim për fshehje pasurie e deklarim të rremë ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja; ish-gjyqtarët Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi si dhe ka sekuestruar pasuritë e Admir Thanzës, i cili u dënua me 9 muaj burg në maj të vitit 2019 për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, pasi gjatë procesit të vetingut u gjet se kishte fshehur një dënim për vjedhje në Itali.

Etiketa: Aleksander MuskajAndi ÇelikuApelArjana FullaniArtan ZeneliBashkim DedjaBesnik ImerajBurgDoloreza MusabelliuEdmond IslamajEvelina QirjakoFatos LuloFshehje pasurieGani DizdariGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjykimGjyqgjyqtarGuxim ZenelajHetimetImerajIsh-gjyqtarItaliKPKkushtetueseLigji AntimafiaMASPalermoPasuri të paluajtshmeProcedimiProkuroriaProkuroria e PosaçmeSHShëngjinShkëlzen SelimiSPAKTom NdrecaVendimvjedhjeXhezair Zaganjori
I mëparshmi

Në sulmin në Banjskë, plumba të rinj dhe mortaja të sapo-riparuara në Serbi

Tjetri

Prokurori Elidon Hysenaj konfirmohet në detyrë

Tjetri
Prokurori Elidon Hysenaj konfirmohet në detyrë

Prokurori Elidon Hysenaj konfirmohet në detyrë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.