AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Apelit në refuzon ekstradimin e ish-luftëtarit Dritan Goxhaj në Hagë

Gjykata e Apelit hodhi poshtë të martën një kërkesë nga Prishtina për ekstradimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, në Hagë për t'u përballur me akuzat për “kanosje gjatë procedurës penale” dhe pengim të zyrtarëve ligjorë në Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
3 years më parë
në Artikull kryesor, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Gjykata e shkallës së parë kishte pranuar fillimisht kërkesën për ekstradimin e Goxhajt më 19 shtator, pasi ai u arrestua në Tiranë me një urdhër-arresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara, ku po gjykohen ish-guerilë të UÇK-së për krime të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës së vitit 1998-1999.

Arsyetimi i Gjykatës së Apelit nuk është bërë ende dhe prokuroria mund ta apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë.

Avokati i Goxhaj tha për BIRN në gusht se ish-luftëtari ishte akuzuar për një artikull që ai shkroi për një media ku ekspozonte emrat e disa prej dëshmitarëve të mbrojtur të mundshëm në një gjyqin për krime lufte të një tjetër ish-luftëtari të UÇK-së në Hagë.

Megjithatë, apeli i Goxhajt pretendoi se prokurori dhe gjyqtari i shkallës së parë kishin shpërfillur ligjin shqiptar.

Ai gjithashtu tha se Goxhaj po mbahej në paraburgim për shprehjen e “fjalës së lirë” dhe se ai kishte përcjellë vetëm opinionet e tij për Dhomat e Specializuara të Kosovës në media.

Më tej ai pretendoi se veprat për të cilat akuzohet Goxhaj janë “politike”.

Apeli e cilësoi kërkesën për ekstradim si “një absurditet ligjor” pasi Dhomat e Specializuara janë në Hagë dhe Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Holandën.

Megjithatë, sipas ligjit të Kosovës, Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës edhe pse ato janë të vendosura jashtë vendit.

Goxhaj është rasti i parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës ku një shqiptar nga Shqipëria arrestohet.

Mbrojtja e dëshmitarëve ka qenë një shqetësim kyç për Dhomat e Specializuara të Kosovës që nga fillimi dhe ishte një nga arsyet kryesore pse gjykata për krimet e luftës u themelua jashtë Kosovës dhe me personel ndërkombëtar, megjithëse është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës.

Gjyqet e mëparshme të ish-luftëtarëve të UÇK-së si brenda Kosovës ashtu edhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të OKB-së për ish-Jugosllavinë janë shoqëruar me kanosje të dëshmitarëve. Në disa raste, edhe pasi ishin zhvendosur, atyre u afroheshin të afërm ose të tjerë duke u përpjekur t’i bindnin të tërhiqnin dëshmitë e tyre fillestare.

Ish-kryetari dhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, tashmë janë dënuar për pengim të drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve nga Dhomat e Specializuara.

Ata u ndoqën penalisht pasi morën një sërë dokumentesh ligjore të rrjedhura nga Dhomat e Specializuara, të cilat përmbanin informacione konfidenciale për dëshmitarët e mbrojtur, duke përfshirë emrat dhe informacione personale, më pas mbajtën konferenca për shtyp për të nxitur mediat të publikonin ekstrakte nga dosjet e zbuluara.

Dhomat e Specializuara të Kosovës po gjykojnë ish-luftëtarët e UÇK-së për krime duke përfshirë vrasje, torturë dhe ndalime të paligjshme.

Në mesin e atyre që tashmë janë në gjyq janë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i parlamentit Kadri Veseli, të cilët ishin figura të larta të UÇK-së gjatë kohës së luftës. Të dy janë vetëdeklaruar të pafajshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Etiketa: ApeliBIRNdëshmitarëDhomat e SpecializuaraDritan GoxhajekstradimGjykataGjykata e ApelitGjykata Speciale e KosovësGjykatëGjykatësGjyqGucatiHageHaradinajHashim ThaçiHolandëHysni Gucatikadri veselikanosjeKosovëKrimekrime lufteLuftemarrëveshjeMbrojtjaMediaNasim HaradinajndalimeOKBparaburgimProkuroriProkuroriashqipShqipëriashtatorvrasje
Tjetri
Lufta për tenderin 19 milionë euro vendosi nën akuzë ish-drejtoreshën e rrugëve

Ish-punonjësja pranon rolin e ‘kompanisë në hije’ të tenderit 19 milionë euro

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.